Normalizimi i marrëdhënieve mes sërbëve dhe shqiptarëve: Prej çfarë varet dhe çfarë do të sjellë
Pas dakordësimit në Ohër rreth pranimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Sërbisë e Kosovës, nga të dy palët pritet përmbushja e detyrimeve që kanë, e pas të gjitha dokumenteve, pikat dhe deklaratat, ndodhen mes jetës së përditshme të njerëzve, sërbëve e shqiptarëve në Kosovë.
Sërbët presin formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe e cila duhet të ofrojë garanci për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe një jete të sigurtë, ndërsa shqiptarët kërkojnë çertifikim të shtetit të tyre nga Sërbia.
Mes qëndrimeve të kundërta, zhvillohet përditshmëria e sërbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, por sërbët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve, plaçkitjes së pronave, sulmeve fizike, madje edhe përmes sulmeve të armatosura dhe mosrespektimin e të gjitha të drejtave.
Normalizimi i dy popujve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, do të kontribuonte zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve në të gjitha fushat në rajon, e me këtë edhe përparimin.
Pyetjes prej çfarë varet normalizimi i marrëdhënieve mes sërbëve dhe shqiptarëve, gazetari Boshko Jakshiq për Kosovo onlajn përgjigjet se-për fat ndërthurja e rrethanave është e atillë që nuk varet prej Beogradit e Prishtinës, por në masën më të madhe nga ndërmjetësit europianë dhe amerikanë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
Jakshiq thotë se nëse shihen ato që janë dakordësuar në Bruksel dhe Ohër, Vuçiqit dhe Kurtit u kishin mbetur hapësirë minimale për manovrim si dhe kohë shumë e shkurtër në kornizën në të cilën ata duhet të fillojnë të zbatojnë atë që është dakordësuar në negociatat e reja.
"Për mua ky është lajm inkurajues, po të kemi parasysh të gjithë forcën e zvarritjes që vazhdon në negociata, për të cilën janë përgjegjës edhe negociatorët në Beograd dhe Prishtinë, por në një masë të konsiderueshme edhe BE e cila ka qenë në gjumë të thellë përgjatë gjithë këtyre viteve. Është e qartë se lufta në Ukrainë ndryshoi të gjitha formulat dhe veproi si një orë alarmi për të hequr sa më parë pikën më kritike nga harta e Ballkanit Perëndimor, që është konflikti rreth Kosovës" mendon Jakshiq.
Ky i fundit thekson se normalizimi i marrëdhënieve duhet të vëzhgohet në dy nivele-në nivelin e marrëveshjes dhe jetës së përditshme.
Sipas tij, marrëveshjet mes Sërbisë e Kosovës, meritojnë të kontribuojnë në zgjidhjen e një sërë problemeve teknike dhe këtu shikon “mbarë listën” qysh prej atyre të rëndësishme, e deri tek ato që janë më të rëndësishme për jetën e përditshme.
"E ndërkohë që normalizimi i plotë është një proces që do të zgjasë shumë dhe nuk duhet të pritet që me miratimin e marrëveshjes në të njëjtën ditë apo të nesërmen, sërbët dhe shqiptarët në Kosovë befas të fillojnë të vëllazërohen dhe të jetojnë në mënyrën më normale. Nëse armiqësia ka qenë e vërtetë për dekada, atëherë duhen dekada për t’a hequr qafe atë" vëren Jakshiq.
Sepse fillimi i këtij procesi i normalizimit të marrëdhënieve në nivelin e dy popujve, është i dhimbshëm dhe i gjatë, shton ai.
Jakshiq thekson se nga normalizimi i marrëdhënieve mes sërbëve dhe shqiptarëve mundet të përfitojnë të gjithë pasi çelet perspektiva e paqes dhe stabilitetit.
