Zijade: Nevojshmëri ulja e nivelit të mosbesimit dhe retorikës nxitëse

Karolin Zijade
Burim: Unmik

Shefja e UNMIK Karolin Zijade u bëri thirrje palëve të përfshira në bisedime të ngrenë nivelin e mirëbesimit dhe shtoi se duhet të ndërmerren hapa për të siguruar që policia dhe gjyqësori të jenë plotësisht të izoluara nga ndikimi politik. Këtë ajo e ka bërë të ditur në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"Është e nevojshme ulja e nivelit të mosbesimit dhe retorikës nxitëse" ka thënë përfaqësuesja e sekretarit të përgjithshëm të KB në Kosovë, në seancën e KS të KB që u mbajt për situatën në Kosovë.

Zijade ka thënë që të avancohet një hap, mund të përfaqësohet përmes nënshkrimit të Deklaratës së përbashkët për personat e humbur.

"Kjo do t'u jepte familjeve nga të dyja palët një shanc për përgjigje për të dashurit e tyre" tha ajo.

Zijade gjithashtu bëri thirrje për "shqyrtim të mirë të Projektstatutit të Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe".

Kjo seancë rastis me përvjetorin e disa ngjarjeve të rëndësishme, përfshirë samitin në Selanik, i cili përvijoi të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor saktësisht 20 vite më parë dhe dhjetë vjet pas marrëveshjes së parë në Bruksel.

"Aksionet dhe reagimet e zvarritën Prishtinën dhe Beogradin tej rrugës së planifikuar. Kjo është një gjë që liderët duhet t’a ndryshojnë" tha Zijade.

Kjo e fundit paralajmëroi frustrimin mes qytetarëve shkaktuar nga e ardhmja e pasigurtë dhe u shpreh se KB do të qëndrojë në anën e atyre që dëshirojnë të ardhme të ndritshme dhe të qëndrueshme.

“Fokusimi i vazhdueshëm i vëmendjes në parimet dhe deklaratat që u konfirmuan bashkarisht më 27 shkurt në Bruksel dhe u shtjelluan më tej më 18 mars në Ohër, duhet të ndiqet me lidership të guximshëm” theksoi Zijade.

Kjo e fundit gjithashtu inkurajoi liderët që të komunikojnë qartësisht dhe në vazhdimësi me qytetarët për çështje që prekin jetën, përfshirë paanshmërinë e institucioneve gjyqësore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ajo theksoi se nevojitet komunikim i qartë dhe i vazhdueshëm me publikun për çështje që prekin jetën e tyre dhe të drejtat e njeriut.

"Këto janë çështje ashtu sikurse shpronësimi, si mundësi e llogaritjes në institucionet e paanshme gjyqësore. Nevojitet zvogëlimi i mosbesimit dhe pasiguria që ndjejnë banorët e zakonshëm në të dy anët e lumit Ibër. Nevojitet shmangia e retorikës akuzative dhe frika duhet të zëvendësohet me arsye konkrete për besim dhe optimizëm” tha Zijade.

Shefja e UNMIK përmendi edhe “zbatimin paqësor të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 23 prillit” në veri të Kosovës. Në të njëjtën kohë, ajo tha se duhet të adresohen çështjet e përfaqësimit dhe u bëri thirrje liderëve dhe institucioneve të zgjedhura që të përmbushin interesat e popullsisë.