Çelliq: Letra e veteranëve të UÇK nuk është dërguar rastësisht tani, e aq më tepër Grenellit
Profesori i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Mitrovicës së Veriut Dushan Çelliq mendon se letra e organizatës së veteranëve të UÇK ndaj Riçard Grenellit në të cilën kërkohet ndalja e Odës së Specializuar të Hagës, nuk është rastësore dhe e përcjellë pikërisht tani ashtu sikurse nuk është dhe adresimi rastësor.
Çelliq për Sputnjik thotë se ata me këtë tentojnë që nga njëra anë të hedhin në erë Kurtin, ndërsa nga ana tjetër që në jetën politike të rikthejnë të akuzuarit kryesor-Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin.
Sipas fjalëve të Çelliqit, letra e veteranëve të UÇK duhet të shikohet në dy mënyra, nga ajo kosovare dhe nga perspektiva ndërkombëtare.
Ai beson se në kontekstin ndërkombëtar flitet rreth asaj se koha që zgjodhën veteranët e UÇK për të dërguar letrën, nuk u zgjodh rastësisht, ashtu si dhe adresimi, pra drejt Riçard Grenellit.
“Me shumë gjasa, të paktën ashtu duket, dëshirojnë të ndikojnë tek dobësimi i pozitës së Kurtit në tentativë për të formuar qeverinë qëndrore në Prishtinë, që të dobësojnë pozitën e tij në kuptimin e ushtrimit të presionit të shtuar që të formojë shumicë me partitë e tjera shqiptare. Apo nga ana tjetër, çka është mundësia më radikale, që sërish në lojë të kthehet ekipi politik rreth Hashim Thaçit, madje edhe vetë Thaçin, i cili siç tregohet edhe pse akuzohet për krime lufte, ka treguar njëfarë gatishmërie për të ndërtuar një lloj kompromisi me Beogradin” mendon Çelliq.
Sikurse shton, shoqata e veteranëve të UÇK është pranë partive opozitare që udhëhiqen nga Thaçi dhe Ramush Haradinaj.
Edhe para ardhjes në pushtet të Kurtit, kjo shoqatë ka qenë kundërshtare e “Vetvendosjes”, sqaron Çelliq.
“Ky dimension politik i marrëdhënieve ka qenë transparent gjatë këtyre viteve” bën të ditur ai.
Çelliq shton se parë nga perspektiva kosovare, Odat e Specializuara përherë kanë qenë të padëshiruara në mesin e shqiptarëve kosovarë, pavarësisht kompromisit që është bërë, si në Këshillin e Sigurimit, me insistimin e SHBA, ato nuk u bërën gjykatë ndërkombëtare, por pjesë e "pothuajse-gjyqësorit kosovar me personel të huaj".
“Pra qysh prej nisjes madje dhe nëse do të arrihej ajo zgjidhje, Odat Specializuara u përjetuan si organ i huaj që do të gjykonte ekskluzivisht shqiptarët dhe do të shkatërronte ‘imazhin idilik’ të UÇK si një organizatë guerile e supozuar e pafajshme, e pastër, që nuk ushtroi vepra penale dhe as krime lufte. Dhe ne për këtë kemi dëshmuar qysh prej themelimit të tyre dhe në media dhe në shoqërinë shqiptare në përgjithësi në K&M”, spegon Çelliq.
“Narrativa zyrtare është që krimet janë ushtruar vetëm nga sërbët, ndërsa shqiptarët vetëm janë mbrojtur. Megjithatë sikurse shton, fakti flet diçka tjetër, për më tepër thonë të kundërtën.
Ajo çka thotë Çelliq si jurist ajo që e shqetëson, është se organet e specializuara nuk janë në funksion të drejtësisë kur bëhet fjalë për viktimat sërbe, çka sipas fjalëve të tij, vërehet tek përmbajtja e aktakuzave-në të cilat pothuajse nuk ka viktima sërbe.
"Nga ana tjetër, kjo tregon se Odat e Specializuara tashmë përdoren për të menaxhuar krizën në Kosovë e Metohi", konkludon Çelliq.
0 komentet