Daçiq në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB: Qëllimi i Kurtit është të dëbojë të gjithë sërbët nga Kosova e Metohia

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Zv kryeministri i Sërbisë dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiq ka deklaruar në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit në KB se Bashkësia e Komunave Sërbe duhej të ishte formuar prej kohësh, sepse ajo është i vetmi mekanizëm i ruajtjes së të drejtave dhe sigurisë së komunitetit sërb në Kosovë e Metohi. Ai shton se ka parasysh gjithçka që është thënë derimë sot "Albin Kurti asnjëherë nuk i përmbush detyrimet për formimin e BKS sepse qëllimi për të nuk është paqja dhe suksesi i dialogut por dëbimi i gjithë sërbëve nga Kosova e Metohia".

Shefi i diplomacisë sërbe Ivica Daçiq vlerëson në fjalimin e tij në KB si “pakica e fortë” zbaton standarde të dyfishta në interpretimin e Kartës së OKB për integritetin territorial, të cilat nënkuptojnë se të njëjtat rregulla nuk vlejnë për Sërbinë ashtu sikurse për disa vende të tjera, dhe bëri thirrje për zbatimin e vazhdueshëm të Rezolutës 1244.

Daçiq vlerësoi se raporti i UNMIK nuk paraqet bazë mbi të cilën anëtarët e këtij organi mund të krijojnë një pasqyrë të situatës në Kosovë e Metohi.

"Në terren mbretëron atmosferë frike dhe presioni ndaj sërbëve dhe joshqiptarëve të tjerë. Është e nevojshme që në mënyrë të vazhdueshme dhe të plotë të zbatohen marrëveshjet nga Marrëveshja e Brukselit", tha Daçiq para ambasadorëve të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.

"Në të njëjtën sallë më 14 qershor të vitit 2014, u mbajt seanca në të cilën marrëveshja e Brukselit u vlerësua si me rëndësi historike. Ish sekretari i përgjithshëm Ban Ki Mun theksoi rëndësinë e Bashkësisë së Komunave sërbe dhe këtë e bërën madje edhe përfaqësuesit e SHBA dhe Francës" ka thënë Daçiq.

Ky i fundit u shpreh se Sërbia do të marrë të gjitha masat politike, ekonomike dhe ligjore për të mbrojtur të drejtat themelore jetësore të njeriut dhe të drejtat politike të sërbëve dhe banorëve të tjerë jo shqiptarë në Kosovë, se për të vazhduar progresin gjithëpërfshirës social dhe ekonomik të zonave sërbe, qeveria e Sërbisë, përmes një programi të posaçëm investues, do të përshpejtojë zhvillimin infrastrukturor dhe do të rrisë masat e mbështetjes financiare për ekonominë, fermerët, të rinjtë dhe kategoritë e margjinalizuara sociale.

Ose respektoni Rezolutën 1244 ose shfuqizojeni e më pas keni shfuqizuar KB.

“Po ju drejtohem në kohën kur thirrjet për respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara nuk janë dëgjuar kurrë më fort në këtë organ të respektuar. Janë pikërisht këto thirrje që Republika e Sërbisë i ka bërë vazhdimisht në 24 vitet e fundit. por me një ndryshim të vogël dhe domethënës. Ne jemi në anën e pakicës së fuqishme dhe na shtyn të besojmë se shembulli i Kosovës e Metohisë është i ashtuquajturi sui generis. Gjatë historisë është treguar se përjashtime të tilla krijojnë precedentë dhe precedentët ndikojnë shumë tek rregullat ekzistuese dhe interpretimet e normave të së drejtës ndërkombëtare. Është e qartë se ekzistojnë standarte të dyfishta që çojnë në vështrime të ndryshme të parimit universal të respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të çdo shteti anëtar të KB. Kjo duket se nuk vlen për Sërbinë. Ndaj është detyra ime të bëj thirrje për zbatimin e vazhdueshëm të Rezolutës në fuqi e përsëris-në fuqi e Këshillit të Sigurimit 1244, e cila, për fat të keq, edhe sot e kësaj dite, nuk është zbatuar plotësisht në mënyrë konsekuente. Në të njëjtën kohë, në përputhje me këtë rezolutë, bëjmë thirrje për praninë dhe veprimin e pandërprerë të UNMIK në kapacitetin e tij të pandryshuar, fushëveprimin dhe mandatin e plotë. Rezoluta 1244 si akti juaj i vitit 1999 është ende në fuqi. Ose anuloje ose respektoje. Dhe nëse nuk e respektoni, atëherë OKB nuk ekziston më” tha Daçiq.

