Kurti kundër kërkesave të SHBA: A mundet me të vërtetë Kosova pa ndihma amerikane?

Kurti Amerika ilustracija
Burim: Kosovo Online

Kërkesat e Uashingtonit për qetësimin e situatës në veri të Kosovës dërguar autoriteteve në Prishtinë, u hodhën njëra pas tjetrës tek dera e kabinetit të Albin Kurtit dhe çmimi që Kosova si pasojë e kësaj mënyre të kryeministrit aktual mund të paguajë, sipas vlerësimeve të bashkëbiseduesve të Kosova Onlajn, do të ishte më i larti në nivelin politik. Siç mendojnë, nuk duhet të priten mprehtësi në raportet Prishtinë-Uashington, por masat graduale janë mjaft të sigurta. Mesazhi i tyre, kujtojnë ata, ishte anulimi i stërvitjes së përbashkët ushtarake.

Shumë analistë në Kosovë paralajmërojnë se sanksionet amerikane nuk do të përfundojnë tek kjo, por politikanët e opozitës përditë i kujtojnë Kurtit se Kosova numrin më të madh të njohjeve e ka përfituar falë mbështetjes së SHBA dhe se mund të ngelet në vend vetëm nëse ruhet kursi i përcaktuar prej Kurtit.

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Xhefri Hovenier tha se Amerika është e shqetësuar që autoritetet në Kosovë nuk i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të Uashingtonit dhe partnerëve të tjerë për de-eskalim në veri dhe njoftoi se nëse vazhdojnë në këtë rrugë, do të ketë pasoja. Megjithatë Hovenier gjithashtu theksoi se SHBA është partneri më i afërt i Kosovës dhe se “përkushtimi i popullit amerikan ndaj vetë Kosovës dhe popullit të Kosovës, mbetet i stabil si gjithmonë”.

Pyetja qëndron çfarë mund të bëjë Uashingtoni për të mbushur hapësirën mes "angazhimit stabil" dhe pasojave të mundshme për Kosovën, dhe a mund të bëjë dot Prishtina pa ndihmën amerikane në planin ekonomik, politik dhe në çdo plan tjetër?

Igor Novakoviq, drejtor i hulumtimeve në fondin ISAC, thotë për Kosova Onlajn se marrëdhëniet e SHBA ndaj Prishtinës, nuk do të jenë ndërprerje të papritura apo thyerje të forta, veçse më të mundshme do të jenë "presione më të buta".

“E deri më tani kjo histori edhe kur bie fjala për BE dhe për SHBA, ecën gradualisht, BE ka një muaj që ka shpallur masat dhe kur u miratuan përfundimisht nuk quhen sanksione, megjithëse nuk do të thoja se janë të buta, por mjaft serioze. Këtu ka hapësirë ​​që BE të bëjë diçka më shumë. E njëjta gjë vlen edhe për Amerikën. Pra këto masa po shkojë gradualisht", thotë Novakoviq.

Ky i fundit beson se Kosova mund të mbahet pa SHBA ekonomikisht sepse, siç thotë, nuk jeton me donacione nga Amerika dhe BE, por të ardhurat më të mëdha i ka nga remitencat e qytetarëve që punojnë jashtë vendit.

“Në planin politik, disa gjëra mund të jenë të dhimbshme për Kosovën kur vjen fjala nëse do të ketë sukses në realizimin e interesave të veta. Arsyeja themelore e kësaj sjelljeje të SHBA, është e rëndësishme për ta dhe mbarë Perëndimin, që është shmangia e vatrës së re në Europë në një kohë kur kanë luftën më të madhe në kontinent qysh prej Luftës së Dytë Botërore dhe qëllimi është shmangia e një konflikti të ri. Egziston frikë se këtu egziston potencial konflikti që eventualisht të tërheqë burimet e tyre nga Ukraina në Lindje” vëren Novakoviq.

Rreth mundësisë që Uashingtoni të ndikojë në ndërrimin e qeverisë së Kurtit, nëse Prishtina nuk është në binarin e interesave amerikane, Novakoviq thotë se nëse do të kishte presion për shpalljen e zgjedhjeve të reja, Kurti do t'i përdorte ato si konfirmim të popullaritetit të vet.

"I vetmi person që mbron politika alternative ndaj Kurtit, është Ramush Haradinaj, i cili ka rreth 7% mbështetje. Të tjerët, LDK dhe PDK, janë mjaft të heshtur e ndoshta nuk duan t’a marrin këtë patate të nxehtë të cilën e ka gatuar Kurti.

Sepse, ata do të duhet të jenë me Kurtin në opozitë dhe pikërisht ai ishte në opozitë duke bërë marrëzira nga BKS. Me kete lloj radikalizimi të shoqërisë kosovare që egziston, do të kishin problem edhe më të madh. Kështu që edhe nëse shkohet në rrëzimin e qeverisë, do të kemi zgjedhje në të cilat me shumë mundësi Kurti do të jetë fitues" vlerëson Novakoviq.     

Deri vonë ishte e pamendueshme që SHBA të rishqyrtonte mbështetjen e saj ndaj Kosovës, thotë për Kosova Onlajn nënkryetarja e Qendrës për Politikë të Jashtme Suzana Grubjeshiq, por siç thekson ajo, autoritetet kosovare arritën t’a shfarosnin këtë aleancë, duke marrë mbështetje për ta të plotë e të shëndetshme.

