Daçiq në Bruksel: Kemi arritur të ruajmë interesat shtetërore, nuk do t'i kalojmë linjat e kuqe
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në Bruksel se marrëveshja në Ohër në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është shumë domethënëse dhe se është pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Në deklaratën e tij për gazetarët, ai ka përsëritur se nuk pajtohet me asgjë që do të ishte jashtë linjave të kuqe të Serbisë, raporton RTV.
“Marrëveshja është shumë domethënëse, është pjesë e përpjekjes sonë të përgjithshme, të cilën e kemi investuar prej 10 vitesh për të punuar në normalizimin e marrëdhënieve tona me Prishtinën. Dhe kjo është e gjitha, asgjë më shumë”, tha Daçiç, i cili po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për të prekurit nga tërmetet e fundit shkatërruese në Turqi dhe Siri në Bruksel.
Daçiq ka theksuar se Serbia është e kujdesshme me formulimin dhe dëshiron normalizim.
Konsideron se marrëveshja nga Ohri është e mirë në këtë kuptim dhe se nëse të gjithë i përmbahen asaj, mund të kontribuojë në normalizimin dhe qetësimin e tensioneve.
“Dhe vetë teksti thotë se palët mendojnë ndryshe për çështjen e statusit. Çfarë lloj njohjeje atëherë? Nga ana tjetër, nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe nga kryeministrja Ana Brnabiq dhe unë dëgjuat qartë se ne ramë dakord të zbatojmë atë që kemi rënë dakord deri në linjat tona të kuqe. Është një njohje reciproke dhe nuk ka anëtarësim në OKB”, theksoi ministri i Jashtëm.
Daçiq ka theksuar se Serbia ka arritur të mbrojë interesat kombëtare dhe shtetërore dhe se është një shtysë e rëndësishme për integrimin e mëtejshëm evropian.
Ai shton se BKS do të bëhet pjesë e sistemit ligjor të BE-së, domethënë se zbatimi i tij do të jetë i detyrueshëm për Prishtinën.
0 komentet