Vuçiq ka folur me gruan e të arrestuarit Dejan Pantiq: Nuk je vetëm

Aleksandar Vučić
Burim: Srpska napredna stranka

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka folur sonte me Suzanën, bashkëshorten e të arrestuarit Dejan Pantiq, transmeton Veçernje Novosti.

Vuçiq e ka përkrahur dhe ka thënë se e di që serbi i arrestuar nuk ka bëri asgjë të keqe.

"Suzana, as ti dhe as fëmijët e tu nuk jeni vetëm. Unë e di që Dejani nuk ka bërë asgjë dhe se faji i tij i vetëm duket se është atë që jeton në një lagje të përzier “Tri solitera”", tha Vuçiq.

Ai tha gjithashtu se nga partnerët ndërkombëtarë ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të bashkëshortit të saj.