Çfarë sjell të mirë për sërbët dhe shqiptarët marrëveshja e Brukselit dhe përse ka ngecur?

Severna Mitrovica - Priština
Burim: Kosovo Online

Marrëveshja e parë e Brukselit shikohej para një dekade si pikë kthese në raportet sërbo-shqiptare, ndërsa sot ka ngecur plotësisht dhe të dy palët janë sërish në fillim. Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn, besojnë se kjo, si dhe marrëveshjet që pasuan në kuadër të procesit të negociatave, kishin potencial për të normalizuar marrëdhëniet mes dy palëve-se ato u zbatuan dhe se nuk kishte pengesa.

Siç vlerësojnë, marrëveshja e parë i dha shtysë relaksimit të raporteve mes sërbëve dhe shqiptarëve dhe nëse të gjitha do të ishin zbatuar, do kishin dobi për mbarë qytetarët.

Bashkësia e Komunave Seëbe, të kujtojmë, ishte motivi kryesor i palës sërbe për të iniciuar Marrëveshjen e Parë të prillit 2013, pasi ishte konceptuar si instrumenti më i rëndësishëm politik për mbrojtjen e të drejtave kolektive të sërbëve në Kosovë. Në fund të këtij muaji, më 25 gusht, mbushen tetë vjet nga arritja e marrëveshjes për parimet e formimit të BKS por Prishtina e uli me shpejtësi traun në tetor të atij viti kur presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, kërkoi prej Gjykatës Kushtetuese, vlerësimin e kushtetutshmërisë së saj.

Gjykata tha se parimet që kanë lidhje me BKS "nuk janë plotësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës" e prej atëherë, çdo qeveri në Prishtinë këtë vendim e ka përdorur si alibi për të mos formuar BKS ndonëse Gjykata Kushtetuese përmes vendimit të vet, urdhëroi formimin e saj.

Në bazë të Marrëveshjes së parë të Brukselit, policët dhe gjyqtarët sërbë u integruan në sistemin kosovar, por ata u larguan nga këto pozita vjeshtën e kaluar, e ndërsa marrëveshja parashikonte dhe zgjedhjet vendore në veri sipas ligjeve kosovare çka u mbajtën sipas këtij legjislacioni po ashtu në prill të këtij viti, por kësaj radhe nën bojkotin e sërbëve dhe pjesmarrje minimale të zgjedhësve.  

Analisti politik Ognjen Gogiq thotë për Kosovo onlajn se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013 e deri në ardhjen në pushtet të Albin Kurtit, kontribuoi në përmirësimin e raporteve sërbo-shqiptare dhe qysh atëherë nisi zhbërja e asaj që ishte arritur më herët.

“Marrëveshja parashikonte që sërbët në veri të Kosovës në katër komuna të bëhen pjesë e sistemit kosovar, duke i formuar komunat në sistem tjetër, duke integruar në policinë dhe gjyqësorin kosovar e në këmbim, Prishtina do të lejonte formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe. Kjo pjesë e dytë nuk u realizua kurrë, ndërsa pjesa e parë po, dhe u jetësua në praktikë deri në nëntor të vitit 2022, kur sërbët braktisën institucionet kosovare edhe kur “de facto”, marrëveshja u anulua përfundimisht. Mund të thuhet se sot nuk ka mbetur gur pa lëvizur”, thotë Gogiq.

Ky i fundit thekson se nënshkrimi i marrëveshjes, çeli negociatat e pranimit të Sërbisë me BE në vitin 2014 dhe se kishte vullnet nga pala sërbe për të zbatuar atë që ishte dakordësuar.

“Mund të thuhet se u plotësuan kërkesat e Prishtinës, e cila donte të integronte veriun e Kosovës, por edhe se ky proces përmirësoi raportet sërbo-shqiptare. Sërbët hynë në institucione ku bashkëpunuan me shqiptarët dhe ku shkoi deri në ndërveprim më të madh mes sërbëve dhe shqiptarëve. Edhe bashkëpunimi ekonomik mes sërbëve dhe shqiptarëve, pra mes Kosovës e Sërbisë qëndrore, mori hov dhe u bë më i pranueshëm për sërbët dhe shqiptarët që të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme. Nisi ajo që quhet normalizimi i marrëdhënieve ndonëse sërbët e veriut do të thoshnin: “e gjithë kjo është bukur, por për ne, disa gjëra kurrë nuk i kemi kërkuar”, pasi deri atëherë, ata ndjeheshin sikur ishin nga Kraljeva apo Rashka” thotë bashkëbisesuesi ynë.

Si “plus” Marrëveshjes së Brukselit, mjaft i’a atribuojnë periudhës pa tensione të mëdha (deri në ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje), megjithëse Gogiq kujton se ka pasur raste të tilla dhe jep shembuj të arrestimit të Marko Gjuriqit apo rritjes së taksës për produktet sërbe gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt.