Kz i fundit vlerësoi se me marrëveshjet e Brukselit të 27 shkurtit dhe Ohrit të 18 marsit është arritur ruajtja e procesit të dialogut dhe se ky proces vjen në një moment vendimtar, si dhe bëri thirrje që të zbatohet Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013.

Shefi i diplomacisë së Sërbisë ka kujtuar se shumë në KS të KB pas firmosjes së Marrëveshjes së Brukselit, bërën të ditur se BKS duhet të formohet por as në 10 vite më pas, kjo gjë nuk ndodhi.  

"Jemi të vetëdijshëm se Prishtina qëllimshëm po i shmanget këtij detyrimi dhe është dërrmuese që vetëm më 2 maj kanë filluar të flasin për këtë temë të rëndësishme ndonëse njihet si hapi kryesor dhe i parë në zbatimin e planit europian dhe jo më pak se nga përfaqësuesi i lartë i BE për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë Zhozef Borelli i cili i’u drejtua mbarë komunitetit europian se Bashkësia e Komunave Sërbe, duhet të formohet menjëherë. Jemi të sigurtë se duke marrë parasysh gjithçka që është bërë deri më tani, Kurti nuk do t’a përmbushë kurrë detyrimin që ka për formimin e BKS sepse qëllimi i tij nuk është paqja dhe suksesi i dialogut, por dëbimi i të gjithë sërbëve nga Kosova e Metohija. Dhe siç e dini, formimi i BKS është kushti i parë dhe i domosdoshëm për zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes nga Brukseli dhe Ohri. Me fjalë të tjera, është e nevojshme të sigurohet një jetë dinjitoze dhe normale për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë e Metohi. Dëshiroj të theksoj se Republika e Sërbisë do të marrë të gjitha masat ligjore politike dhe ekonomike për të mbrojtur jetët dhe të drejtat themelore njerëzore dhe politike të sërbëve dhe të popullatës tjetër joshqiptare në Kosovë e Metohi. Për të vazhduar progresin gjithëpërfshirës social dhe ekonomik të komuniteteve sërbe, qeveria e Sërbisë, përmes një programi të posaçëm investimi, do të përshpejtojë zhvillimin infrastrukturor dhe do të rrisë masat e mbështetjes financiare për ekonominë, fermerët, të rinjtë dhe kategoritë së margjinalizuar sociale" ka thënë Daçiq.

K&M për 20 vjet nga hapësirë multietnike, po shndërrohet në territor të pastër etnik.

"Po përsëris të dhënat se në Prishtinë jetonin më shumë se 40 mijë serbë dhe se sot janë më pak se 100. Në qytetin e lashtë perandorak të Prizrenit, ku kam lindur dhe që sot më duhet leje për t’a vizituar, dikur jetonin më shumë se 10 000 sërbë, kanë ngelur rreth njëzet e kështu me radhë, e kështu me radhë... Cilat fjalë do të përdorni për të përshkruar këtë fenomen, sipas të cilit të gjithë sërbët po eliminohen sistematikisht duke u hequr të gjitha drejtat? A ka mbështetje për një veprim të tillë shkatërrues dhe kush e ofron atë? Është shkatërruese që pas 24 vitesh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB, në raport ende qëndron numri prej 200,000 personsh të zhvendosur nga Kosova e Metohia dhe se kthimi është në një nivel kaq të ulët (në raportin që po shqyrtojmë aktualisht, 112 kthime vullnetare u regjistruan prej të cilëve 60 ishin sërbë të Kosovës) që me këtë ritëm na duhen shekuj që të gjithë të larguarit të kthehen në shtëpitë dhe vatrat e tyre. Më dëgjuat mirë, shekuj. Kthimi, i cili është ende më pak se 2% është përqindja më e ulët e të kthyerve në zonat pas konfliktit në botë. A është kjo e dhënë rezultat i zhvillimit demokratik të Prishtinës dhe kontributit të saj në bashkëjetesën paqësore të sërbëve dhe shqiptarëve në Kosovë e Metohi?” pyet Daçiq.

