Daçiq: Eskobari dhe Lajçaku po vijnë për të de-eskaluar situatën, serbët nuk janë problem

Ivica Dačić
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se i dërguari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari amerikan, Gabriel Eskobar, po vijnë në Prishtinë dhe Beograd për të de-eskaluar situatën në veri të Kosovës, dhe theksoi se serbët nuk janë problem kur është fjala për konstruktivitetin, raporton RTV.

“Autoritetet në Prishtinë thonë nuk na intereson që serbët të mos marrin pjesë në institucione, është një situatë krejtësisht e kundërt në krahasim me dhjetë vjet më parë. Përsëri, është shumë e rëndësishme të jesh i qetë dhe të përpiqesh të mos ketë asnjë incident, për të shpëtuar njerëzit, gjëja kryesore është të shpëtojmë njerëzit, të qëndrojnë duke jetuar në veri të Kosovës”, tha Daçiq.

Ai po ashtu tha se është e rëndësishme që misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohi të jenë sa më të fuqishme dhe të shumta dhe të kenë kompetenca adekuate, si dhe që ata që komandojnë KFOR-in të kuptojnë kushtet në të cilat punojnë, pra cili është qëllimi i tyre kryesor.

“Këtu praktikisht KFOR-i hyri në lojë në ‘gjysmën e dytë’, në këto ngjarje dhe shqiptarët e shfrytëzuan ‘gjysmën e parë’ për të hyrë në godinë, për të krijuar një realitet të ri. Kfori, në vend që të pamundësojë praninë e forcave speciale policore në veri dhe për të ashtuquajturit kryekomunarët hyjnë në ndërtesa, anëtarët e këtij misioni hynë në ‘gjysmën e dytë’ dhe qëndruan përballë dhe dukej sikur po mbronin ata kryekomunarët që ishin brenda”, tha Daçiq në një deklaratë për Tanjug.

Ai shpjegoi se veprimet e njëanshme të Albin Kurtit çojnë në faktin se askush nuk e sheh se cila është zgjidhja e përhershme e problemeve në Kosovë dhe Metohi.

“Në këtë situatë të tanishme askush nuk po mendon të shkruajë statutin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe për të shkuar më tej, ju e dini se kushti kryesor për ne është formimi Bashkësisë së Komunave Serbe.

Dhe nuk mund të formohet derisa të miratohet statuti dhe dokumentet e tjera dhe derisa të përfundojë realisht procesi zgjedhor”, ka theksuar Daçiq.

Duke komentuar reagimet nga jashtë për krizën në veri të Kosovës, ministri tha se ato janë të dyfishta.

“Kemi pasur dy reagime në këto ditë. Njëri ishte se të gjithë e dënuan aktin e njëanshëm të Prishtinës dhe më duhet ta them shumë më ashpër se më pare, por sigurisht edhe e dënuan sulmin ndaj njësive të KFOR-it dhe për këtë e theksoi disa herë presidenti Vuçiq. Ai tha se po kërkon nga serbët që të mos përplasen me KFOR-in”, tha Daçiq.