Vuçiq: Pres bisedime të vështira, luftojmë për pozitën e Sërbisë

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot në Granadë se ka patur biseda të shumta për gjëra të rëndësishme, por pas takimeve me përfaqësuesin e lartë të BE për politikë të jashtme dhe të sigurisë Zhozef Borelli dhe presidentin e Francës Emanuel Makron për çështjen e Kosovës, mund t’i përcillte përshtypjet. Vuçiq tha se pret biseda të vështira pasi Sërbia po përballet me hipokrizi por do të luftojë për pozitën e vendit pasi nevojitet zgjidhje të bazuar në realitet.

Vuçiq i cili mori pjesë në takimin e Bashkësisë së Politikave Europiane u ka përcjellë gazetarëve se ka patur takime të shumta bilaterale në të cilat është biseduar për shumë gjëra të rëndësishme.

"Në mbrëmje pres dhe për këtë nuk do të them asgjë më shumë rreth përshtypjeve derisa të mbaroj bisedimet me Borellin pasdite dhe në darkë me Makronin, si dhe më kryeministrin spanjoll. Pres bisedë me kryeministrin grek Qirjakos Micotaqis”, tha Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se nesër në seancën e Këshillit e Europës temë do të jetë Kosova.

Ai ka shtuar se sonte pas orës 23:00 do të thotë diçka më shumë për seancën e nesërme të Këshillit të Europës, ku si pikë të veçantë është përfshirë edhe situata në Kosovë.

“Disa do të tentojnë të flasin për Sërbinë në mënyra të ndryshme” tha Vuçiq.

Për deklaratën e Rode: Ne po sulmojmë "integritetin territorial" të dikujt që nuk është anëtar i KB, ndërsa ju po shkatërroni integritetin territorial të Sërbisë-hipokrizi

Duke komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Prishtinë se “ajo që ndodhi më 24 shtator ishte sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës”, Vuçiq tha se çdo koment tjetër do të ishte më i arsyeshëm, ndërsa deklarata të tilla janë “pak hipokrite”.

“Sikur të kishin dalë me diçka tjetër... Por të thuash se ne po sulmojmë integritetin territorial të dikujt që nuk është anëtar i KB, ndërsa ju po shkatërroni dhe shpërbëni integritetin territorial të një vendi të njohur nga Karta e KB me Rezolutën e vlefshme 1244... Është paksa hipokrite” ka thënë Vuçiq.

Siç shtoi ai, nëse do t’a kishte thënë këtë "ndonjë i rëndësishëm" do të përgjigjej se është edhe më hipokrite të flitet për agresorin i cili në fakt nuk arrin as të mbrojë kufijtë e vendit të shpallur nga Karta e KB dhe Rezoluta 1244.

“Kjo flet për standarde të dyfishta ndaj Sërbisë, por ne jemi mësuar me këto, nuk është prej së djeshmes... Detyra jonë është të flasim me të gjithë, t’u spegojmë qëndrimin e vendit dhe se këtë do të vazhdojmë t’a bëjmë” tha presidenti Vuçiq.

Në fjalët e Vjosa Osmanit, ku Sërbinë e quajti agresore, duke thënë se zotohet që të sanksionohet, ai theksoi se Sërbia nuk po konkurron dhe nuk po bën ndonjë gjë që t'i ndodhë diçka e keqe Prishtinës apo dikujt tjetër.

“Kur na dëgjuat se jemi zotuar për sanksione ndaj Prishtinës? Zotohemi që vendi ynë, që sërbët në Kosovë të kenë jetë normale, për zhvillim, për më shumë investime... Ndërsa për disa, jeta dhe politika janë të bazuara në të bërë diçka. kundër Sërbisë”, tha Vuçiq dhe vazhdoi:

“Sanksione, po dhe? E çfarë pastaj? Do të kem më pak takime politike? Përralla për fëmijë të vegjël... Nëse dikush kujdeset kaq shumë, atëherë është e qartë se egziston problem i madh ose po punon për interesin e dikujt tjetër”.

Pyetjes nëse ka ndonjë përparim sot, ai është përgjigjur se me Prishtinën nuk ka biseduar, as ata nuk duan, por e vetmja që po tentojnë të spegojnë qëndrimin e Sërbisë, çka përherë e bëjnë.

"Nuk është e lehtë dhe as e këndshme, sepse mund të shikoni se disa miq janë të frikësuar nga presionet me të cilat përballen, por na duhet të luftojmë. Nuk premtoj asgjë, por shpresoj se do t'ia dalim" tha Vuçiq.

Pyetjes nëse dikush ka përmendur masat ndaj Sërbisë në takime, Vuçiq i’a ktheu se ka biseduar me shumë sot për të gjitha temat.

"Kurrë nuk i kam fshehur asgjë popullit tim, në asnjë lloj mënyre.. Nesër është seancë e rëndësishme e Këshillit, të shikojmë sesi do të shkojë... Ndërsa më shumë përfundime mund t’ju jap mbrëmjen e sotme pas takimeve me Makronin, Borellin dhe ndonjë tjetër” ka përsëritur Vuçiq.

Kurrë nuk kemi pasur synim të sulmojmë këdo në rajon

Pyetjes së gazetarit të huaj nëse Sërbia ka synim të sulmojë Kosovën, Vuçiq do të thoshte se nuk kanë qenë të tilla synime.

"Jo. Kurrë nuk kemi pasur synim për të sulmuar ndokënd në rajon" ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se pyetja e saktë do të ishte nëse mbështet Kartën e KB dhe Rezolutën e KB e cila është ende në fuqi dhe nëse është kështu dhe kur flitet kështu për Ukrainën, pyet-përse kjo nuk vlen për Sërbinë.

"Kjo është çështje politike që shtyp qytetarët e Sërbisë. Ne jemi vendi që ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe për këtë jam i sigurtë. Pakësuam numrin e ushtrisë në linjën administrative nga 8.500 në 4.400. Sot përfaqësuesit europianë dhe amerikanë kanë vizituar linjën administrative dhe këtë e kanë konfirmuar” tha ai.

Vuçiq përmendi se para një viti kur u çua për herë të fundit niveli i gatishmërisë luftarake të Ushtrisë, në linjën administrative ishin 14.000 ushtarë, ndërsa tani ishin jo më shumë se 8.500.

"Me të tilla numra madje edhe nëse do të kishim kërkuar diçka, por jo, nuk do të bënim asgjë” ka thënë ai.

Vuçiq nënvizoi se nevojitet zgjidhje e bazuar në realitet.

"Dëshirojmë përparim në dialog dhe arritjen e zgjidhjes së kompromisit dhe jo shfaqje ëndërrash e më pas mos të ndodhë gjë” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit thekson se Sërbia është e interesuar për përparim në rrugën europiane dhe zhvillimin ekonomik.

"Ne besojmë tek paqja dhe prosperiteti i mbarë Ballkanit" përmbylli Vuçiq.