Daçiq me Devenport: BKS prioritet edhe për zgjidhjen e çështjeve të tjera të hapura
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq falenderoi shefin e misionit të OSBE në Kosovë Majkëll Devenport për mbështetjen e misionit në ruajtjen e të drejtave të banorëve sërbë në Kosovë dhe shprehu pritshmëritë se misioni do të vijojë të punojë nën statusin neutral në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.
Daçiq dhe Devenport gjatë bisedës, kanë ndarë shqetësimin me rastin e zgjedhjeve vendore të afërta në Kosovë, sepse mospjesëmarrja e pritshme e zgjedhësve sërbë në këto zgjedhje, vë në pikëpyetje legjitimitetin dhe ligjshmërinë e tyre, bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme.
U theksua pritshmëritë e dyanshme për formimin sa më të shpejtë të Bashkësisë së Komunave Sërbe, çka u theksua si prioritet në zgjidhjen e çështjeve tjera të hapura.
0 komentet