Daçiq: Sërbia ekonomia më dinamike dhe më me perspektivë e Ballkanit Perëndimor

Dačić SAD privrednici delegacija obraćanje
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova Srbije

Rezultatet ekonomike të Sërbisë janë rezultat i planit strategjik, proces i reformave të guximshme, por edhe se prej vitesh punojmë metodikisht në stabilitetin politik për të valorizuar pozicionin e favorshëm gjeografik dhe sot Sërbia është ekonomia më dinamike dhe më me perspektivë e Ballkanit Perëndimor dhe motori zhvillues rajonal, ka thënë zv kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq.

Ky i fundit i’u është drejtuar përfaqësuesve të Shoqatës së Biznesit Amerikano-Evropianoqëndrore duke u thënë se viti i kaluar ka qenë rekord përsa i përket investimeve të huaja direkte me 4,4 miliardë euro për vitin 2022 duke superuar me 13,6% më shumë se vitin 2021.

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë, Daçiq ka thënë se ekonomia sërbe nuk është imune ndaj krizës, por është rezistente dhe posedon mekanizma të mira të mbrojtjes ndaj goditjeve të cilat përfshijnë dhe rezervat adekuate bankare, një nivel të moderuar të borxhit të jashtëm dhe publik, një sistem bankar të mirëkapitalizuar dhe likujdues, si dhe një aftësi e provuar për të reaguar në mënyrë proaktive ndaj goditjeve të ndryshme nga mjedisi ndërkombëtar.

Ai shtoi se sipas vlerësimeve paraprake, rritja e prodhimit të brendshëm bruto në vitin 2022 ishte 2.3%.

“Sot, teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK) janë dega më e madhe e eksportit neto të Sërbisë dhe vendi ynë është ndër 50 eksportuesit më të mëdhenj të softuerëve në botë. Këtë vit pritet që eksporti i shërbimeve TIK të kalojë 2.6 miliardë euro, që është një rritje prej rreth 40% krahasuar me një vit më parë dhe sufiçiti të jetë më shumë se 1.5 miliardë euro”, tha Daçiq duke i ftuar biznesmenët amerikanë të investojnë në Sërbi.

Ai tha se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Sërbisë dhe SHBA, po zhvillohet intensivisht, i udhëhequr nga fluksi në rritje i investimeve nga kompanitë amerikane, shkëmbimi tregtar në rritje i mallrave dhe shërbimeve, si dhe mbështetje tradicionalisht e rëndësishme financiare përmes programeve të ndryshme të ndihmës zhvillimore, vlera e të cilës deri më tani ka kaluar 1 miliardë dollarë.

“Sërbia ka shprehur interes të fortë për të çuar marrëdhëniet me SHBA në nivelin e një partneriteti strategjik, ku një nga shtyllat kryesore të të cilit, do të ishte bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve si një motor për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona ekonomike dhe të përgjithshme" ka theksuar Daçiq.

Ai po ashtu tha se sot SHBA janë ndër partnerët kryesorë të tregtisë së jashtme të Sërbisë dhe se vitin e kaluar tregtia me mallra dhe shërbime ka kaluar 2.4 miliardë dollarë, ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve të Sërbisë në SHBA janë pak më të larta se 1.5 miliardë dollarë.

Daçiq tha se përkundër rritjen e sfidave të shumta globale periudhën e kaluar, marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Sërbisë dhe SHBA nuk janë dobësuar, por, përkundrazi, bashkëpunimi ekonomik po zhvillohet dinamikisht më i fortë edhe në sfera të ndryshme.

Ai tha gjithashtu se kompanitë amerikane në Sërbi punësojnë rreth 32,000 punëtorë, gjysma e të cilëve janë në industrinë e automobilave, sektor ky që ka rëndësi strategjike për prosperitetin e mëtejshëm ekonomik të Sërbisë, rritjen e bazës industriale dhe eksportet në botë, madje. integrim më i madh i kompanive sërbe në zinxhirët e furnizimit evropian dhe global.

Daçiq po ashtu përmendi se SHBA dhe Sërbia së fundi kanë festuar 140 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, çka ishte një mundësi për të ripërmbledhur në mënyrë racionale historinë e këtij bashkëpunimi.

Ai gjithashtu theksoi se anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet angazhim qëndror i politikës së jashtme të Sërbisë, por ndërtimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik me SHBA, do të jetë një synim strategjik jo më pak i rëndësishëm.

“Sërbia është dhe do të jetë vendi në të cilën amerikanët dhe kapitali amerikan janë të mirëpritur dhe do të ofrojmë të gjithë kushtet që investitorët nga SHBA këtu të kenë mjedis sa më të favorshëm për biznes. Që këto nuk janë mesazhe marketing bosh, mund t’ju konfirmoj sisteme të biznesit amerikan ku prej vitesh operojnë në Sërbi ku besoj se po ndaj përshtypje autentike se do të jenë promotorë më të besueshëm të vendit tim“, ka thënë Daçiq.

Ky i fundit ka shtuar se kompanitë amerikane nuk sjellin vetëm vende pune, por edhe modele biznesi moderne pa të cilat asnjë shtet nuk mundet të llogarisë suksesin në integrimin e ekonomisë sonë në botë.