Vuçiq: Domethënëse që 13 nga 15 anëtare të Këshillit të Sigurimit të KB shprehën divergjenca me lëvizjet e Kurtit

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot në Nju Jork se në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Sërbia në kushte jo të lehta bëri atë që ishte e mundshme dhe me ndershmëri dhe respekt luftoi dhe përfaqësoi interesat e vendit dhe theksoi se është domethënëse që 12 apo 13 vende anëtare të Këshillit të Sigurimit nga gjithsej 15, shprehën divergjenca me lëvizjet e Albin Kurtit, veçanërisht në lidhje me ndalimin e dinarit.
Vuçiq tha për TV Pink, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të KB Antonio Guteresh se në atë bisedë analizuan seancën e mbrëmshme, e cila, thekson ai, ka qenë shumë e rëndësishme.
“Kemi mundur të shikojmë se çfarë pozicioni jo të lehtë jemi për shkak të sjelljes së Prishtinës, por edhe të shikojmë se çfarë mendon një pjesë e konsiderueshme e botës dhe sa miq të vërtetë kemi me vendin tonë. Dhe të shikojmë se madje aty 12 apo 13 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit shprehën divergjenca me lëvizjet e Kurtit, mbi të gjitha rreth dinarit”, tha Vuçiq.
Këto, tha ai, janë gjëra të rëndësishme për Sërbinë dhe mesazhe të mira.
“Kemi luftuar me nder dhe ndershmëri për të përfaqësuar Sërbinë”, ka shtuar Vuçiq.
Ky i fundit vuri në dukje se situata nuk është e thjeshtë, sepse në fërkime dhe konflikte gjeopolitike gjithmonë egziston presion i shtuar ndaj vendeve si Sërbia, sepse thotë ai, të gjithë do të duhej të përballeshin me të metat, sepse me të mëdhenjtë nuk munden.
“Përveç kësaj, duhet të kujdesemi për sërbët në Kosovë e Metohi, ku nuk kemi qeveri efektive, të mos i rrezikojmë, t'ua ruajmë jetën dhe në të njëjtën kohë t'i financojmë që të mund të mbijetojnë dhe brezat e ardhshëm të mund t’a shikojnë jetën në K&M. Në kushte jo të lehta kemi bërë atë që ishte e mundur", tha Vuçiq.
Ky i fundit tha se me Guterresh ka biseduar edhe rreth situatës gjeopolitike dhe zhvillimet në rajon.
"Nënshkruam marrëveshje të nivelit të lartë për shumë çështje, kam mësuar shumë gjëra nga ai, rreth lëvizjeve në botë. Ishte shumë e dobishme", tha Vuçiq.
Ky i fundit shtoi dhe se tani po analizohet gjithçka që kanë thënë përfaqësuesit e ndryshëm në seancë.
“Të shikojmë se çfarë do të ndodhë në vijim pas këtyre mesazheve. Amerikanët kërkuan shtyrjen e vendimit për dinarin për katër muaj, kështu që do të shikojmë se si do të reagojë Prishtina. Ato gjëra nuk janë të parëndësishme”, tha Vuçiq.
Rezolutat shkojnë e vijnë, turpi i opozitës mbetet përjetësisht
Duke komentuar Rezolutën e Parlamentit Europian të miratuar dje, e cila kërkon hetim ndërkombëtar rreth zgjedhjeve në Sërbi, Vuçiq tha se kjo nuk është "as rezoluta e parë dhe as e fundit" e cila gjithësesi duhet t’i kushtohet rëndësi dhe të shikohet se çfarë kërkohet prej Sërbisë, por dhe se rezolutat “shkojnë e vijnë”, ndërsa turpi i opozitës do të mbetet përjetësisht pasi kjo është kundër vendit të vet-kjo nuk shkon.
“Nëse dikush ju thotë se keni faj që janë shpallur zgjedhjet, dhe keni dashur të fitoni ndaj opozitës, nuk e di në cilën mënyrë…..A po bëjnë shaka apo e kanë seriozisht? Po këto parti të cilat shkuan në PE të ankohen, më kanë kërkuar me shkrim që të shpall zgjedhjet... Pra, gënjeshtër direkte”, tha Vuçiq.
Ky i fundit për akuzat ndaj Sërbisë dhe deklaratat e disa europarlamentarëve si Klemen Groshelj, se janë tronditur nga brutaliteti i forcës ndaj studentëve, ai tha se nuk mund t’a kuptojë se dikush “është kaq gënjeshtar pasi kjo është surreale”.
“Ata që “vrasin zotin” në këdo që vjen, ulen në asfalt, rrinë e heshtin para ndonjë institucioni... i arrestoni 1000, 2000 si copë, jo njerëz... Ata e thonë këtë, ndonëse policia jonë dy orë e 15 minuta duroi sulmet më të rënda, disa policë u plagosën, kur tentuan të hyjnë me shkopinj me forcë në Kuvendin e qytetit... Çfarë mund të thuash veç se janë gënjeshtarë”, shtoi Vuçiq dhe deklaroi se “nëse këto janë argumentet e tyre, mund t’a imagjinoni se çfarë janë në pretendimet për parregullsi zgjedhore”.
