Vuçiq: Përditë mund të shkohet drejt eskalimit, Kurti nuk ndalon së dërguari forcat speciale
Të gjithë e dinë që Prishtina është fajtore, që Albin Kurti është fajtor, por çfarëdo që të bëjë, amerikanët, anglezët dhe gjermanët qëndrojnë të vendosur e të palëkundur, e ndonjë tjetër më pak, përherë do të jenë që u duhet të mbrojnë të ashtuquajtur pavarësinë kosovare, ka theksuar mbrëmjen e sotme presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq.
Në konstatimin se hera e parë që perëndimi qëndron në anën e Sërbisë dhe që për eskalimin kanë thënë se fajtore është Prishtina, si dhe pyetjet sesi erdhi ky ndryshim, Vuçiq për TV Prva ka thënë se i vjen mirë që njerëzit në Sërbi janë të kënaqur me rezultatet të cilat ndonjëherë mund të shihen prej politikës së përgjegjshme
“Megjithatë nuk jam optimist ashtu si ju. Gjërat i shikoj më ndryshe nga ju. Mendoj se pamjet u zgjodhën të tmerrshme, qëllimisht kundër sërbëve. Ato nuk tregojnë momentin se kush e filloi konfliktin, Policia kosovare jo NATO. Mendova se KFOR po tërhiqte sërbët, por jo, policia kosovare tentonte ta bënte këtë pas shpine të ushtarëve të NATO” ka speguar ai.
Vuçiq ka kujtuar se policia kosovare ka qëlluar ndaj Dragisha Galjak, i cili mund të ishte vrarë.
"Luftuan për jetën e tij. Të gjithë bëjnë sikur nuk ndodhi. Të gjithë po flasin sesi u plagosën ushtarët e NATO prej goditjeve nga një koktej molotovi. Natyrisht na vjen keq për ushtarët e lënduar, por i vetmi që u qëllua ishte Galjak. Askush nuk e përmend këtë, veçanërisht nga mediat botërore” theksoi ai.
Vuçiq bëri të ditur se nesër do të vizitojë në spital Galjakun.
"Të gjithë e dinë që Prishtina është fajtore, që Kurti është fajtor. Kjo nuk diskutohet, këtë do t’a thonë. Por ne prej kësaj nuk kemi asgjë sepse strategjikisht dhe Kurti e di këtë, çfarëdo që të bëjnë amerikanët, anglezët dhe gjermanët me vendosmëri dhe këmbëngulje, të tjerët janë pak më të vendosur dhe të vështirë, dhe ata do të jenë gjithmonë diku së bashku, do të jetë për faktin se duhet të ruajnë të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës, që serbët të mos lejohen në asnjë moment të kërcënojnë integritetin territorial të saj askush të mos lejojë deri në 1000 ushtarë dhe policë sërbë të kthehen në K&M, as autonomi të gjerë, por duhet të jetë një organizatë joqeveritare. Për gjithçka tjetër, sërbët janë fajtorë” ka theksuar ai.
Vuçiq theksoi se përditë Kurti shkakton diçka dhe se ishte e lehtë të parashikohej se ajo që ndodhi kishin dijeni dhe ambasadat perëndimore.
Presidenti sërb deklaroi se edhe sot BE doli me deklaratë nga “të dy palët” se sërbët të marrin pjesë në zgjedhje, siç pyeti, çfarë-asgjë, dhe ata të qeverisin me 3% sepse u është thënë se zgjedhjet ishin legale.
"Kur pyesin se çfarë bëhet me BKS, thonë se duhet bërë. Nuk janë të nevojshëm ekspertët tuaj, gjithçka është shkruar në letra, gjithçka është dakordësuar. Humbim kohë dhe përditë mund të shkohet drejt eskalimit. Kurti nuk do ndalet së dërguari forca speciale”, theksoi ai.
