Vuçiq: Do të kërkojmë nga KFOR-i që të mundësojë dislokimin e forcave serbe në Kosovë

Aleksandar Vučić
Burim: Instagram, buducnostsrbijeav

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, tha se Beogradi do t'i dërgojë një kërkesë komandantit të KFOR-it për të siguruar dislokimin e forcave të ushtrisë dhe policisë së Republikës së Serbisë në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Presidenti shtoi se nuk ka iluzione se KFOR-i do ta pranojë atë, por se sipas rezolutës së OKB-së, Serbia ka të drejtë ta bëjë këtë.

Ai tha se shërbimet serbe e kanë shqyrtuar me kujdes të gjithë rastin rreth arrestimit të sotëm të ish-policit kosovar, Dejan Pantiq, se për këtë ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë dhe se Prishtina pa asnjë bazë e akuzon për terrorizëm.

Pantiq ka qenë para asaj objekti ditën kur në Mitrovicën Veriore shpërtheu një trazirë për shkak të tentativës për të marrë nën kontroll Komisionin Komunal Zgjedhor, sepse ai jeton atje.

“Pantiq po kthehej nga dyqani me sende ushqimore në duar”, tha Vuçiq, duke theksuar se gjatë ditës ka folur me gruan e të arrestuarit.

Vuçiq përmend të gjitha rastet e incidenteve të provokuara ditët e kaluara nga forcat speciale të policisë së Kosovës, marrjen e verës në Hoçë e Madhe nga familja e Srgjan Petroviqit, hyrjen e automjeteve speciale të policisë në oborrin e çerdhes në Leposaviq.

“Shikoni policët me gishtin në këmbëzën e armës së gjatë, derisa i heqin verën Petroviqit”, theksoi Vuçiq.

Ai ka theksuar se një sërë gënjeshtrash, presionesh dhe mashtrimesh të përditshme nga ana e Prishtinës janë duke vazhduar. Ai ka deklaruar të gjitha faktet që kanë të bëjnë me zbatimin e Komunitetit të Komunave Serbe, të cilën Kurti refuzon ta zbatojë dhe atë kërkesë të Beogradit e quan “dëshira fëmijërore”.

"Ata do të duhet të përmbushin atë që kanë nënshkruar në Marrëveshjen e Brukselit. Nëse nuk duan, ne do të jemi të ekspozuar ndaj presionit më të madh nga jashtë. Do të më shpjegojnë se cilat do të jenë pasojat nëse nuk sillemi siç ata duan. Dhe dje kanë dashur të arrestojnë një burrë në Jarinjë për shkak të mbishkrimit Serbia në këmishë”, tha Vuçiq.

Edhe Prishtina e ka shkelur plotësisht Marrëveshjen e Uashingtonit, thotë Vuçiq.

“Më 15 dhjetor, me zhurmë do të aplikojnë për anëtarësim në BE. Sigurisht që nuk është një vendim i mirë. Sot u kam dërguar një letër presidentëve të pesë vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sepse vetëm vendet e njohura ndërkombëtarisht mund të kërkojnë pranim. Udhëheqësve të Qipros, Sllovakisë, Rumanisë, Spanjës dhe Greqisë po falënderoj në atë letër dhe theksova faktin se lufta jonë parimore është i vetmi parim i mundshëm mbi të cilin të gjithë mund të ngulmojmë”, tha Vuçiq.
Për shkak të gjithçkaje që po bën Prishtina, Vuçiq njoftoi se Beogradi së shpejti do të zbulojë listën e vendeve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës në muajt e fundit.

“Do të vazhdojmë me atë punë. Do të luftojmë”, thotë Vuçiq.