Daçiq: Nuk ka njohje të pavarësisë së K&M, as pranim në Kombet e Bashkuara
Ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq ka thënë sot në Kuvendin e Sërbisë se politika e udhëheqësisë shtetërore të Sërbisë në lidhje me Kosovën, është e qartë dhe se nuk ka njohje të pavarësisë së Kosovës dhe as hyrje në KB, transmeton RTV.
Daçiq ka thënë se këtë e përsërit si pasojë e manipulimve dhe interpretimeve të shumta rreth kësaj.
Ministri thekson se Sërbia po ndërmerr vetëm atë çfarë është e pëlqyeshme me politikën shtetërore.
"Unë jam dëshmitar okular e gjithë asaj çka ndodhur në vitin 2012. Atëherë negociatat dhe dialogu u vendosën në Bruksel. Marrëveshja e Brukselit u nënshkrua në mirëbesim se sërbët do të kishin institucionet e veta në K&M. Kur në anën tjetër ke dikë që udhëheq dialogun, i cili duhet të jetë partner i besueshëm, dhe ky është BE, atëherë merr pjesë në të apo jo, dhe falë marrëveshjes së Brukselit, Sërbia fitoi çeljen e negociatave për anëtarësim në BE” thekson Daçiq.
Ky i fundit kujton se 28 vende kanë tërhequr njohjen e Kosovës duke shtuar se ata sot nuk kanë 84 vota në KB, ndërsa para 10 viteve ky numër ishte diku tek 110.
0 komentet