Vuçiq me Zijade: Është thelbësore që çështja e Kosovës e Metohisë të vazhdojë të shqyrtohet në Këshillin e Sigurimit të OKB

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka pritur sot përfaqësuesen speciale të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shefen e UNMIK Karolina Zijade dhe me këtë rast ka theksuar se Sërbia zotohet në respektimin e principeve të së drejtës ndërkombëtare. Siç bën të ditur shërbimi për marrëdhëniet me mediat pranë presidentit të Republikës, Vuçiq ka shtuar se Sërbia zotohet për zbatimin e detyrimeve që rjedhin nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku u themelua edhe Unmik duke shtuar se është thelbësore që çështja e Kosovës të vazhdojë të shqyrtohet me prioritet në Këshillin e Sigurimit të OKB ku bashkësia ndërkombëtare të informohet në mënyrë transparente për situatën në terren.
Zijade ka thënë se Unmik, në përputhje me mandatin e vet, respekton aktin e KB dhe Rezolutën 1244, si dhe zotohet në respektimin e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, thuhet në deklaratë.
Siç thuhet më tej, Vuçiq gjithashtu ka thënë se vijimi i angazhimit të Unmik është i nevojshëm mbi të gjitha siç deklaroi, për pasigurinë permanente që egziston në Kosovë ku është karakterizuar nga incidente të shumta.
"Beogradi është plotësisht i përkushtuar ndaj dialogut, siç dëshmohet edhe nga vullneti i demonstruar për të vazhduar negociatat në Bruksel, si dhe përpjekjet e përgjithshme në kërkimin e zgjidhjes së krizës së imponuar nga pala kosovare duke ndërmarrë hapa të njëanshme. Ne i konsiderojmë të papranueshme sulmet e shpeshta ndaj serbëve, pronave apo trashëgimisë së tyre pasi është vendimtar reagimi në kohë apo dënimi i provokimeve nga ana e Kombeve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar” ka theksuar Vuçiq duke ofruar shpresë se Sërbia mbron me sukses paqen dhe stabilitetin.
Vuçiq theksoi gjithashtu se Sërbia është e përkushtuar në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, i cili kontribuon direkt në procesin e pajtimit.
0 komentet