"E pritshme është që sërbët në Kosovë të mos kenë frikë të qëndrojnë roje natën dhe të kujdesen për bagëtinë, apo të shohin nëse dikush nuk do të qëllojë mbi fëmijët e tyre që mbajnë pemën e Krishtlindjes. Shqiptarët kanë mundësinë të fokusohen më shumë në zgjidhjen e problemeve të tyre të mëdha me të cilat po përballet Kosova. Rajoni eliminon rrezikun e mundshëm të konfliktit që problemi i Kosovës mbart gjithmonë dhe mund të përqendrohet në zgjidhjen e të vetmes pikë tjetër të mbetur të konfliktit, që është B&H” ka sqaruar Jakshiq. Ky i fundit shton se Europa fiton një "fushë të barabartë loje" në dëshirën e saj për të qenë plotësisht e bashkuar në front kundër Rusisë.
Nga ana tjetër sipas fjalëve të tij, humbësi i vetëm mund të jetë Rusia, e cila Kosovën deri më tani e ka shfrytëzuar si kanal të fortë për ndikimin e vet prej vitit 1999.
"Ndërprerja e konfliktit të ngrirë është tërësisht kundër interesave ruse, sepse shikojmë që Moska edhe tani është mjaft nervoze dhe ka paralajmëruar që Sërbia nuk mundet që të pranojë planin perëndimor dhe se duhet të presë fundin e luftës në Ukrainë, e madje haptazi ka kërcënuar me dëme të pallogaritshme në marrëdhëniet reciproke. Rusia është e kërcënuar të jetë në një skenë më të gjerë, humbësja e vetme me zgjidhjen e problemit të Kosovës" mendon Jakshiq.
Analisti Shlëzen Maliqi tregon se ka mjaft segmente në jetën e zakonshme në të cilën shihet se normalizimi i marrëdhënieve mes sërbëve dhe shqiptarëve, është e mundshme dhe se bashkëjetesa gjithmonë do të ishte e mundur siç është deri më sot edhe pse “politikanë të lartë” kanë 30 vite që përpiqen të dëshmojnë se është e pamundur.
"Por sërbët në Kosovë, janë peng i dy koncepteve politike që nuk i lejojnë të vendosin vetë dhe të jenë subjekt në negociata, ata anashkalojnë njëri-tjetrin ose dërgohen tutorë nga Beogradi për t'u thënë sesi të sillen e mandej Kurti si disa sovranistë që mendon se mundet të zbatojë ligjet vetë pa u përgatitur, vazhdimisht shkakton kriza që prekin dhe dëmtojnë interesat praktike të komunitetit sërb në Kosovë. Por tani ai ka mësuar se nuk mund të bëjë pa koordinim me BE dhe SHBA” ka thënë Maliqi.
Ky i fundit thotë se Kurti nuk mundet të shikoj vetëm njërën anë e po ashtu edhe Vuçiq, por duhet zgjidhje politike dhe plani franko-gjerman mund të kalojë përmes portave të vogla dhe ndryshojë paksa situatën në mënyrë që gjërat praktike të mos kushtëzoheshin.
"Pasaportat kosovare janë realitet, letërnjoftimet janë realitet ashtu sikurse njerëzit që disponojnë pasaporta dhe letërnjoftime sërbe mund të vijnë në Kosovë dhe të mos vendoset reciprociteti. Për ndonjë gjë duhet bërë një sy qorr nëse do të vendoset një komunikim normal. Kosova nuk ka qenë nën administrimin e Sërbisë për 24 vjet. Më herët ka pasur qeveri paralele, tani janë institucionet kosovare, në veri të Kosovës ka qenë edhe policia sërbe, gjyqësori dhe gjithçka duhet të rregullohet dhe si do të quhet nuk është shumë e rëndësishme" thotë Maliqi.
Ky i fundit thotë se egzistojnë dhjetëra modele të vetqeverisjes të cilat mund të funksionojnë.
"Nuk mundemi ne të udhëheqim pakicën sërbe në këto komuna ku ata janë banues 100%. Gjithësesi ata do të kenë një lloj vetqeverisjeje…Prej vitesh është përhapur frika se sërbët të cilët kanë ngelur këtu si pakicë, nuk e shikojnë perspektivën të jetojnë në Kosovë dhe as Kosova dhe as Sërbia nuk kanë traditë të madhe demokratike. Por kjo mund të mësohet nga njerëzit e thjeshtë sesi kanë jetuar më parë dhe si jetojnë tani dhe që kanë një komunikim normal. Duhet t’u lehtësohen disa procedura burokratike për të mos u marrë jetën peng" thotë Maliqi.
