Deputeti austriak i Partisë së Lirisë: Liberalizimi i vizave për Kosovën gabim i madh

Harald Vilimski
Burim: Politika

Vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është gabim i madh, vlerëson deputeti i Partisë së Lirisë në Austri (FPO) në Parlamentin Europian Harald Vilimski i cili ka kërkuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve të mëtejshme rreth çështjes së kërkesës së Kosovës për të qenë anëtare në Bashkimin Europian.

"Kosova është model korupsioni, kriminaliteti dhe mbi të gjitha të kalimit të emigrantëve ilegalë drejt Austrisë“ ka nënvizuar Vilimski.

Ky i fundit i druhet se liberalizimi i regjimit të vizave, do të jetë veçse nxitje e mëtejshmme e emigracionit ekonomik ilegal dhe eksod masiv të shqiptarëve kosoarë drejt Austrisë.

"Qysh prej vitit 2015, gjatë krizës së refugjatëve, kemi pasur një fluks të qytetarëve të Kosovës në Austri. Me vendimin e sotëm, marrin një biletë falas për udhëtimin drejt Europës” ka thënë ai.

Vilimski njëkohësisht ka kritikuar edhe Partinë Popullore të Austrisë (OVP) e cila në Parlamentin Europian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

"OVP vazhdon me lojë të dyfishtë. Në Austri flet për politikë shtrënguese ndaj emigrantëve, ndërsa në Bruksel haptazi zotohen për ngritjen e trarëve për emigrantët ekonomikë kosovarë dhe qytetarëve të një vendi me korrupsion të lartë” u shpreh ai.

Shefi i klubit të deputetëve të FPO në kuvendin vjenez Maksimilian Kraus nënvizon se Kosova është vend i pasuksesshëm ku nuk ka se çfarë të kërkojë në BE.

Kraus njëkohësisht është shprehur edhe rreth situatës së brishtë të sigurisë politike në të cilën ndodhet Kosova.

“Situata, si në rajonin kufitar drejt Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe situata e minoritetit sërb në veri, më së shumti janë të pasigurta dhe mund të bëjnë që fuçia e barutit ballkanik të shkojë drejt shpërthimit” paralajmëroi ai.

Vilimski dhe Kraus kërkuan pezullimin e të gjitha synimeve të mëtejshme në lidhje me Kosovën, veçanërisht në kuadër të anëtarësimit të mundshëm në BE.

“Një vend i cili për shkak të korrupsionit, krimit dhe çështjeve të pazgjidhura të pakicave, apo dhe që nuk njihet nga disa anëtarë të BE si shtet sovran, nuk mundet edhe për shkak të interesave të Austrisë, të bëhet pjesë e Unionit” nënvizojnë ata.

Mandl: Liberalizimi i vizave e rëndësishme për mbarë Europën, jo vetëm për Kosovën

Liberalizimi i vizave për Kosovën është i rëndësishëm jo vetëm për Prishtinën, por për mbarë Europën, vlerëson raportuesi i Partive Popullore Europiane (EPP) për Kosovën Lukas Mandl, ku mendon se liberalizimi i vizave tregon se BE i nevojiten reforma sesi mund të marrë vendime të shpejta.

"BE i ka vendosur gati 100 kushte prej të cilave disa nuk kanë lidhje me udhëtimet. Pothuajse kushtet janë përmbushur. Parlamenti Europian prej atëherë disa herë ka votuar rreth liberalizimit të vizave, por vendet anëtare të BE në këshillin e Unionit nuk mundën të arrinin një marrëveshje për përmbushjen e premtimeve të veta qytetarëve të Kosovës, por mbarë Europës, të paktën para disa muajve. Në të njëjtën kohë, liberalizimi i vizave nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën, por për mbarë Europën” ka nënvizuar Mandl në njoftim.

Ky i fundit theksoi se vetëm nëse Europa është e bashkuar mund të mbrojë vlerat që përfaqëson dhe qytetërimin europian.

Mandl, përfaqësues i OVP në Parlamentin Europian, tha se mund të dyshohet se agresioni i Rusisë dhe Vladimir Putini ishin shkas që “Kosovës së vogël, shumë kohë pas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe shumë kohë pas Ukrainës, t'i jepej liberalizimi i vizave”.

"Liberalizimi i vizave duhej të ndërmerrej shumë më herët. BE i nevojiten reforma për vendim-marrje më të mira” ka thënë ai.