Daçiq: Qasja e Vuçiqit për çështjen e Kosovës e vetmja racionale dhe shtetërore, nevojitet initet
Nënkryetari i Qeverisë së Sërbisë dhe ministri i punëve të brendshme Ivica Daçiq ka thënë sot se qasja e presidentit Aleksandar Vuçiq ku prezantoi hapat dhe kërkesat e Sërbisë në lidhje me situatën në Kosovë-është e vetmja racionale dhe shtetërore dhe tha se vendit i nevojitet domosdoshmërisht unitet shtetëror në luftën për interesat kombëtare.
Daçiq i cili ndodhet për vizitë në Hong Kong në fund të qëndrimit disaditor në Kinë, ka theksuar se populli sërb në Kosovë si dhe mbarë Sërbia ndodhet në periudhë të vështirë.
"Dëshiroj të shpreh mbështetje të plotë për qëndrimet dhe qasjen në të cilat theksoi presidenti Vuçiq në deklaratën e tij. Kjo është e vetmja qasje racionale e shtetërore ndaj çështjeve dhe problemeve që egzistojnë në Kosovë e Metohi. Në të tilla kushte është me rëndësi të madhe të egzistojë uniteti shtetëror dhe stabiliteti politik", ka nënvizuar Daçiq. Sikurse tha vetëm nëse Sërbia është stabile, atëherë ajo është e fortë. Por nëse është jostabile dhe e ndarë-ajo është e dobët dhe ky shtoi ai, është synimi i ndonjë faktori të huaj, faktor ndërkombëtar që këtë e bën përmes partive politike opozitare që udhëheqin politikë antisërbe dhe antishtetërore.
"Detyrimi është që të gjitha personat e përgjegjshëm dhe partitë të jenë pjesë e unitetit shtetëror dhe stabilitetit politik. Ndaj dhe i ofroj mbështetje politike Aleksandar Vuçiqit në mbrojtjen e interesave kombëtare e shtetërore", ka thënë Daçiq.
Duke përmbledhur rezultatet e vizitës në Kinë, Daçiq konstatoi se ishte mjaft e suksesshme pasi në të gjitha bisedimet është theksuar partneriteti strategjik dhe miqësi e çeliktë mes dy vendeve bazuar mes të tjerash edhe në raportet jashtëzakonisht miqësore mes presidentëve Vuçiq dhe Si.
Në këtë kuptim Daçiq ka theksuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme mbështetja dypalëshe për çështjet që kanë rëndësi për Kinën dhe Sërbinë-çështjen e integritetit territorial, pra çështja e “një Kine të vetme” dhe integritetin territorial të Sërbisë.
"Ata janë mjaft mirënjohës për qëndrimin tonë, ndërsa ne u jemi mjaft mirënjohës në atë çka kanë qasje jashtëzakonisht pozitive dhe kemi mbështetje shumë të madhe dhe në Këshillin e Sigurimit të KB kur është fjala për çështjen e Kosovës e Metohisë", nënvizoi Daçiq.
Ky i fundit tha se bashkëbiseduesit e tij në Kinë, i ka njohur me gjendjen dhe terrorin që po ndërmerret ndaj popullit sërb në Kosovë dhe me mosrespektimin e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare çka e ka sjellë Sërbinë në një gjendje mjaft të rënduar pasi besonte tek bashkësia ndërkombëtare se ajo do të qëndronte pas nënshkrimeve të saja.
"Na nevojitet dhe është mjaft e rëndësishme mbështetja e Kinës në Kombet e Bashkuara dhe sigurisht që mbështetjen e tyre e kemi“, ka theënë ministr Daçiq.
Ky i fundit nisi vizitat në Pekin me minisrin kinez të sigurisë publike, pas të cilit në Lianjungangu mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të sigurisë në të cilën asistonin rreth 30 ministra të punëve të brendshme nga mbarë bota dhe kryetari i Interpolit.
Daçiq mori pjesë dhe në stërvitjen e përbashkët të njësive speciale të policive të Sërbisë dhe të Kinës ku vitin e ardhshëm do të mbahet në Sërbi. Ndërkaq momentalisht në Kinë qarkullojnë patrullime të përbashkëta të policive të dy vendeve.
Daçiq ishte i ftuar dhe tek kompania Huauej, ndërsa vizitën e përfundoi në Hong Kong ku për herë të parë u shënua që një përfaqësues politik i Sërbisë viziton këtë zonë administrative speciale të Kinës ku sikurse tha ministri, u çel hapësirë e re për bashkëpunim.
Vizita ishte jashtëzakonisht e suksesshme me synim përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale në interes të Kinës dhe Sërbisë” konkludoi Daçiq.
0 komentet