Kristjan Vershic: Prishtina duhet të formojë BKS
Korrenspodenti shumëvjeçar i tv publik austriak ORF për Ballkanin Perëndimor Kristjan Vershic mendon se presioni i vendeve perëndimore ndaj Prishtinës do të jetë kaq i fortë ku nuk do të mundet të shmanget nga formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, por ndërkohë nuk shikon ndonjë karrotë në këtë moment në të cilën BE të detyrojë Sërbinë të nënshkruajë çfarëdolloj marrëveshje.
Vershic reporter nga fushëbetejat në këtë rajon, tashmë në Ukrainë dhe ku shpesh viziton Sërbinë dhe Kosovën, vlerëson për Kosovo onlajn se në Ohër të shtunën e kaluar, saktësisht nuk u firmos ndonjë marrëveshje.
"Isha pikërisht në Kosovë, bisedova me ish ministrin e punëve të jashtme dhe disa njerëz të tjerë të cilët thanë se derisa Sërbia nuk njeh pavarësinë e apo të lejojë anëtarësimin e Kosovës në KB, nuk ka marrëveshje” thotë ai.
Pyetjes nëse do të ketë ndonjë marrëveshje të mundshme deri në fund të vitit me insistimin e BE dhe SHBA, Vershic tha se në politikë vlen rregulli "kurrë mos thuaj kurrë" por për tani nuk shikon ndonjë mundësi.
"Realisht tani nuk shikoj ndonjë karrotë për Sërbinë që të nënshkruajë marrëveshje” ka thënë ai.
Prishtina refuzon të formojë BKS, por Vershic mendon se këtë për pak duhet t’a bëjë.
"Në parlament Kurti tha se BKS do të jetë një lloj organizate. Sesi do të formohet dhe duket, ende nuk dihet, por mendoj se presioni do të jetë kaq i fortë që do të duhet të jetë diçka si organizatë" ka thënë Vershic.
Pyetjes nëse Rusia shfrytëzoi agresionin e NATO ndaj RFJ më 1999 si shembull për të sulmuar Ukrainën ku në të cilën Vershic raporton në tetë vitet e fundit, ai përgjigjet negativisht, por gjithashtu shton se bombardimet ishin një nga hapat në të cilin në ato vite, humbi besimi mes Perëndimit dhe Rusisë.
Atëherë Jelcini ishte mjaft i dobët por në këtë kontekst, Ballkani luan lojën e vet në mënyrën më të keqe, kujton ai.
Gazetari austriak kujton marrjen e aerodromit të Prishtinës prej rusëve në përfundim të bombardimeve ku siç shtoi ai, ishte konflikti i parë mes perëndimit dhe Rusisë.
"Atëherë ishte në diskutim lufta e tretë botërore dhe ky ishte një hap i madh në përfundimin e muajit të mjaltit mes Perëndimit e Rusisë" ka thënë Vershic.
0 komentet