Daçiq: Sërbët në Kosovë jetojnë në gjendje të rrezikut permanent, nuk do t’a njohim pavarësinë as eksiciplidisht dhe as implicidisht

Ivica Dačić prijem za ambasadore
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq ka thënë sot se çështja e Kosovës për Sërbinë është çështje e interesit më të lartë kombëtar dhe shtetëror dhe shtoi se sërbët në Kosovë jetojnë në gjendje të rrezikut permanent. Ai përsëriti edhe një herë se as eksiciplidisht dhe as implicidisht nuk do njihet shpallja e pavarësisë së njëanshme e Kosovës. Daçiq ka folur në pritjen e Vitit të Ri organizuar për diplomatët në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Beograd, duke vlerësuar se situata në Kosovë është jashtëzakonisht e rëndë dhe komplekse.

"Çështja e Kosovës dhe Metohisë për ne është çështje e rëndësisë më të madhe shtetërore e nacionale. Fatkeqësisht situata në krahinën tone jugore është jashtëzakonisht e vështirë e komplekse, sërbët në K&M jetojnë në gjendje të rrezikut permanent, me tension e pasiguri, të privuar nga të drejtat elementare të njeriut dhe nën frikë të vazhdueshme për jetën e tyre”, tha Daçiq.

Përveç faktit se kthimi në Kosovë ende nuk është bërë i mundur për më shumë se 200 mijë persona të shpërngulur brenda vendit, siç tha Daçiq, shqetësim më shumë janë të dhënat se vetëm gjatë vitit e kaluar 13% e sërbëve braktisën Kosovën dhe kjo për shkak të terrorit dhe presionit të vazhdueshëm që Prishtina ushtron ndaj popullatës sërbe.

“Për këtë për ne ka rëndësi thelbësore që të sigurojmë pa kushte mbijetesën dhe sigurinë e komunitetit sërb në K&M ndaj dhe mbetemi faktor konstruktiv në dialog, pavarësisht faktit se Prishtina prej më shumë se një dekade ka refuzuar me këmbëngulje përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra më herët” thotë shefi i diplomacisë sërbe.

Daçiq ka theksuar se Sërbia nuk do t’a njohë pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

"Edhe një herë po e përsëris-nuk do t’a njohim pavarësinë e shpallur njëanshmërisht të Kosovës as eksiciplidisht dhe as emplicidisht dhe as nuk do të lejojmë që krahina jonë jugore të bëhet anëtare e KB. Sërbia ka të njëjtën të drejtë si çdo vend tjetër në botë për të të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vet territorial”, theksoi ai.

Shefi i diplomacisë sërbe shton se pikërisht për këto arsye Sërbia do të vazhdojë të insistojë në pajtueshmërinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.