Daçiq: Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, nuk ka kërkesë për pranimin e Kosovës
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq ku udhëheq delegacionin e Sërbisë në Marakesh në mbledhjen e 93 të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, u shpreh se sot në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje nuk pati kërkesë të Kosovës për pranimin si anëtare çka është mesazh i qartë që Prishtina e di se nuk ka shumicën dhe se nuk egziston asnjë mundësi që të pranohet në këtë organizatë ndërkombëtare.
“Ajo çka është e rëndësishme për ne, është miratimi i rendit të ditës në të cilën nuk ka asnjë kërkesë për pranimin e të ashtuquajturës ’Kosovë’ si anëtare. Hera e fundit ata aplikuan në Dubai para disa vitesh dhe pas humbjes katastrofale që pësuan, prej vitesh nuk aplikojnë më për anëtarësi në Interpol. Ajo çka është mjaft e rëndësishme është se ky është mesazh i qartë se ata e dinë se nuk kanë shumicën dhe se nuk egziston asnjë mundësi që të pranohen në këtë organizatë ndërkombëtare”, ka theksuar Daçiq.
Sikurse informohet nga Ministria e Punëve të Brendshme të Sërbisë, Daçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, është një prej organizatat policore ndërkombëtare më të vjetrat dhe pati mundësinë që në pauzat e saj, të takohej me shumë njerëz të rëndësishëm të kësaj organizate.
“Sigurisht takimi më i rëndësishëm ishte ai me presidentin e Interpolit Ahmed Naser Al- Raisi ku ka ndihmuar shumë që kjo organizatë të kthehet në parimet e veta burimore, pa politizim dhe të jetë e përkushtuar në mënyrë të barabartë me anëtarët e vet”, ka thënë Daçiq.
Ky i fundit për bashkëpunim të shkëlqyer të deritashëm, i dorrëzoi urdhërin më të lartë që ministri i punëve të brendshme mund t’i japë, yllin “Jakov Nenadoviq“, që është në përkujtim të ministrit të parë të punëve të brendshme të Sërbisë të vitit 1811.
Ministri u shpreh se sot gjithashtu u takua dhe me sekretarin e përgjithshëm të Interpolit Valdes Urkiz, ku është zgjedhur në këtë post vitin e kaluar dhe i përcolli ftesë që të vijë për vizitë.
“Me Urkizin kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm, e njëkohësisht ai shprehu dëshirën që unë të vizitoj selinë e Interpolit. Objekti kryesor i bisedës sonë do të jetë aplikimi ynë për çeljen e byrosë rajonale të Interpolit për këtë pjesë të Europës tek ne në Sërbi, në Beograd”, ka thënë Daçiq duke theksuar se pati dhe takime të tjera bilaterale.
0 komentet