“Rezolutat shkojnë e vijnë, ndërsa turpi i tyre do të jetë i përjetshëm, sepse kjo kundër vendit tuaj nuk shkon. Ne në opozitë nuk jemi sjellë kështu. Kjo është shprehje e dobësisë së madhe të partive të ish-regjimit. të cilat po tentojnë të manipulohen nga një dorë tjetër nga jashtë, si marioneta, i sjellin në pushtet, sepse paratë e tyre janë më të rëndësishme se e ardhmja e vendit”, tha Vuçiq.
Ky i fundit ka vënë re dhe se partitë opozitare po kërkojnë që emri i tij të mos jetë më në listën zgjedhore, duke thënë se kjo është e pakuptimtë, me vërejtjen ironike se rezulton se “është turp që krimineli dhe vrasësi më i keq mundet lehtësisht”.
“Thuhej-nëse na ndihmoni t’a heqim emrin e Vuçiqit nga lista, të garantojmë se do t’a mposhtim në disa fusha. Kush e garanton këtë? Se duhet t’i plotësoni paratë e investuara për ju, që të hiqni ata që zgjedh populli, që ju t’u përshtatet dikush tjetër...? Ndërsa Tadiq kur ishte kryesues i listës, nuk ju interesoonte...”, tha Vuçiq.
Ai tha se vetëdija koloniale dhe mentaliteti i nënshtruar nuk do të mund t‘a mposhtin kurrë shpirtin liridashës në Sërbi.
Ai shtoi se nuk dëshiron t'i shërbejë askujt, as në Bruksel, por vetëm popullit sërb dhe se me Brukselin ka marrëdhënie korrekte, aq sa nevojitet.
“Me të gjithë bisedojmë pasi Sërbia është në rrugën europiane, ndonëse po luftojnë fort për sanksione, pasi nuk e duan Sërbinë të fortë, mbi të gjitha ekonomikisht. Do t’a fitoja çmimin Nobel vetëm për t’a njohur Kosovën dhe të vendos sanksione ndaj Rusisë, do të isha lideri më i madh botëror, vizionar europian... Ndërsa vizioni im është Sërbia e të ardhmes. Më intereson Sërbia, nuk jam kandidat për Komisioner në BE", tha Vuçiq.
Lidhur me kritikat e Viola fon Kramon, ai tha se ajo “aq shumë e do Sërbinë, aq sa dëshiron që Sërbia të njohë Kosovën, që sërbët të shpallen komb genocidist, të vendosin sanksione ndaj Rusisë, por të udhëheqim luftën e tyre në “frontin e lindjes” dhe kjo të jemi të parët në sulmin nga Rusia dhe që pas nesh mos të ketë njeri tjetër”.
Për opozitën tha se atij nuk i bërën asgjë, por shpifën për vendin e tyre, shkatërruan imazhin e vendit të tyre.
"Ata nuk i kanë bërë asgjë të nderuar dhe të mirë vendit tonë. Ata nuk e duan Sërbinë. Ata janë për Sërbinë pa Kosovën, për Sërbi që do t'u shërbejë interesave të të huajve. Jam krenar që pengoj ata që duan të kolonizojnë Sërbinë”, tha ai.
Vuçiq, i pyetur nëse e dinte se ku shkoi Albin Kurti pas Nju Jorkut, tha se e dinte se nuk mund të shkonte tek sekretari i përgjithshëm i KB Antonio Guterresh, ku ai ndodhej.
"Në KB mund të hysh vetëm me leje speciale. Mund të bëjë vetëm foto kartoline përballë Ist River ku ndodhet selia e KB. Kështu do të mbetet. Duhet të jetë kthyer me nxitim" konstatoi ai.
Në konstatimin se ka udhëtuar për në Shkup në panelin në të cilin do të marrë pjesë edhe Dragan Gjillas, Vuçiq tha se Kurti në Maqedoni dëshiron të fitojë ndaj Ali Ahmetit dhe BDI-së së tij sesi të sundojë atë vend.
“Jam i sigurt që Gjillasi do t’i kundërvihet ashpër. Të jemi serioz, asgjë nuk do t’i thotë, do kujdeset që të mos bëjnë foto bashkë, do të ketë rezolutë të përbashkët kundër diktatorit Vuçiq. Paneli nuk ka të bëjë me asgjë”, shtoi ai.
Vuçiq theksoi se është e nevojshme të fitohet besimi i popullit të tij dhe se nuk ka rëndësi fakti që po fotografohen me buzëqeshje të madhe në Strasburg, vetëm se dikush i ka marrë, pavarësisht nëse ata vendosin për diçka, nuk ka lidhje.
"Të kesh qëndrim, pak guxim, krenari, kjo është gjë e vogël, gjë e zakonshme, por ka ndryshim të madh në raport me vetëdijen subjektive dhe mentalitetin subjektiv të atyre që nuk mund të bëjnë asgjë tjetër veçse t'u shërbejnë interesave të tjera. Si president i Sërbisë do t'i shërbej vetëm interesave të Sërbisë dhe popullit sërb, askujt tjetër. Ata kërkuan ndalimin e Sërbisë, ndërprerjen e punimeve në Sërbi për shkak të interesave të lira partiake. Kurrë këtë nuk i’a kam bërë vendit tim dhe as nuk do t’a bëja", theksoi ai.
0 komentet