Daçiq: Nëse është e saktë se Kosova do të pranohet në Këshillin e Europës, nuk do të shkoj në Strazburg
Ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq ka thënë sot se nuk ka në mendje të udhëtojë të martën drejt Strazburgut me rastin e 20 vjetorit të pranimit të Sërbisë në Këshillin e Europës, nëse një ditë më pas do të vihet në lëvizje procedura për pranimin e Kosovës në këtë institucion, transmeton RTV.
Në një konferencë për mediat fill pas takimit me ministrin e punëve të jashtme të Gabonit Joland Nijonde, Daçiq tha se në 10 vjetorin e marrëveshjes së Brukselit, bëhet e ditur nga Komiteti i ministrave të Këshillit të Europës se do të fillonte procedurat për pranimin e Kosovës në këtë institucion.
"Çfarë mesazhi është ky? Ky është poshtërim dhe mesazh që Kosova mund të bëjë çtë dojë. Nëse këto thënie janë të sakta sigurisht nesër nuk do të shkoj në Strazburg" ka thënë Daçiq dhe shtoi se "në Këshillin e Europës asnjëherë nuk është pranuar diçka që nuk është shtet".
Daçiq thekson se është e pamundur që njëra palë mbron integritetin territorial të Ukrainës dhe nga ana tjetër rrënon integritetin territorial të Sërbisë.
"Nëse dikush mendon se ne do të mbështesim apo punojmë për këtë, mendoj se është absolutisht në udhë të gabuar" tha Daçiq.
Ky i fundit nga ana tjetër ka pyetur se deri ku ka arritur Prishtina me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe në Kosovë.
"Kanë dhjetë vite që gënjejnë se do t’a formojnë. Një mesazh i tillë shtron çështjen e qëndrimit të mëtejshëm të Sërbisë ndaj Këshillit të Europës, me pjesëmarrjen e presidentit Vuçiq, i cili ndodhet në samitin e Islandës. Ne sigurisht nuk do të lejojmë ndokënd që të poshtërojë Sërbinë" ka thënë Daçiq.
Ky i fundit shton se nuk ka dijeni nëse në rendin e ditës në Strazburg do të jetë pranimi i Kosovës, por Sërbia nuk do t’a lejojë që "konstruktiviteti i saj të përkthehet si dobësi".
"Ne këtë nuk do t’a lejojmë. A duhet që Kosova, 10 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe refuzimit të detyrimit për formimin e BKS duhet t’i jepet çmim me fillimin e procedurës për pranimin e tyre. Kjo është kaq faull, është e pafalshme" ka thënë Daçiq.
Ky i fundit ka thënë se Sërbia dëshiron të avancojë bashkëpunimin me Gabonin mbi të gjitha në fushën e ekonomisë dhe arsimit dhe të vlerësojmë mbështetjen që vendi i jep integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë.
Daçiq theksoi se Sërbia çmon marrëdhëniet e hershme me Gabonin dhe se do të bëjë çmos që në tetor të shënohet zyrtarisht 50 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.
“Në këtë drejtim, dëshirojmë që marrëdhëniet tona që janë miqësore t'i transformojmë në bashkëpunim më të mirë për tema të tjera që janë me rëndësi jetike për qytetarët e Sërbisë dhe Gabonit” tha Daçiq.
Shefi i diplomacisë sërbe theksoi se bashkëpunimi aktual mes dy vendeve është shumë modest kur ekonomia është në rrugën e duhur, por egzistojnë shumë hapësira për përmirësim dhe se ka një perspektivë të madhe për të qenë më mirë në të ardhmen.
"Ne dëshirojmë të rrisim bashkëpunimin tonë ekonomik. Shkëmbimi ynë i tregtisë së jashtme është jashtëzakonisht i vogël. Ai arrin në më pak se dhjetë milionë në vit" tha Daçiq.
Ky i fundit bëri të ditur se delegacioni i Gabonit, me në krye Nijonde, në ditët vijuese do të takohet me ministren e bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Jelena Tanaskoviq, por do të bisedohet edhe për fushën e arsimit.
“Egzistojnë një sërë temash të tjera që duhet t'i përgatisim drejt jubileut 50 vjeçar të marrëdhënieve tona diplomatike” tha Daçiq.
Ai kujtoi se presidenti sërb Aleksandar Vuçiq dhe ai i Gabonit Ali Bongo Ondimba u takuan në Nju Jork në shtator dhe diskutuan për forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.
0 komentet