Çelliq: Nëse Kurti "godet" tek arsimi dhe shëndetësia sërbe-kjo do të sjellë katastrofë

Beograd_240829_Konferencija "Gde su nestali"_Duško Čelić
Burim: Kosovo Online

Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Kosovës nuk është pjesë e ndonjë institucioni paralel por është njohur nga Unmik dhe është anëtar me të drejta të plota i Asociacionit Europian të universiteteve dhe nëse Albin Kurti "godet" atë hapësirë akademike-do të godasë dhe ato europiane, paralajmëroi docenti në Fakultetin Juridik të këtij universiteti Dushko Çelliq ku u bëri thirrje publikut akademik sërb dhe atij botëror të ndalë Kurtin me këto synime, transmeton Sputnjik.

Çështjen e Universitetit, Prishtina e ka imponuar shumë herë në procesin e dialogut dhe sipas fjalëve të profesor Çelliqit, nëse Kurti do t’a zgjidhte që të tentonte mbylljen e tij apo konfiskimin, ky do të ishte një akt më shumë që nuk është dakordësuar me parnterët ndërkombëtarë.

"Fatkeqësisht, mendoj se ky është skenar real dhe se perëndimi politik me sa duket shikon në mënyrë të favorshme lëvizjet e njëanshme të Prishtinës. Është skenar shumë real që Kurti kur t’a vlerësojë tek kjo periudhë parazgjedhore, të nisë të godasë universitetin tonë dhe arsimin sërb, si dhe shëndetësinë. Kjo është e vetmja gjë që ka mbetur që funksionon në sistemin e Republikës së Sërbisë” thotë Çelliq.

Nëse kjo do të ndodhë, beson ai, do të sjellë katastrofë sepse aty janë ende dy shtylla me të cilat mbahet "ky sërbizëm i vogël në Kosovë, e veçanërisht në veri".

"Mendoj se me marrjen e të drejtës për arsim dhe për kurim të sërbëve do të jetë pika e fundit e gotës që njerëzit të nisin të lëvizin. Egziston rreziku që Kosova dhe Metohia të mos jenë më mjedis multietnik nëse do të ndodhte ai skenar”, frikësohet Çelliq.

Misionet ndërkombëtare, thekson ai, e kanë "gojën plot" me Kosovën multietnike dhe nëse me të vërtetë dëshirojnë t'i mbajnë ata pak sërbë në Kosovë, të tillë skenar nuk duhet t’a lejojnë.

“Ky është komunitet akademik që numëron më pak se 10 mijë studentë dhe rreth 1000 mësues dhe bashkëpunëtorë. Veprim i tillë i Kurtit do të nënkuptonte katastrofë për komunitetin tonë akademik dhe Universitetin, i cili egziston qysh prej vitit 1961 dhe nuk është institucion paralel, ndonëse këtë Prishtina e pretendon”, thotë Çelliq.