Ky i fundit tha se të gjithë jemi dëshmitarë se trashëgimia ortodokse shpirtërore sërbe në Kosovë është subjekt i sulmeve nga shqiptarët e Kosovës për dy arsye.

“Ata këtë trashëgimi e paraqesin si të tyren si objekte mesjetare shqiptare ose e paraqesin gënjeshtërsisht si bizantine apo ilire. Në shekullin XXI jemi dëshmitarë të fshirjes së historisë, shkatërrimit të objekteve të caktuara të Kishës Ortodokse Sërbe, përdhosjes së varrezave ortodokse dhe mohimit. të së drejtës së lirisë së besimit. A është ky parim i vetëvendosjes së njërit duke eleminuar tjetrin? Edhe në këtë veprim është evident qëllimi dhe synimi i Prishtinës për të fshirë gjurmët e gjithçkaje sërbe në Kosovë e Metohi. Shtoji këtu edhe trendin actual të sulmeve të shpeshta me motive etnike në festat fetare Plagosja e 11 vjeçarit Stefan Stojanoviq dhe kushëririt të tij 21 vjeçar Millosh Stojanoviq, mëkati i të cilit ishte festimi i Krishtlindjes ortodokse dhe largimi drejt pyllit për të mbledhur pemën e shenjtë të Krishtlindjes, ngelet pyetja se çfarë mesazhi po i dërgojmë popullsisë së mbetur në Kosovë e Metohi. Çfarë mundësish kemi krijuar për kthimin e 200.000 sërbëve të dëbuar nga Kosova? Cilat janë perspektivat për të mbeturit e komuniteteve joshqiptare?" nënvizon Daçiq

Zgjedhjet në veri shkojnë drejt pushtimit

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë ka sqaruar sesi sërbët në këto kushte braktisën institucionet kosovare dhe insistuan në formimin e BKS dhe kthimin e forcave shqiptare në veri të Kosovës.  

"Beogradi mbështeti këtë lloj proteste paqësore dhe i konsideron kërkesat e komunitetit sërb të logjikshme dhe legjitime. Dëshiroj t'ju kujtoj se gjatë vitit të kaluar dy herë është shkelur e drejta themelore demokratike e sërbëve të Kosovës e Metohisë, kur ata u penguan nga votimi në referendum dhe kur për herë të parë nuk u mbajt asnjë votim në zgjedhjet e 3 prillit, gjë që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Rezolutën 1244 dhe vendimet e OSBE. Paradoksalisht aktualisht udhëheqja e Prishtinës insistoi në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komuna me shumicë sërbe. Sërbia është plotësisht kundër mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme, sepse motivi i këtij vendimi të udhëheqjes aktuale të Prishtinës është plotësisht i qartë për ne-është një përpjekje e qartë për të hequr të drejtat përmes dhunës dhe kompetencat e komunitetit sërb dhe vendosjen e kontrollit të plotë. Dhe është dukshëm e qartë se një hap i tillë ka mbështetjen e një pjese të pakicës së fuqishme, sepse njohja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme paraqet një lloj disfate të demokracisë, më saktë paraqet pushtim të veriut të Kosovës e Metohisë. Ju kujtoj se zgjedhjet u mbajtën dhunshëm nën presion të madh në kontejnerët që u siguruan nga të njëjtët persona që qëllojnë në drejtim të sërbëve dhe joshqiptarëve të tjerë. Natyrisht, vetëm 13 persona të kombësisë sërbe dhe 1.566 shqiptarë votuan në zgjedhje të tilla nga gjithsej 45.095 persona”, tha Daçiq.