“Këto ishin më shumë ‘gropa në rrugë’-që po shkonim drejt normalizimit, ndaj dolën disa sfida të cilat u tejkaluan. Megjithatë me ardhjen e Kurtit, nisi zhbërja e asaj që ishte para saj. Nga vjeshta e vitit 2021, kur lindi problemi me targat nga Sërbia qëndrore, nisi procesi i shembjes së gjithçkaje që ishte arritur, e më pas, erdhi tek braktisja e institucioneve nga ana e sërbëve e më në fund u dërgua policia për të qenë përreth godinave në komunat e veriut, çka është në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve, thotë Gogiq.

Përveç pikave që shkuan në dorë të shqiptarëve, marrëveshja nënkuptonte dhe formimin e BKS ndërsa Gogiq thotë se Bashkësia duhej të amortizonte hyrjen e sërbëve të veriut në sistemin kosovar në mënyrë që ata t’a "ndiejnë sa më pak” dhe meqenëse BKS nuk u formua, frustrimi i tyre vetëm rritej.

Për atë se a është thënë ndonjëherë se me formimin e BKS do të duhej të shfuqizoheshin vetëqeverisjet lokale sërbe në territorin e Kosovës, Gogiq thotë se kjo nuk është thënë askund.

“Ekziston mit dhe mendim abuziv se me formimin e BKS, autoritetet e përkohshme, si dhe shëndetësia dhe arsimi, do të integroheshin në sistemin kosovar. Autoritetet e përkohshme financojnë dhe mundësojnë funksionimin e këtyre dy sistemeve dhe nga asnjë marrëveshje nuk del se kjo duhet të ndërpritet. Nëse kjo do të preket ndonjëherë, atëherë duhet të jetë objekt i marrëveshjes së veçantë, e jo diçka e 'nënkuptuar'. Kur thuhet se BKS do të ketë kompetenca në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, njerëzit mendojnë se kjo nënkupton edhe integrimin në sistemin kosovar. Megjithatë, komunat në Kosovë tashmë kanë kompetenca në këto fusha në kuptimin që mund të paguajnë pagat, të ndërmarrin ndryshime tek godinat dhe gjëra të tilla të ngjashme. Askund nuk është thënë dhe nuk guxon të interpretohet se me formimin e BKS, arsimi dhe shëndetësia, që janë në sistemin sërb, do të integrohen në atë kosovar” thekson Gogiq.

Në anën tjetër, profesori i së drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, Mazllëm Baraliu, beson se marrëveshjet nga procesi i negociatave të Brukselit nuk solli asgjë të re për asnjërën palë, pasi në përgjithjësi nuk janë pranuar. Nëse kjo do të ndryshonte, siç beson ai, do të ishte në dobi të të gjithë qytetarëve.

"Mendoj se nuk është zgjedhur modeli apo metoda më e mirë, sepse qasja "merre ose lëre" ndaj njërës palë apo tjetrës, nuk do të ishte metoda më e mirë. Sidoqoftë, synimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe i Bashkimit Europian ishte i mirë. Nëse do të pranoheshin marrëveshjet, kjo do të ishte mirë për të dy vendet dhe për mbarë qytetarët, sepse do të përshpejtoheshin proceset integruese, do të kishte më shumë mundësi për të marrë fonde përmes IPA dhe programeve të tjera, do të kishte më shumë investime dhe besim të investitorëve, investme direkte të huaja, nga diaspora, si këtu ashtu edhe në Sërbi. Sepse askush nuk mund të fitojë besim në këto kushte kur ne, në fakt elitat politike, po debatojmë”, thotë Baraliu.


Ky i fundit thekson se është mirë që çdo marrëveshje i kontribuon bashkëjetesës së përbashkët, por beson se elitat politike në Beograd dhe Prishtinë, edhe më herët ashtu edhe tani, nuk e kanë pasur si prioritet.

Përsa i përket BKS, Baraliu është i mendimit se nuk ka interes për të nga asnjëra palë.

“Të paktën në Kosovë. I tillë ishte qëndrimi konvulsiv i këtij koalicioni, sidomos i Vetëvendosjes si partia më e madhe edhe para zgjedhjeve të fundit-që Bashkësia nuk mund të formohej, sidomos jo siç ishte parashikuar në prill 2013 dhe 2015 me marrëveshjen e gushtit. Dhe Gjykata Kushtetuese tha se nuk mund të bëhet kështu, por ndryshe. Sipas bindjes sime të thellë si profesor i të drejtës, ai vendim i Gjykatës Kushtetuese solli vetëm lajthitje dhe nuk ka qenë ai që duhet të ishte” thotë Baraliu.


Ky i fundit gjithashtu beson se askush nuk është i interesuar për planin franko-gjerman dhe as për marrëveshjen e Ohrit. Marrëveshjet, konstaton ai, ose nuk janë pranuar fare ose nuk janë zbatuar, ose janë zbatuar pjesërisht.

“Çila është ajo marrëveshje të cilën askush nuk e pranoi? Në fakt, Prishtina e ka pranuar, por nuk e ka nënshkruar, ndërsa Beogradi nuk e ka pranuar” thotë Baraliu, duke shtuar se asnjëra palë nuk është e gatshme të përmbushë detyrimet që kanë pranuar.