Nuk e di se cila do të jetë zgjidhja e situatës, ditët vijuese do të pasohen nga bisedime të rëndësishme
Vuçiq ka vënë në dukje se dhe sot një shqiptar "bukur ka thënë" se Kurti fantazon për luftën dhe se Sërbia dhe sërbët në Kosovë janë më së paku të interesuar për një konflikt me NATO dhe shtoi se për momentin nuk e di se cila është zgjidhja në situatën e tashme dhe për këtë ai do t’a mendojë në ditët vijuese dhe pas bisedimeve që e presin.
Ai ka thënë se bisedimet e radhës me Mirosllav Llajçakun dhe Gabriel Eskobarin të hënën dhe të martën do të presë dhe shikojë se çfarë do të përfitojnë sërbët e Kosovës.
“Nuk e di se çfarë do të pranojmë, më lini të negocioj, do t’a mësojmë nga e marta. Me Emanuel Makronin dhe Olaf Sholcin ishte bisedë shumë e vështirë, pastaj sollën dhe Vjosa Osmanin, kjo ishte interesante, u përfshi edhe ai eksperti, shefi i saj i kabinetit, kështu që ishte edhe më e vështirë, më besoni se ishte e vështirë edhe për ta” tha Vuçiq.
Pyetjes nëse përsëritja e zgjedhjeve në veri të Kosovës është zgjidhje, Vuçiq ka thënë se në këtë moment nuk ka zgjidhje.
"Nuk kam zgjidhje në këtë moment, admiroj të gjithë ju që mendoni se mund të marrin përgjigje brenda 30 sekondave ose një dite, më duhet të mendoj për ditë të tëra, të peshoj gjithçka pasi në fund e dini kush do të jetë përgjegjës, përgjegjës dhe fajtor. Më duhet të flas në ditët vijuese dhe të shikoj se çfarë do të marrin sërbët, çfarë sigurie”, ka theksuar Vuçiq.
Siç thotë ky i fundit, duhet të shikojë se çfarë do të marrin njerëzit tanë, jo vetëm se çfarë do të tentojnë.
“Dëshirojmë paqe dhe ulje të tensioneve, por jam ndjerë keq derisa kam dëgjuar dhe ç’nuk kam dëgjuar gjithçka dhe kam vuajtur gjithçka, por po bëhet gjithnjë e më e vështirë për mua të duroj këtë për K&M dhe atë që nuk ka të bëjë me mua personalisht. Unë nuk jam optimist, na presin ditë të vështira, jemi të gatshëm të bisedojmë, të zotohemi për paqe” tha presidenti, duke thënë se ndoshta zgjedhjet do t'u përshtateshin sërbëve pasi do të kishin qeverinë e tyre në komunat përkatëse dhe aty-këtu paqe.
Pas bisedimeve me Eskobarin dhe Llajçakun do të thërras sërbët e Kosovës
Duke folur për bisedën e djeshme me kancelarin gjerman Olaf Sholc dhe presidentin francez Emanuel Makron, Vuçiq thotë se ishte një takim jashtëzakonisht i vështirë.
“Mendoj se kam pasur performancën më të mprehtë deri më tani, e civilizuar, e sjellshme, sigurisht, por gjithçka e kam thënë brenda kufijve të lejuar. I respektoj të dy, kuptoj shqetësimin e tyre, nuk do të ketë konflikt të truallin europian” tha ai.
Presidenti thotë se vetëm prej të hënës apo të martën kur të shihet me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar dhe përfaqësuesin special të BE për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Llajçak, do të ftojë sërbët e Kosovës.
“Nuk e kuptoj si e ka imagjinuar dikush për të dalë nga kjo, nuk është problem që sërbët të fitojnë zgjedhjet, por të tërheqin forcat speciale. Jo, nuk duan të persekutojnë as fajtorët dhe as përgjegjësit që të kemi zgjedhje dhe do të vazhdojnë të na gënjejnë si 10 vjet më parë, se do të formojnë BKS. Por e di që sërbëve u interesojnë zgjedhjet”, theksoi ai.
