Daçiq: Zgjedhjet janë të rëndësishme për stabilitetin politik të Sërbisë
Kryetari i Partisë Socialiste të Sërbisë Ivica Daçiq ka thënë se zgjedhjet janë mjaft domethënëse pasi është e rëndësishme që në periudhën pasuese Sërbia të ketë stabilitet politik dhe unitet shtetëror, transmeton RTV.
"Do doja të tërhiqja vëmendjen se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, pasi Sërbia ndodhet në periudhë vendimtare kur në rendin e ditës do të jenë temat më të rëndësishme të rëndësisë kombëtare dhe shtetërore dhe është shumë e rëndësishme që Sërbia të ketë stabilitet politik dhe unitet kombëtar në periudhën e ardhshme”, tha Daçiq.
Ky i fundit shtoi se zgjedhjet janë të rëndësishme edhe për Partinë Socialiste të Sërbisë, të ardhmen e saj dhe vendin që do të ketë në skenën politike.
"Jemi të gatshëm të jemi sa më të përgjegjshëm për zhvillimin e mëtejshëm të Sërbisë. Shpresoj në rezultat të mirë zgjedhor dhe vazhdimin e politikës së suksesshme që është në interes të Sërbisë dhe popullit mbarë. Që mbrëmja e sotme të jetë festë e demokracisë. Jam i bindur në fitoren e koalicionit tonë së bashku me partnerët tanë të PPS (SNS)" ka thënë Daçiq.
0 komentet