Nga ana tjetër publicisti dhe historiani Çedomir Antiq mendon se gjithçka që ndodh sot në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës është fakt se “shtrirja” e marrëdhënieve ishte pjesë e taktikave të sajuara prej fuqive perëndimore, ndërsa normalizimi i vërtetë është amnistia e arritur tashmë
"Marrëdhëniet tona u normalizuan në kohën kur Albin Kurtiu lirua nga burgu dhe në momentin kur u shpall amnistia, u mundësua funksionimi normal i dy popujve, kur u normalizua administrata ndërkombëtare, pra protektorati mbi krahinën autonome të Kosovës e Metohisë. Në atë moment ndodhi normalizimi" ka thënë Antiq.
Ky i fundit paralajmëron se hapat drejt normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve mes dy palëve lëvizin vetëm me kalimin e kohës dhe kushtet për këtë po rriten. Antiq gjithashtu vlerëson se elita aktuale politike beson se sërbët janë të ardhur në Ballkan, ndërsa vendasit dhe banorët e origjinës janë shqiptarët.
Siç thotë ai, në kushtet e fashistizimit të hellë të shoqërisë shqiptare në Kosovë, çështja e pajtimit nënkupton që gjithçka duhet të jetë në harmoni me ata që janë pasardhës politikë të komunistëve ekstremë që vendosën autonominë e tyre dhe fashistëve që i shërbyen Hitlerit e Musolinit.
Antiq thotë se qeveria kosovare sillet sikur lufta të ketë përfunduar dje edhe pse nuk mban asnjë përgjegjësi për luftërat e ndodhura në Kosovë. Për këtë flitet rreth normalizimit të marrëdhënieve që janë “krejt të pakuptimta”.
Që të dy palët të pajtohen sinqerisht, Antiq thotë se duhet të ketë një marrëveshje të ndershme, duke vlerësuar se ajo që ndodhi në Ohër “nuk është marrëveshje, por diktat” dhe se është diktuar prej SHBA, ndërsa BE ka "po aq ndikim sa Ballkani Perëndimor".
Antiq thekson se veprimet e SHBA në këto hapësira, janë pjesë e luftës së tyre të madhe kundër Rusisë cdhe se Sërbisë i ofrohet minimumi, sikurse në Kroaci ekziston Këshilli i Përbashkët i Komunitetit Sërb, hotë ai, vetëm në parim dhe uebfaqe.
“Ndoshta do t’a kthejnë këtë Bashkësi në një lloj guriçke në këpucën e shqiptarëve, por nuk do të jetë ndonjë bashkësi sërbe, por gur në duart e amerikanëve” vlerëson ai.
Antiq thekson se elitat politike shqiptare janë gjithmonë me forcën që pushton botën dhe se populli shqiptar, si çdo popull tjetër është-i mirë.
Ai shton se kombet tashmë janë pajtuar dhe kur shqiptarët vijnë në Sërbi, nuk kanë probleme pasi dhe ekonomia funksionon pa probleme.
"Për pajtim të vërtetë, Sërbia duhet të përmbushë pengun që ka dhe të çlirohet nga K&M, por në Sërbi asnjëherë nuk do shkohet drejt kësaj lloj hakmarrjeje të plotë nëse bëjmë kompromis" thotë Antiq.
Ky i fundit thotë se nëse Kosova u shkëput nga Sërbia, të njëjtën të drejtë mund ta ketë edhe Republika Sërbe e Bosnjës, sërbët në veri dhe lindje të Kosovës, në Mal të Zi.
"Ndaj nëse kjo funksionon, funksionon jo vetëm në një vend dhe në një vned tjetër nuk mundet të funksionojë. Nëse flasim për pavarësi që mbështet shtetet e vogla në mbarë botën, atëherë duhet të arrijmë në një kompromis që të gjithë të jenë të kënaqur" ka thënë Antiq.
0 komentet