Ky i fundit të pranishmit i pyeti nëse ju duken normale dhe legale që gati 2% të vendosin për fatin e 98% të njerëzve në momentin e tensioneve të theksuara ndëretnike.

"Dhe e gjitha kjo në një kohë kur me forcë imponohet konsiderata për anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Europës. Ky shantazh dhe manovër politike për zvarritjen e formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe për saktësisht dhjetë vjet duhet të dënohet qartë dhe gjerësisht. Udhëheqja aktuale shqiptare nuk i interesojnë as statutet, e lëre më për vlerat e përbashkëta të institucioneve, anëtarësimin e të cilave duan t’a përdorin për të përmbushur qëllimet e tyre mondane politike. Prishtina padyshim që beson se precedenti i tyre tejkalon çdo të drejtë dhe se çdo lëvizje e tyre do të vazhdojë të jetë. Kjo ndoshta mund të jetë e vërtetë, sepse liberalizimi i vizave me BE që ka marrë, nuk përfshin sërbët e Kosovës e Metohisë përkundrazi, i diskriminon ata në raport me shqiptarët. Të gjitha mekanizmat e forcimit të parakohshëm të kapaciteteve të Prishtinës vetëm sa e komplikojnë dhe heqin më tej komunitetin sërb. Nëse mungesa e reagimit do të thotë miratim, atëherë me të drejtë fitohet përshtypja e legjitimimit dhe shpërblimit të destruktivitetit të lidershipit aktual të Prishtinës në presionin ndaj komuniteteve joshqiptare në Kosovë e Metohi. Besoj se do të pajtoheni se e gjithë kjo, vështirë se mund të hyjë në përkufizimin e kompromisit” tha Daçiq.

Procesi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës minon dialogun

Daçiq paralajmëroi se sjellja e Prishtinës pengon dialogun konstruktiv dhe kërkimin e një zgjidhjeje paqësore të situatës.

"Nga prezantimi im i deritashëm, keni pasur rastin të dëgjoni vetëm një pjesë të problemit dhe situatës së trazuar të sigurisë në Kosovë e Metohi, me të cilën pala tjetër qëllimisht po na pengon të përqendrojmë vëmendjen tonë të plotë në gjetjen e një kompromisi. Një vit është shumë dhe është e papranueshme të presësh 10 vjet për përmbushjen e detyrimeve të marra. Ne nuk duhet t'i neglizhojmë këto detyrime, sepse në këtë mënyrë, do t'i lëmë plotësisht të zhgënjyer njerëzit që jetojnë në Kosovë e Metohi. Duhet t'i përkushtohemi dialogut të sinqertë, por fatkeqësisht jam i bindur se edhe me këtë rast në prezantimin e përfaqësueses së Prishtinës, do të dëgjojmë një sërë akuzash ndaj Sërbisë lidhur me interpretimet në dukje të ndryshme të marrëveshjes së Ohrit, si dhe se fokusi do të jetë në pasojat e konfliktit në Kosovë e Metohi. Edhe me këtë rast do të ngarkohet përgjegjësia palës sërbe dhe Sërbia do të paraqitet si instrument i dikujt tjetër. Është interesant fakti që përfaqësuesit e Prishtinës flasin aq lehtë për patronazhin, si dhe se gjithmonë theksojnë përgjegjësinë e vetme të Sërbisë dhe Beogradit. Ajo që ata anashkalojnë, është zhurma që lë heshtja e tyre kur nuk dëgjohet asnjë fjalë për përgjegjësinë e tyre për situatën aktuale të sigurisë, por edhe për mospërmbushjen e detyrimeve të tyre, siç është formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe. Më duhet edhe një herë në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje të bëj thirrje për formimin e pakushtëzuar dhe urgjent të Bashkësisë së Komunave Sërbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Është e papranueshme që diskutimet për këtë temë të rëndësishme të nisin vetëm më 2 maj, ndërkohë që në të njëjtën kohë brenda Këshillit të Europës po kryhet një veprim që cenon drejtpërdrejt këtë dialog" ka thënë ministri i punëve të jashtme të Sërbisë.  

