Davor Markoviq nga Zubin Potoku: Forcat Speciale te ROSU-t më kane keqtrajtuar mua dhe tim bir me shumë se një orë, na zhveshën dhe na mbajtën në kanal, qëllonin nga mjetet e blinduara
Davor Markoviq nga Zubin Potoku: Forcat Speciale te ROSU-t më kane keqtrajtuar mua dhe tim bir me shumë se një orë, na zhveshën dhe na mbajtën në kanal, qëllonin nga mjetet e blinduaraForcat Speciale të ROSU kanë ndaluar dhe keqtrajtuar brutalisht mbrëmjen e kaluar Davor Markoviqin dhe djalin e tij Andijan nga Zubin Potoku.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Luçka Rekë-Gazivodë afër Ribnjakut ku at e bir, janë rrahur brutalisht më shumë se një orë.
Davorit dhe djalit të tij 22 vjeçar kanë pësuar lëndim në kokë dhe janë dërguar për mjekim të mëtejshëm në Qendrën Shëndetësore në Zubin Potok ku trajtuan.
At e bir i kanë treguar gazetarit të Kosova Online detajet e dramës së përjetuar.
“Po ktheheshim nga fshati, kur në errësirë vurëm re policët e ROSU të cilët na ndaluan dhe na nxorrën prej autoveturës duke na përplasur në asfalt pa asnjë arsye çka Andrija pësoi lëndime në kokë. Më pas na hodhën në kanalin plot me baltë dhe ujë i cili është ngjitur me rrugën. Na mbajtën aty për më shumë se një orë”, thotë Davor Markoviq për Kosova Online.
Sipas fjalëve të tij ndërkohë që ndodheshin në kanal, prej mjeteve te blinduara të forcave speciale kosovare dëgjoheshin të shtëna në drejtim të kodrave aty përreth.
"Qëllonin ne drejtim te fshatrave lart. Ne na mbanin të zhveshur pa çizme e çorqpe ne kanalin me baltë. Na gjuanin nga këmbët. Kam qenë i tronditur. Kam tension të lartë. Djali mu plagos, ime shoqe kur mësoi çfarë kishte ndodhur i shkoi tensioni 200" rrëfehet Davor
Markoviq i cili thotë se forcat speciale kosovare kishin disa lista ne duar.
"Kishin disa lista dhe na pyesnin nëse njihnim disa persona. Pra sërbët i kërkonin me lista. Na pyesnin per një person me emrin Zoran Markoviq. U thashë që nuk e njoh. Pas më shumë se një orë na lëshuan. Jam nën shok të plotë. Nuk ndihem mirë. Nuk e di çfarë është kjo", ka thënë Davor Markoviq.
0 komentet