Daçiç: BE i shkel gjithçka kur bëhet fjalë për Serbinë, ku e merr guximin ta kritikojë?
Duke reaguar ndaj deklaratës së një prej zëdhënësve të Bashkimit Evropian (BE) se “duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Serbia po shkel obligimet nga procesi i normalizimit”, ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi për Kosovo online se BE-ja, kur bëhet fjalë për Serbinë, i shkel të gjitha – nga integriteti territorial deri te mosformimi i Asociacionit të Komunave Serbe.
Daçiq tha se deklarata e zëdhënësit të BE-së, e cila u transmetua nga “Koha”, me gjasë është bërë nga një njeri i ri, i cili ndoshta nuk mban mend gjithçka që BE-ja e shkel kur bëhet fjalë për Serbinë.
“Fillimisht, integritetin territorial të Serbisë, pastaj Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, mandej Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për dialogun teknik dhe neutral ndaj statusit në Bruksel. Dhe, më në fund, Marrëveshjen e Brukselit”, tha Daçiq.
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë pyeti se nga i vjen Bashkimit Evropian guximi të kritikojë Serbinë dhe theksoi se Kosova as nuk ka aplikuar për anëtarësim në Interpol.
“Derisa të mos e realizoni Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të cilën edhe ju e keni nënshkruar, dhe derisa të mos e formoni Asociacionin e Komunave Serbe, ku e merrni guximin ta kritikoni Serbinë pse mbron integritetin e saj territorial?! Për më tepër, e ashtuquajtura Kosovë as nuk është aplikuar për anëtarësim në Interpol, sepse e di që nuk do të ketë sukses, madje as me tifozerinë tuaj dhe presionin ndaj vendeve të tjera që të votojnë, siç ka qenë rasti disa vite më parë“, tha Daçiq.
Zëdhënësi i BE-së ka deklaruar se përparimi i Serbisë në rrugën evropiane varet nga përpjekjet për të zbatuar plotësisht obligimet nga marrëveshja e vitit 2023 për normalizim.
“Duke u kundërshtuar në parim anëtarësimit të Kosovës në Interpol, Serbia po i shkel obligimet nga Marrëveshja e Ohrit, neni 4 i marrëveshjes”, theksoi ai zëdhënës.
0 komentet