Daçiq në KS të OKB-së: E patë, Prishtina nuk do dialog, por vazhdim i luftës dhe konfliktit, është teatri i absurdit

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se pas fjalimit të Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, të gjithë mund të shohin se si duket dialogu Beograd-Prishtinë, sa ekstremizëm ka në anën e Prishtinës, e cila në fakt nuk dëshiron dialog por vazhdimin e luftës dhe konfliktit.

“E keni vënë re edhe një prekje racizmi, kur ajo flet për ADN-në serbe... Unë kam lindur në Kosovë, dhe qytetarja Gërvalla në Shkup, në Maqedoninë e Veriut... askush nuk mund të më japë mua mësime dhe leksione për historinë e Kosovës”, tha Daçiq dhe citoi deklaratën e Gërvallës nga viti 1998, në të cilën ajo thoshte se “populli shqiptar gaboi kur mendoi se lirinë do t’ia sillnin amerikanët dhe se duhet të përgatiteshin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me mjete të armatosura”.

Ai po ashtu ka thënë se kur thotë se babai i saj është vrarë nga shërbimi sekret serb, duhet ta dijë se në RSFJ shërbimet federale të sigurisë udhëhiqen kryesisht nga sllovenët, kroatët e të tjerë.

“Dhe kjo tregon se politika juaj shekullore është Kosova e pavarur, kjo është gjithçka që ju intereson. Duart e tua janë të përgjakur. Në fund të fundit, ju në vitin 2017 keni thënë se do ta përcjellni në Gjykatën Speciale materialin për krimet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ndaj kundërshtarëve politikë dhe ata thonë se e keni bërë këtë dhe për këtë arsye keni siguri”, tha Daçiq.

Ai përkujtoi se 10 vite më parë kishte nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit me Hashim Thaçin dhe Ketrin Eshton.

"Unë jam këtu dhe ku është Thaçi? Pse nuk jam akuzuar, apo Vuçiq - sepse ne nuk morëm pjesë në të. Por, faleminderit për ndihmën tuaj për të akuzuar Thaçin dhe Veselin”, ka thënë Daçiq.

Sa i përket akuzave për gjenocid ndaj Serbisë, Daçiq tha se gjenocidi është një krim në të cilin pala ndaj së cilës kryhet gjenocidi ka viktima të mëdha njerëzore dhe materiale dhe theksoi se dikur në Prishtinë kanë jetuar 40 mijë serbë, ndërsa sot janë disa qindra, në Prizren më shumë se 10.000 për dallim nga 25 serbët e sotëm.

“Ku janë ata serbë sot? Kur po kryhet gjenocid, tek juve duhet të ishte një numër më pak të kundërt. Për çfarë po flet? Çdo metër tokë e Kosovës, ndër shekuj, është lagur me gjak serb. Ju flisni për duar të përgjakur...”, tha Daçiq dhe shtoi se rezolutat 1160, 1199 dhe 1203 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i referohen UÇK-së si grup terrorist, sepse në to thuhet se shqiptarët e Kosovës janë thirrur për të shpërbërë grupet terroriste.

Ai po ashtu pyeti nëse Prishtina kur flet për harmonizimin e politikës së jashtme me BE-në, nënkupton edhe vendimin për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

"A është kjo në përputhje me BE-në apo ju nevojitej për të marrë njohjen nga Izraeli? Ne jemi të vegjël, por nuk jemi budallenj”, tha Daçiq.

Sa i përket bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët në Kosovë, Daçiq theksoi se shqiptarët nga Kosova gjatë gjithë jetës i kanë bojkotuar zgjedhjet në Serbi.

“Këtë mund t'ua thuash atyre që nuk e dinë... Ky është teatri i absurdit. Nëse Kosova do të ishte e juaja, do të kishit një fjalë shqipe dhe nuk do ta përdornit fjalën serbe - Kosovo”, ka thënë Daçiq.

Ai përkujtoi për krimet e bëra kundër serbëve në Kosovë - korrësit në Grackë e Vjetër, fëmijët të vrarë në Gorazhdevc, krimi në Kleçkë, 1300 të rrëmbyer...

“Nuk ka qasje selektive, çdo kriminel lufte duhet të mbajë përgjegjësi, por standardet selektive dhe të dyfishta kanë bërë që ju të flisni vetëm për ato krime që gjoja ishin vetëm kundër palës shqiptare”, tha Daçiq.

Ai tha se deklaratat e “qytetares Gërvalla” do të hyjnë në histori, sepse edhe Orvell mund t’i ketë zili dhe “shumë njerëz mund të mendojnë se ka një kamerë të fshehtë”.

