Vuçiq: Në dritën e aplikimit të të ashtuquajturës Kosovës për BE, e pyes Perëndimin se cilën nga marrëveshjet e nënshkruara po respekton

Aleksandar Vučić
Burim: Pink

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha se edhe një herë i ka pyetur partnerët perëndimorë nëse do t'i respektojnë marrëveshjet që i kanë bërë vetë.

Në një video-mesazh për qytetarët e Serbisë të publikuar në Instagram, Vuçiq ka thënë se ka kërkuar nga Perëndimi që t'i tregojë se cilin nga pesë apo gjashtë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë.

“Marrëveshja e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit apo Marrëveshja e Uashingtonit. Kemi ardhur te dokumenti i gjashtë shumë i rëndësishëm i BE-së nga viti 2003, dokumenti i famshëm i Selanikut, për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor“, ka shpjeguar Vuçiq.

Vuçiq shtoi se në Marrëveshjen e Selanikut ekziston një klauzolë që thotë se do të mbështetet zbatimi i Rezolutës 1244.

“Dhe në dritën e paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në BE të të ashtuquajturës Kosovës, pyetja ime është nëse do të respektojnë dokumentet që kanë miratuar vetë, qoftë edhe atë historik nga Selaniku, sepse në pikën 5 të dokumentit të Selanikut thuhet se mbështet plotësisht zbatimin e Rezolutës 1244. Pra, pyetja ime sot është se cilin nga këto gjashtë dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”, tha Vuçiq.