Duke komentuar deklaratat e Kurtit se sërbët në veri të Kosovës janë policia fashiste, Vuçiq tha se duhet t'i vijë turp.
"Turp t'i vijë, ai i quan sërbët fashistë që vdiqën prej fashistëve dhe brigadave naziste. Por çdo gjë është e mundur në kohët e sotme, përfshirë edhe Kurtin duke thënë gjithfarë gjërash", tha ai.
Vuçiq ka thënë se Kurti beson se është ai që duhet “të arsyetojë palën sërbe” dhe të marrë pjesë në demokratizimin e Sërbisë.
“Ai do që ne të arsyetojmë dhe të jetë pjesmarrës në demokratizimin e Sërbisë dhe të më rrëzojë mua, por vetëm se duhet të presë radhën” ka thënë Vuçiq duke i’u përgjigjur pyetjes nëse Prishtina do t’i përgjigjet kërkesave të sërbëve të Kosovës për të hequr kryekomunarët dhe forcat speciale të policisë kosovare nga veriu.
Vuçiq thekson se si president lufton në çdo hap sesi të mbrojë interesat e Sërbisë. Ai kujtoi se dje në pjesët e pushimit të Samitit Europian të mbajtur në Moldavi, mundi të dëgjojë se Sërbia vetëm qortohet për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Duke komentuar intervistën e dhënë për CNN, e cila një ditë më parë kishte intervistuar Kurtin dhe vlerësimin e analistit Gjorgje Trikosh se rezultati ishte 5:0 për Vuçiqin, presidenti tha se ajo intervistë ishte ndryshe dhe më korrekte se më parë.
Ai ka përsëritur se po bën gjithçka që ka në dorë për të zgjidhur situatën në Kosovë dhe se po e bën me shumë pasion, sepse e di se sa e rëndësishme është situata në Kosovë dhe sa rreziqe fshihen pas gjithë kësaj.
Vuçiq ka thënë se ka biseduar me katër zyrtarë amerikanë-ndihmës këshilltarin e presidentit amerikan për sigurinë kombëtare Xhon Fajner, ambasadorin e SHBA Kristofer Hill, senatorin Kris Marfi dhe Derek Sholle për të cilat nuk është shkruar asnjë deklaratë.
Vuçiq ka thënë se në Moldavi është takuar me 38 liderë, si dhe ka pasur 14 takime dypalëshe.
"Llogaris çdo fjalë dhe çdo gërmë për temën që të gjithë duan të kritikojnë, por nuk do t’a zgjidh problemin. Jap gjithçka nga vetja dhe duke pasur parasysh se çfarë fushate po bëhet, analizën e luftës hibride ndaj Sërbisë. Më duhet të merrem me të gjitha çështjet, K&M, shkollat, industrinë luftarake, policinë. U ofrova të diskutoj të gjitha çështjet, por askush nuk u përgjigj" tha Vuçiq.
Ky i fundit paralajmëroi se në Sërbi kemi një shoqëri ku askush nuk flet me askënd dhe se problemi më i madh është se nuk mund të pajtohemi për çështjen kyçe, që është Kosova.
Ai thekson se në njërën anë është një pjesë e shoqërisë në Sërbi që dëshiron pavarësinë kosovare dhe thonë se nuk na intereson vërtet Kosova, ndërsa në anën tjetër ka nga ata që janë në grevë kundër pavarësisë në Beograd, por nuk duhet të shkoni në Minierë.
Shtrëngova dorën me Zelenskin, nuk foli për sanksionet
Vuçiq foli se në momentet e pushimit në Samitin e Europës në Moldavi, është takuar dhe biseduar me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski, por kjo nuk do të thotë se Sërbia do t’i vendosë sanksione Rusisë.