“Ajo thotë se Kosova është vendi më demokratik në Ballkan. Hajde, ofendoni Serbinë, por sa vende të tjera ka në Ballkan... Ju thoni se Kosova është garantuese e paqes dhe stabilitetit... Ju keni qenë garantues i paqes dhe stabilitetit me shekuj, në Lufta e Parë Botërore kur ishin kundër SHBA-së, Francës, apo në Luftën e Dytë Botërore, kur ishin për Hitlerin... Gjithmonë ishin në anën e duhur të lirisë, paqes dhe stabilitetit... Ju thoni që kur Kosova premton diçka, e përmbush, kjo është një tragjikomedi”, tha Daçiq.

Ai tha se ajo ka të drejtë kur thotë se është farsë kur nuk përmbushen marrëveshjet, sepse bashkësia ndërkombëtare për 10 vite e toleron Prishtinën për mos përmbushjen e Bashkësisë së Komunave Serbe.

“Bashkësinë e komunave serbe nuk e kam shpikur, ka qenë kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare. Dhe tani po flisni për Vuçiqin dhe Daçiqin... Përsa i përket obligimeve ndërkombëtare, ne i përmbushim dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë e dinë këtë... Ata erdhën për t'ju bërë presion, jo për t'ju lavdëruar që jeni maja e demokracisë", vërejti Daçiq.

Ai e pyeti Gërvallën se si mund të flasë për botën serbe apo “Serbinë e Madhe”, kur shqiptarët festojnë festën e flamurit dhe të gjithë e dinë se qëllimi i tyre politik është bashkimi me Shqipërinë.

“Ju flisni për ‘Serbinë e madhe’ dhe botën serbe dhe që nga Lidhja e Prizrenit avokojeni për bashkimin e të gjithë shqiptarëve. A kanë qenë atje Vuçiqi dhe Daçiqi, apo Millosheviqi, jo, ka qenë Tito, të cilin gjoja e keni dashur dhe i keni dhënë Shtefetën e Rinisë. Sa hipokrite është që e urreni Serbinë, por nëse mund ta përdorni, nuk ka problem", tha Daçiq.

Në këtë kuptim, ai vuri në dukje listën e punonjësve të OKB-së, pa llogaritur UNMIK-un, i cili ka 240 persona, pas emrave të të cilit qëndron Serbia, prej të cilave 123 janë serbë dhe 105 janë shqiptarë.

"Si ju nuk keni turp? Por nëse mund të merrni disa mijëra dollarë - nuk ka problem. Në mesin e atyre emrave janë edhe ata në pozita të larta, dhe njëra është ndër më të lartat që ka Serbia. Ju që nuk e njihni Serbinë, ju jeni përfaqësuesit e Serbisë këtu. Nëse jeni kaq parimor, thuani se nuk e duam Serbinë, kjo është e neveritshme për ne... Mendoj se do të ishte e saktë nëse e njihni apo jo Serbinë, dhe sipas çfarë parimi janë përfaqësuesit e Serbisë në OKB“, tha Daçiq.

Ai po ashtu ka theksuar se ka një dallim thelbësor sa i përket periudhës së njohjes së Kosovës.

“Ne nuk e konsiderojmë Kosovën shtet, ju mendoni se është. Ju keni qasjen tuaj, ne kemi tonën. Secili shtet e ka Kosovën e vet, prandaj çdo shtet mendon se si t'i qaset zgjidhjes së kësaj çështjeje. Ne besojmë se Kosova është Serbi. Kërkojmë nga ju që të përvetësoni një qasje vullneti politik që të gjithë e kanë shprehur për të arritur suksesin e dialogut”, tha Daçiq.

Ai po ashtu ka thënë se dihen “vijat e kuqe” të Beogradit, si dhe se Aleksandar Vuçiq nuk e ka nënshkruar marrëveshjen dhe ka thënë se për Serbinë është e papranueshme çdo njohje e Kosovës dhe anëtarësimi në OKB, si dhe kushti i parë për zbatimi është BKS.

“Ju nuk doni paqe. Jeni plot urrejtje, doni luftë. Ne nuk kemi frikë nga ju, komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë frikë nga ju. Kështu thotë Escobar, BKS do të jetë me Kurtin ose pa të. Ne duam dialog, por nuk duam që ai të keqpërdoret që dikush të mos përmbushë obligimet e tij dhe të shpërblehet. Dhe kjo ndodh kur është fjala për Prishtinën. Duhet të flasim, por nëse duam që diçka të ketë sukses, duhet të kemi vullnet politik, por jam i sigurt se nuk është kështu me përfaqësuesit e administratës së Prishtinës të udhëhequr nga Kurti”, ka përfunduar Daçiq.