Daçiq: Mosrespektimi i marrëveshjes së Brukselit sjell konflikte

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq ka thënë se duhet të përmbushen ato çfarë janë dakordësuar me marrëveshjen e Brukselit dhe mosrespektimi i kësaj është shkaku i të gjitha problemeve.

Daçiq në Tiranë pas takimit të ministrave të punëve të jashtme në kuadër të procesit të Berlinit, për Kosovo Onlajn ka thënë se vetëm njerëzit e verbër politikisht, nuk dëshirojnë t’a shikojnë këtë. 

“Është Sërbia ajo e cila përgjatë gjithë këtyre viteve, ka paralajmëruar se mosrespektimi i Marrëveshjes së Brukselit, çon në eskalimin e problemeve, çon në konflikte në Kosovë e Metohi dhe se ky është shkaku kryesor i të gjitha problemeve” tha Daçiq.

Siç shtoi Daçiq, në këtë kuptim për të gjithë duhet të jetë e qartë se drejtimi kryesor i aktivitetit, është përmbushja e asaj që është dakordësuar.
“Marrëveshja e Brukselit nënkupton sërbët në polici, nënkupton që nuk munden forcat shqiptare të vijnë në veri dhe formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe” tha Daçiq.

Ky i fundit shtoi se nënkuptonte sërbët në gjyqësor, gjykata dhe prokurori.

"Atëherë përse do të kishte probleme? Në të vërtetë, vetëm njerëzit e verbër politikisht ose njerëzit keqdashës nuk duan të shikojnë se ku janë problemet. Ata tani mendojnë, për shkak të këtyre ngjarjeve në Banjskë, ka ardhur momenti që Sërbisë t’i vuloset fati. Kjo nuk është kështu. Sërbia do durojë presione për të gjitha këto, por do të luftojmë që për këtë dhe të tregojmë qartë drejtimin e mëtejshëm të normalizimit të situatës", tha Daçiq.