Vuçiq ka thënë se në këtë tubim ka biseduar dhe shtrënguar dorën me më shumë se 38 kolegë dhe se disa në Sërbi e kanë kritikuar përse ka shtrënguar dorën me Zelenskin, ndërkohë që ata të tjerët të cilët vazhdimisht kërkojnë sanksione ndaj Rusisë-tani heshtin.
Ai tha se me Zelenskin, e ka prezantuar kryeministri i Luksemburgut Gzavije Betel ku ka biseduar katër minuta.
"Çfarëdo që të bësh mirë, ata heshtin. Përse nuk duhet të shtrëngoja duart me presidentin e një vendi të madh që nuk e njeh Kosovën, që nuk i ka bërë asgjë të keqe Sërbisë dhe me të cilin nuk kemi qenë kurrë armiq" nënvizoi ai.
Vuçiq tha se kur ka shtrënguar dorën me Putinin, menjëherë kanë thënë se është kundër perëndimit.
"E çfarë do të ishe kundër Perëndimit?" pyeti ai duke shtuar se më pas do të merrte një "pyetje gjeniale-meqenëse qëndruat me Zelenskin, do të doje t’i vendosje sanksione Rusisë?" dhe e gjitha kjo vetëm sepse qëndrova me Zelenskin për katër minuta.
Ai ka thënë se presidenti i Ukrainës, pasi teksa u njohëm kur u takuam, nuk i ka përmendur sanksionet ndaj Rusisë, por, siç thotë ai, sigurisht që do të dëshironte që Sërbia t'i vendoste ato.
“Folëm rreth integritetit, KB dhe gjithçka tjetër. Hera e parë që u takuam dhe çfarë duhet të thotë ai në fjalinë e dytë? Sërbia nuk ka ndryshuar vendimet e veta as pas 16 muajve" nënvizoi Vuçiq.
Ky i fundit raportoi gjithashtu se në aksionin për grumbullimin e armëve ilegale, pas dy vrasjeve masive në fillim të majit, deri në mbrëmjen e sotme janë mbledhur 67 mijë mina dhe mjete shpërthyese dhe armë, së bashku pak më shumë se dy milionë plumba.
I pyetur se kur do të mbahen zgjedhjet, ai u përgjigj se do të jenë “kur të duan ata (opozita).
“Kur të duan, kanë afate, por kur të duan. Sa i përket zgjedhjeve dhe kohës së mbajtjes së tyre, për ta është një shatërvan dëshirash-lokale, parlamentare, krahinore dhe referendum për presidentin” tha ai.
Duke komentuar mbulimin e protestave nga mediat rajonale, konkretisht një raportim në televizionin kroat ku e quanin "Putin prej fqinjit", Vuçiq thotë se "është më mirë të jesh Putin sesa Paveliq nga fqinji".
“Por unë nuk do t’a thosha këtë për askënd. Kjo thotë se nuk janë media, por mjete propagande," tha ai.
I pyetur nëse Lëvizja, formimi i së cilës është paralajmëruar, është zëvendësim i PPS(SNS), Vuçiq thekson se nuk egziston zëvendësim për këtë parti, e cila, shton ai, është motori i zhvillimit të vendit.
Ai deklaron se do të largohet vetë nga politika kur të gjykojë se janë plotësuar kushtet.
“Këta nuk do të më mposhtin në zgjedhje sepse nuk kanë menduar për asnjë moment për programet e tyre, por vetëm sesi të më rrëzojnë. Nga politika do të largohem vetëm kur të marr atë vendim, e para kësaj, do të ndihmoj miqtë e mi të fitojnë një raund tjetër zgjedhjesh. Në zgjedhjet e ardhshme do të marr pjesë dhe pas atyre, ka shumë të rinj dhe duhet t’a dini se kur është fundi. Pas katër vjetësh do t'i uroj dikujt fat në vendin tim" tha presidenti.
0 komentet