Daçiq: BKS qëndron pika kyçe e të gjitha marrëveshjeve tona rreth Kosovës e Metohisë 

Ivica Dačić Novogodišnji prijem
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq ka thënë se Bashkësia e Komunave Sërbe (ZSO) qëndron pika kyçe për të gjitha marrëveshjet tona rreth Kosovës e Metohisë e po ashtu ajo duhet të formohet nën principet e marrëveshjeve pas të cilave qëndron nënshkrimi i të tre palëve. 

Në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 është shkruar qartë se çfarë është BKS dhe në mënyrë më të detajuar kjo është rregulluar në marrëveshjen e 2015 të cilën e nënshkruam pasi është në të mirën e komuntetit tonë në K&M, ka thënë Daçiq për në numrin e sotëm të gazetës "Politika", transmeton Tanjug.

"Marrëveshja nuk është ideale, por në kushtet në të cilat kemi dialoguar për të, ky është maksimumi në të cilën kemi mundur të korrim sukses. Këto janë marrëveshje që vendosin të në duart e popullsisë sonë, të gjitha levat e drejtimit që nga ekonomia, zhvillimi, arsimi, shëndetësia, e deri tek siguria e policia", ka thënë Daçiq. 

Ky i fundit ka nënvizuar se këto marrëveshje kurorëzojnë përfshirjen e shtetit tonë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian i cili mori përsipër se ato do të zbatohen të gjitha.  

Sipas vlerësimit të tij, asnjëherë nuk ka pasur arsye për të mos zbatuar marrëveshjen, përveç refuzimit të vazhdueshëm të Prishtinës për ta pranuar atë dhe tolerancës së pakufizuar të ndërmjetësuesve perëndimorë ndaj shkatërrimit të tyre.

"BKS qëndron pika kyçe e të gjitha marrëveshjeve tona rreth Kosovës e Metohisë", ka theksuar Daçiq dhe shtoi se ajo duhet të formohet nën principet e marrëveshjeve pas të cilave qëndrojnë nënshkrimet e tre palëve.