Dobrilloviq: Vendimi për anëtarësim në KE legalizimi i mëtejmë i shtetit ilegal të Kosovës
Burim: Kosovo Online
Vendimi për opinionin pozitiv të Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në atë organizatë është një hap i mëtutjeshëm në legalizimin e shtetit “ilegal” të Kosovës, konsideron kandidatin e Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) për deputet në Parlamentin Evropian Konstantin Dobrilloviq.
“Ky është legalizim i mëtutjeshëm i shtetit ilegjitim të të ashtuquajturës Kosovë, por edhe bombardimi i RF të Jugosllavisë në vitin 1999”, ka thënë Dobrilloviq në një deklaratë për Kosovo online.
Ai theksoi se me këtë vendim Perëndimi dëshiron të arsyetojë aktin e tij kriminal.
Dobrilloviq kujton se agresioni kundër RFJ-së ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, të cilën Perëndimi tani dëshiron ta legalizojë me vendimin e tij.
komentet