Dëshmitar i vrasjes së serbit në Banjskë: Policia qëlloi të plagosurin Mijailoviqin e paarmatosur nga dy metra larg

Svedok ubistva Mijailovića u Banjskoj, tonski snimak
Burim: Print Screen TV Pink

Një dëshmitar i vrasjes së një serb në konflikt me policinë e Kosovës javën e kaluar në Banjskë tha se Bojan Mijailoviqin, i cili po ikte nga policia i paarmatosur, pasi u godit dhe u plagos, u qëllua nga policia nga afër, nga dy metra larg, derisa ishte në tokë.

Audio incizimi i dëshmisë është publikuar mbrëmë në emisionin Hit Tweet në TV Pink dhe dëshmitari ka treguar se si është gjendur në Banjskë dhe si është vrarë Bojan Mijailoviq.

Ai tha se më 24 shtator ka qenë rastësisht në fshatin Banjskë, ku ka takuar një grup njerëzish tanë me uniformë.

“U afrova, i pyeta nëse kishin nevojë për ndihmë, nuk e dija se për çfarë bëhej fjalë, thashë se e di këtë terren, a keni nevojë për ndihmë. Derisa po flisja me ta, papritmas filloi të gjuante ndaj nesh policia e Kosovës," thotë ai.

Ata qëllonin, shton ai, nga të gjitha anët, “nga të gjitha dhe çdo gjë”.

“Nuk e dija fare se çfarë po ndodhte, mendova se askush nuk do të dilte i gjallë... Ata qëllonin nga të gjitha dhe çdo gjë. Thashë se e di këtë rrugë, ka rrugëdalje dhe fillova të ik, e ai më ndoqi Bojan Mijailoviqi. Duke vrapuar nëpër pyll, një grup policësh kosovarë po na ndiqnin, qëlluan pas nesh, pa asnjë paralajmërim - ndalo, ndalu... Ishim pa armë, pa asgjë. Dhe pas disa metra më kanë goditur atë edhe mua”, dëshmon ai për konfliktin.

Ai tha se Bojani ka rënë në rrugë dhe nuk ka mundur më të vrapojë, ndërsa vetë është hedhur “nën rrugë” për t’u strehuar.

“Kur u ngrita për të parë se çfarë ndodhi dhe si ishte, pashë që një grup policësh iu afruan dhe nga afër, nga dy metra larg, e qëlluan”, tha dëshmitari.

Pasi ka qëndruar aty, siç thotë ai, për disa sekonda, duke parë se i është vënë jeta në rrezik, ka vazhduar të ikë dhe policia e ka vënë re dhe ka vazhduar të qëllojë pas tij.

“Duke i ditur ato rrugë, arrita të shkoj në një përrua dhe përtej asaj që ndodhi... Vërtet nuk e di”, përfundoi dëshminë e tij dëshmitari okular i konfliktit në Banjskë.