Kosova për Sërbinë është “sui generis” sepse ajo këtu ka lindur

Daçiq ka theksuar se për herë të 25-të para Këshillit të Sigurimit të OKB po flet sesa e rëndësishme është Kosova për sërbët.

"Populli sërb ka jetuar dhe jeton në Kosovë e Metohi ndër shekuj. Dhe do të jetojë... Këtë e dëshmon ndër të tjera trashëgimia jonë historike, kulturore dhe fetare, nga e cila ne nuk mund dhe nuk do të heqim dorë. Keni dëgjuar se kur doni të arsyetoni shkeljen e së drejtës ndërkombëtare për njohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, përdorni si alibi shprehjen sui generis. Është e vërtetë. Është e vërtetë që për Sërbinë, Kosova është sui generis. Këtu ka lindur Sërbia, këtu qëndron thelbi i historisë dhe ortodoksisë sërbe. Katër kishat mesjetare sërbe në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO janë në Kosovë e Metohi-Patriarkana e Pejës nga shekulli i 13-të, Virgjëresha e Ljevishkës nga viti 1307, Graçanica nga viti 1321 dhe Visoki Deçani nga viti 1335, të cilët janë në listën e trashëgimisë së rrezikuar botërore të UNESCO-s që nga viti 2006, dhe Deçani që nga viti 2021, janë në listën e shtatë monumenteve kulturore më të rrezikuara në Evropë. Banorët e Deçanit u sulmuan me granata, mbi kishat janë shkruar mbishkrime të Shtetit Islamik. Shqiptarët në Kosovë nuk respektojnë vendimet e gjykatave të tyre për pronën kishtare. Kreut të Kishës Ortodokse Sërbe, Porfirije i‘u ndalua hyrja dhe kryerja e ceremonive fetare në Kosovë, duke hyrë në Patriarkanën e Pejës, e cila është selia e Kishës Ortodokse Sërbe qysh prej shekullit XIII. Dhe kjo është demokracia, këto janë të drejtat e njeriut. Është e vërtetë që për Sërbinë, Kosova është sui generis. Pasi Jerusalemi është sui generis për hebrenjtë. Meqë Meka është sui generis për muslimanët. Pasi Vatikani është sui generis për katolikët. Prandaj këtu në selinë e OKB dua të them qartë se Sërbia nuk mund dhe nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e shpallur të njëanshme të Kosovës dhe as nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB” tha Daçiq.

Ky i fundit theksoi se ka përsëritur shumë herë se Sërbia dëshiron paqe, dëshiron të bisedojë dhe të kontribuojë në arritjen e normalizimit të kushteve të dëshiruara prej kohësh dhe bashkëjetesës paqësore të sërbëve dhe shqiptarëve.

Daçiq përsëriti kërkesën e Sërbisë që Karta e OKB, të zbatohet njësoj për të gjithë anëtarët e kësaj organizate.

“Sot, për fat të keq, të gjithë jemi të vetëdijshëm për pasojat e mbështetjes së shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Ne u përpoqëm të paralajmërojmë për efektet negative të një lëvizjeje të tillë, e cila u realizua, duke hapur kutinë e Pandorës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pavarësia e të ashtuquajturës Kosovë, çoi në turbulenca serioze në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndarje mes shteteve, si në nivel global, ashtu edhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe grupet politike. Pesëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së të ashtuquajturës pavarësi, dua t'ju them shumë qartë se 28 vende kanë tërhequr njohjen e Kosovës dhe se nga 193 anëtarë të OKB, vetëm 84 prej tyre e njohin atë “Nuk ka asnjë mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së” tha Daçiq.

Ky i fundit shprehu edhe një herë mirënjohjen e tij për “shumicën e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që nuk e njohën pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, të vetëdijshëm, siç jemi ne, për rrezikun që lëvizjet e njëanshme të çojnë në shkeljen e sovranitetit dhe integriteti territorial të një shteti çka mund të përhapet tek rajone dhe vende të tjera në botë".