Daçiq: Kurti një prej shqetësimeve dhe kërcënimeve kryesore për paqen dhe stabilitetit rajonal
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq ka thënë sot se Sërbia ka vite që flet për atë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti është një prej shqetësimeve dhe kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal, transmeton RTCG.
"Ai në vend që të normalizojë marrëdhëniet në të cilën insiston mbarë komuniteti ndërkombëtar, vazhdimisht ndërmerr veprime të njëanshme të cilat shkaktojnë eskalim dhe shkaktojnë nevojën e de-eskalimit të kësaj situate, ku për dhjetë ditë do të shfaqet sërish ndonjë incident”, tha Daçiq, i cili sot po qëndron në Banja Lluka.
Daçiq theksoi se këtë që bën tani Kurti kur bëhet fjalë për zgjedhjet në të cilat sërbët nuk kanë marrë pjesë, kryekomunarët dhe ardhja e tyre përmes forcës në godinat komunale me ndihmën e policisë speciale kosovare e më pas çështja e arrestimit të sërbëve, lëndimit të tyre, ndalimin e mallrave sërbe, flet për atë se ideja e tij është në fakt provokimi i luftës.
"Ai akuzon komunitetin ndërkombëtar se është në anën e Sërbisë dhe ai në fakt pret nga ta që të ndërmarrin presion ndaj Sërbisë dhe që ne të njohim Kosovën. Ky është interesi i vetëm i tij. Qëllimi i tij është të dëbojë sërbët nga K&M veçanërisht nga veriu dhe me këtë rast të zgjidhë këtë çështje. Sërbia këtë nuk do t’a lejojë" ka thënë Daçiq duke thënë se për Sërbinë e rëndësishme është paqja.
0 komentet