Daçiq pas takimit me Borelin dhe Llajçakun: Kuptuan se cilat janë linjat e kuqe të Beogradit

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Nënkryetari i parë i Qevrisë së Sërbisë dhe ministër i jashtëm Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në Bruksel pas takimit me shefin e diplomacisë europiane Zhosef Borel dhe të dërguarin special të BE për dialog Mirosllav llajçak, se Beogradi është i vendosur të bëjë gjithçka që të marrë përsipër interesat nacionale dhe shtetërore për të vazhduar rrugën europiane në përputhje me politikën e Bashkimit Europian, transmeton RTV.

Daçiq bëri të ditur se Borel dhe Llajçak vurën në dukje rolin mjaft konstruktiv dhe të përgjegjshëm të presidentit të Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, kur bëhet fjalë për bisedimet e fundit të zhvilluara në Beograd, rreth dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Borel dhe Llajçak vurën në dukje qasjen e përgjegjshme të Sërbisë, si dhe dëshirën se në periudhën vijuese nuk do të merren me zgjidhjen e konflikteve të përditshme të cilat ndodhin në Кosovë e Metohi ku për mendimin tonë nuk përjashtohet përgjegjësia e Albin Kurtit veçse të tentojmë të nënshkruajmë marrëveshje që do të sjellë garanci të qëndrueshme dhe mundësuar paqe dhe stabilitet në rajon” ka thënë Daçiq.

Ky i fundit shtoi se zyrtarët nga Brukseli ripërsëritën atë që Vuçiq ka thënë, që Beogradi është i gatshëm të punojë për implementimin e plamit fillestar, ashtu sikurse ua ka përmendur qartë se kush janë vijat e kuqe, të cilat janë anëtarësimi i Kosovës në OKB, si dhe formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe çka nuk duhet të kontestohet.

Daçiq ka bërë të ditur se Boreli ka rikujtuar pikërisht në godinën në Bruksel ku sot u zhvillua takimi, nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit me kërkesë të Ketrin Eshton dhe të gjithë faktorëve të tjerë ndërkombëtarë.

“Janë ata që shpikën Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe pas 10 vitesh pas kësaj, për ne është absolutisht e papranueshme që kushdo të flasë rreth saj që nuk mund të formohet BKS”, tha Daçiq.

Ai tha se ajo që dëgjohet nga Prishtina ende vlerësohet shumë negativisht, por, përkundër kësaj, thekson ai, roli i Beogradit do të jetë konstruktiv, sepse nevojitet paqja, stabiliteti dhe mbrojtja e interesave kombëtare dhe shtetërore.

I pyetur se cilat janë hapat e ardhshëm në vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, Daçiq tha se mbetet të shihet nëse është e mundur formimi i BKS dhe kjo, nënvizoi ai, është pyetje për Prishtinën.

Duke kujtuar deklaratën e Vuçiqit, i cili tha se Sërbia pret që dialogu të vazhdojë dhe se do të luajë një rol konstruktiv, ai tha se në të gjitha takimet zyrtare në BE është vlerësuar si rol dhe qëndrim pozitiv i Beogradit.

Kur bie fjala për harmonizimin e politikës së jashtme të Sërbisë me BE, Daçiq ka ripërsëritur se këtu nuk është fjala me një përcaktim vlerash në lidhje me marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës, por për "reflektime që ka çështja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sërbisë kur vjen fjala për pozicionin në organizata dhe institucione të tjera ndërkombëtare, pra marrëdhëniet e Sërbisë me vendet që mbështesin qëndrimin e Sërbisë për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe një nga ato shtete është Rusia”.

Lidhur me marrëdhëniet mes Sërbisë dhe BE, Daçiq tha se konkluzioni i përgjithshëm është se bashkëpunimi operacional duhet të përmirësohet dhe tregoi shembuj pozitivë të marrëdhënieve me BE.

“Kjo do të thotë që ne përpiqemi të themi gjithçka për të cilën nuk pajtohemi në atë mënyrë që të mos krijojë përshtypje negative për Bashkimin Evropian dhe se në marrëdhëniet me të, duhet të flasim më shumë për avantazhet, perspektivat dhe çfarë në të vërtetë u ofrohet qytetarëve”.

Daçiq thekson se komisarja europiane për punët e brendshme Ilva Johanson, ka çmuar pozitivisht harmonizimin e vizës politike të Sërbisë me atë të BE, ashtu sikurse ka njoftuar për një vizitë të afërt në Beograd dhe bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.