Daçiq: Kërkesa e Prishtinës për anëtarësim në BE është për përdorim të brendshëm politik në Kosovë

Ivica Dačić
Burim: Euronews Srbija

I pyetur për paralajmërim e Prishtinës se do të dorëzojë kërkesë për anëtarësim të Kosovës në BE-në, Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha sot se për këtë nevojitet konsensusi që nuk ekziston në BE, prandaj mendon se është veprim e marketingut politik për përdorim të brendshëm politik në Kosovë, raporton RTV.

“Edhe një muaj më parë thashë se kishim informacione se Prishtina do të dorëzojë një kërkesë për anëtarësim në BE. Ne besojmë se një veprim i tillë është dyfish i keq. Së pari, sepse është e qartë se nuk ka një qëndrim të unifikuar për statusin e Kosovës, dmth që pesë shtetet nuk e njohin Kosovën dhe se deri më tani nuk është shënuar që dikush të ketë marrë statusin e kandidatit për anëtarësim, pa zgjidhje për çështjen e statusit dhe së dyti sepse në kushte absolute e mosrespektimit të të gjitha marrëveshjeve nga ana e Prishtinës, është e pamundur që dikush të mendojë për këtë”, tha Daçiq.

Daçiq tha se është pothuajse e pamundur që dikush ta pranojë këtë në këto kushte kur, thotë ai, është e qartë se sjellja e Albin Kurtit është një nga faktorët kryesor destabilizues në rajon.

“Siç është tashmë e sigurt, kjo do të ndodhë nesër duke ia dorëzuar atë kërkesë presidencës çeke”, tha Daçiq.

Ai shtoi se varet nga presidenca çeke se si do ta trajtojnë më tej zyrtarët evropianë – nëse do të hyjë në ndonjë procedurë apo do të presin presidentin e ardhshëm.

“Kjo nuk dihet ende, por jam i sigurt nga bisedat që kemi pasur me vendet që nuk e njohin Kosovën dhe të njëjtën gjë më ka thënë edhe Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto, se janë kundër për të gjitha arsyet që përmenda dhe nëse do të kishte një deklaratë për këtë, do të votohej kundër”, tha Daçiq.

Ai shtoi se edhe nëse kërkesa e Prishtinës hyn në procedurë, gjë që është e mundur, ajo procedurë nënkupton që Komisioni Evropian do të deklarohet për këtë në periudhën e ardhshme prej përafërsisht një vjet.

"Por, në fund, përsëri kërkohet konsensusi, i cili nuk ekziston në BE. Prandaj mendoj se është më shumë një lëvizje politike dhe marketingu për përdorim të brendshëm politik në vetë Kosovën," beson Daçiq.

Deklarata e Escobar nuk është e mirë

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq tha se nuk e di pse dikush do të ishte kundër asaj që shkruhet në Rezolutën 1244 dhe theksoi se nuk është veçanërisht mirë që dikush të flasë se cilat rezoluta të OKB-së mund dhe duhet të zbatohen dhe cilat jo sepse atëherë, si thotë, ka selektivitet dhe standarde të dyfishta.

Kështu Daçiq ka komentuar deklaratën e përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Eskobar, i cili ka thënë se SHBA-të kategorikisht kundërshtojnë kthimin e forcave serbe në veri të Kosovës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Daçiq tha se Serbia me vendosmëri i përmbahet të gjitha obligimeve ndërkombëtare që i ka marrë ose që siç tha ai na janë imponuar.

Ai përkujtoi se sipas Rezolutës 1244 ekziston mundësia e kthimit të forcave serbe në Kosovë.

“Ne mendojmë se situatën duhet parë objektivisht, pavarësisht se çfarë mendimi ka një individ, nuk duhet të jetë pengesë që të diskutohet në mënyrë serioze brenda sistemit të OKB-së, deklarata të tilla sigurisht që nuk janë të mira, as të tij dhe as të Ministres Berbok”, ka përfunduar Daçiq.