Kraus: Trishtuese që Austria është joaktive në çështjet e rëndësishme siç është Kosova

Austriski parlament
Burim: Kosovo Online

Shefi i klubit të deputetëve të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në kuvendin e Vjenës Maksimilian Kraus, ka shprehur trishtimin e tij që qeveria austriake është joaktive për çështjen e Kosovës për të cilën siç theskohet, ka një domethënie të madhe për Europën. “Është trishtuese që kancelari Karl Nehamer dhe ministri i punëve të jashtme Aleksander Shalenberg janë kaq joaktivë për këtë çështje me një domethënie të madhe për vendin dhe Europën. Të krijohet përshtypja se ka një lob të fortë për Kosovën, veçanërisht në mesin e deputetëve të Partisë Popullore Austriake (OVP) në BE. Do të ishte detyrë e Vjenës të merrte rol neutral, por aktiv në këtë çështje" ka thënë Kraus për Kosovo onlajn.

Ai shkoi pas në kohë në 24 vjetorin e bombardimeve të NATO ndaj ish RFJ të cilat ishin pa mandat nga KB duke shkaktuar hapjen e kutisë së Pandorës.

"Fatkeqësisht as sot rregullat ndërkombëtare nuk respektohen por shkelen-prsh në rastin e krizës ukrainase" ka sqaruar ai.

Kur vjen fjala tek qeveria austriake, Kraus thotë se hulumtimi i deritanishëm tregon se vetëm 22% e austriakëve janë të kënaqur me qeverinë "zi-gjelbëre".

"Kjo nuk është surprizuese. Nuk egzistojnë masa efikase lehtësuese për të zbutur inflacionin, qeveria po viktimizon neutralitetin tonë dhe njerëzit duhet të vazhdojnë të paguajnë për transmetuesin publik ORF, i cili ka rënie të vlerësimeve. Emigrimi i emigrantëve socialë nga rajonet arabe dhe afrikane nuk po pakësohet. Nevojiten zgjedhje të reja të parakohshme dhe ndryshim kursi" ka thënë ai.

I pyetur nëse FPO është e gatshme që të marrë sërish përgjegjësi, Kraus ka theksuar se partia dëshiron të jetë e para që do të kalojë vijën e finishit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

"Kjo është e mundur sepse FPO është e vetmja parti në Austri që udhëheq një politikë të përgjegjshme, largpamëse. Sa më e fortë të jetë FPO, aq më shumë politikë në interes të popullit të saj. Sa më e fortë FPO, aq më shumë neutralitet, paqe, kuptim të shëndetshëm, sensi i masës dhe politika me arsyen. Sa më shumë FPO, aq më shumë guxim për t'u ngritur kundër sistemit të detyrimit dhe imponimit të gjërave nga lart. Kjo vlen edhe për Vjenën, por edhe për nivelin federal" ka thënë ai.

Pyetjes se çfarë do të ndryshojë FPO nëse vjen në pushtet, ai tha se partia në lidhje me çështjen e virusit korona, vazhdoi të luftonte mbulimin, zhvendosjen e përgjegjësisë dhe përpjekjen për të lënë thjesht "barin të rritet mbi gjithçka".

"Dëshirojmë përpunimin total dhe analizë të plotë të kësaj teme, identifikimin e atyre që kanë përfituar prej saj. Ndarja në shoqëri ka prekur të gjithë. Për këtë të gjithë janë viktima të qeverisë federale. Pika të tjera kryesore janë politika e azilit bazuar në modelin hungarez dhe ngritja e "Kështjellave të Austrisë", zgjerimi i një politike aktive të neutralitetit si instrument paqeje dhe një politikë efektive kundër inflacionit përmes luftës ndaj shkaqeve” ka thënë ai.