Daçiq: Vuçiq në Këshillin e Sigurimit dëshmoi qartë se çfarë po ndodh në Kosovë dhe kush është fajtor
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq në fjalimin e mbajtur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjithçka mati më së miri dhe në mënyrë të qartë, historikisht të rëndësishme, tregoi se çfarë po ndodh në Kosovë dhe kush është fajtori dhe krijuesi i gjithë kësaj, vlerësoi ministri i jashtëm i Sërbisë, Ivica Daçiq.
Ky i fundit theksoi se madje dhe analistët shqiptarë nga Kosova tregojnë se politika e Kurtit për të shkaktuar incidente të përhershme shkon deri aty saqë Kosova të gjendet si temë në Këshillin e Sigurimit të KB dhe ky në një lloj konflikti me qëndrimet e atyre që mbështesin pavarësinë e saj.
Ai për TV Tanjug tha se Vuçiq ka thënë se në Kosovë po krijohen kushte sistematike për zhdukjen e një grupi etnik, një populli dhe numëroi çka është bërë kundër sërbëve, ku prej të cilës shikohet se ka elemente të genocidit.
“Kjo është fjalë e preferuar që e përdor Albin Kurti kur flet rreth Sërbisë... Sërbë ka më pak në Kosovë, ndërsa shqiptarë pavarësisht pretendimeve për genocid, ka më shumë se para genocidit të supozuar... Epo, atëherë kush po bën gjenocid kundër kujt”, pyeti Daçiq dhe kujtoi se në Prishtinë në vitin 1991 jetonin 40,000 sërbë, por tani janë vetëm disa qindra, ndërsa në Prizren ka 20 ose 30 në vend të më shumë se 10,000 që kish.
Daçiq tha dhe se spastrimi etnik i sërbëve mori vrull për shkak të të gjitha lëvizjeve të Prishtinës, e cila dëshiron të tregojë se nuk ka perspektivë që sërbët të jetojnë në Kosovë.
Kur është fjala për vetë seancën e Këshillit të Sigurimit, Daçiq tha se ishte sukses i madh që u mbajt pasi përkundër përpjekjeve të Sërbisë për t’a mbajtur çështjen e Kosovës në fokusin e Kombeve të Bashkuara, shumë vende në Perëndim dëshirojnë të flitet sa më pak për të..
Daçiq ka speguar se këtë herë nuk u mbajt as votim në Këshillin e Sigurimit nëse seanca do të thirrej me kërkesë të Sërbisë, por Guajana e ka bërë vetë, gjë që ka të drejtë t’a bëjë si kryesuese.
“Kur mbërrin kërkesa, 15 anëtarët e KS të KB veçanërisht pesë të përhershmet vlerësojnë nëse u intereson t’a kenë në rendin e ditës. Atëherë nuk ka veto, duhen nëntë për të 'shtyrë' diçka... Kam biseduar me shumë ministra të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Këshillit, ndërsa ministri i Guajanës më tha se do të udhëzojë Misionin e vet që pa votim të thërrasë çeljen e seancës. Për këtë falenderoj Guajanën, pasi po të mos ishte ai vend, çështja do të ishte, nëse do të kishte seancë dhe a do të ishte e hapur. Fituam mik të ri”, tha Daçiq.
Ky i fundit shtoi se ka qenë këndshëm i befasuar nga fjalimi i shefes së UNMIK e cila ka numëruar gjëra të rëndësishme.
Në konstatimin se të gjithë anëtarët vlerësuan se vendimi për dinarin nuk kontribuon tek stabiliteti dhe kërkuan shtyrjen e tij, Daçiq tha se askush nuk ikën nga ajo se ka zgjidhje të qëndrueshme dhe se Beogradi prej vitesh përpiqet të jetë konstruktiv, por problemi qëndron në aktet e njëanshme të Prishtinës.
“Dëgjova të gjithë folësit dhe është e saktë që të gjithë shprehën kërkesën që vendimi të shqyrtohet edhe një herë, të shtyhet, ndërsa ne zotohemi se rreth kësaj as të mos merret parasysh, por madje edhe në Prishtinë që Kurti arriti të bashkojë Perëndimin kundër tij, pasi në seancën e Këshillit të Sigurimit e kundërshtuan edhe aleatët, çka nuk ka qenë deri më tani rast” tha Daçiq.
komentet