“E pakuptueshme sesa e rëndësishme është për SHBA që rajoni të mbetet i paqtë në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë, autoritetet kosovare me kokfortësinë e tyre mbeten faktor përçarës në rajon. SHBA është e vendosur që sjellje e tillë, nuk do të kalojë pa pasoja dhe masat e para tashmë janë marrë-u anulua stërvitja e përbashkët ushtarake dhe ndalimi i mbështetjes për njohjet e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo konkretisht do të thotë se pranimi i Kosovës në Këshillin e Europës, mbetet në pritje dhe për pranimet në organizatat e tjera ndërkombëtare si UNESKO, Interpol apo NATO, as që bëhet fjalë” thotë Grubjeshiq.

Kjo e fundit shton se anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, askush nuk e përmend. “Duke patur parasysh këtë se SHBA përherë ka qenë mbështetësja më e madhe e pavarësisë së Kosovës, çdo mohim i kësaj mbështetjeje në kombinim me ndëshkimet e ndërmarra prej SHBA dhe BE, siç është mohimi i ndihmës financiare, zvogëlon hapësirën për manovrim të autoriteteve kosovare edhe në planin e brendshëm dhe po bëhen gjithnjë e më e zëshme kundërshtimi i politikave të tilla” thotë bashkëbiseduesja jonë.

Ajo kujton se amerikanët tashmë e zëvendësuan një herë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin pikërisht për shkak të mosbashkëpunimit dhe mosgatishmërisë së tij për kompromis.

“Nuk besoj se ata e kanë problem për t’a bërë një gjë të tillë sërisht" përmbyll ajo. 

Profesori i të drejtës kushtetuese nga Prishtina Mazllëm Baraliu thotë për Kosovo onlajn se "asnjë vend çfarëdo qoftë madje edhe ato më të konsoliduarat, zhvillimi social dhe ekonomik pa bashkëpunim me shtetet e tjera, pa shkëmbim vlerash, nuk do t’a kishin të lehtë për t’ia dalë”.

"Çdo shteti i nevojitet bashkëpunimi. Sidomos Kosova, e cila është ende në proces konsolidimi, si shtet është i vogël dhe ka nevojë për miq dhe ndihmë financiare e teknike në shumë fusha, nga ekonomia tek shkenca. Izolimi nuk është rruga e duhur për Kosovën dhe kjo qeveri duhet të marrë kostot që me këto vende e veçanërisht më shumë me SHBA të ketë bashkëpunim më të shumtë” thotë Baraliu.

Me rastin e mesazhit të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Xhefri Hovenier rreth shqetësimit të SHBA sepse Kosova injoron kërkesat e saj për de-eskalim, si dhe deklaratën e Departamentit të Shtetit se qeveria kosovare nuk e koordinoi me Uashingtonin vendimin që “Brigada Veriore” dhe “Mbrojtja Civile” të shpalleshin organizata terroriste, Baraliu mendon se këto deklarata duhet të merren me rezerva dhe se shpesh një gjë që thuhet publikisht, tjetra ndodh “pas perdes”.

“Nëse gjykohet me deklaratën e Sveçlës i cili tha se egzistojnë koordinimet, e pala tjetër përgjigjet kështu, nuk dihet se në cilin drejtim diplomatik po shkohet. Në diplomaci, marrëdhëniet ndërkombëtare shumë herë janë dy binarëshe apo disa herë politika shumëbinarëshe për arritjen e qëllimeve të caktuara. Por ende besoj se ka pasur koordinim, sepse qeveria kosovare nuk është aq e fortë sa të vendosë vetë. Pa bashkëpunim asnjë vend nuk mund të shkojë larg, sidomos vende si Kosova dhe Sërbia, të cilat janë lënë anash nga BE dhe bashkësia ndërkombëtare, të cilat ndjekin rrugën e gabuar si vende të Ballkanit Perëndimor”, mendon bashkëbiseduesi ynë. 

Sa i përket presionit ndaj Kosovës për të përmbushur kërkesat e BE dhe SHBA çka kryeministri kosovar refuzon t’i bëjë, Baraliu mendon se vetëm kështu shikohet ndërsa Kurti në fakt nuk i kundërshton.

“BE dhe bashkësia ndërkombëtare sulmuan Kosovën, sepse është hallka më e ndjeshme në këtë kontekst gjeopolitik dhe gjeostrategjik që po ndodh aktualisht në Europë dhe në botë, kështu që është më e lehtë të sulmohet hallka më e dobët që nuk është aq e fortë për t'i rezistuar të gjitha presioneve. Është e qartë se presioni egziston por gjithashtu dihet se kryeministri Kurti nuk është si elitat e hershme politike që kanë qeverisur Kosovën. Ai shfrytëzon model tjetër të qeverisjes dhe ka disa parime që nuk mund t'i thyejnë shumë lehtë. Në fakt ai nuk kundërshton, bën thuajse gjithçka siç thonë, në fillim tregon rezistencë, por në fund i plotëson të gjitha”, thotë Baraliu.

Ky i fundit po ashtu thekson se statusi i Kosovës është ende i pavendosur, sepse “BE nuk e njeh atë si shtet dhe e trajton jo vetëm neutralisht, por ndonjëherë edhe negativisht”.

"Kushdo vend tjetër veçanërisht anëtarët e BE, kanë instrumente për të reaguar. Ndërsa Kosova nuk mundet, ndaj kemi këtë situatë. Por, natyrisht, nuk mendoj se Kurti është kaq i fuqishëm sa ata të fuqishmit veresije ta godisnin ngado, jo vetëm tek Kosova, por edhe ndaj Sërbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit” thotë Baraliu.