Dobriloviq: Rambuje u organizua në mënyrë që fuqitë botërore të realizonin planin e tyre
Konferenca ndërkombëtare në Rambuje, 25 vjet më parë, u organizua me qëllim që fuqitë botërore të realizojnë planin e tyre dhe të bombardojnë një shtet sovran pa vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vlerëson kandidati i Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) për Parlamentin Evropian, Konstantin Dobriloviq.
Siç thotë ai, në këtë rajon të gjitha negociatat dhe marrëveshjet kanë qenë vetëm një farsë, dhe prapë ka ardhur deri të konflikti.
Kanë kaluar shumë vite nga Rambuje dhe ka pasur disa zhvillime, por jo për popullin serb, tha Dobriloviq.
“Fatkeqësisht, situata për popullin serb në Kosovë është ende shumë shqetësuese. Bashkësia ndërkombëtare dhe BE-ja shpeshherë i mbyllin veshët për problemet e popullit serb, sikur nuk e dëgjojnë britmën e serbëve që mbetën në Kosova dhe Metohija”, ka thënë Dobriloviq për Kosovo online.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Bashkimit Evropian, që të mbajë një qëndrim të qartë.
“Nuk mund të ndodhë që në shekullin e 21-të një popull në Evropë të jetë po aq i shtypur sa serbët në Kosovë dhe Metohi”, nënvizoi Dobriloviq.
Ai na kujton thënien se “fuqia nuk i lutet Zotit”, e cila, thotë ai, u tregua veçanërisht e vërtetë në këto hapsira.
“U pa se të gjitha marrëveshjet dhe negociatat në fund ishin edhe një farsë, për të çuar në konflikte të pakëndshme, të cilat i kemi edhe sot në rajonin tonë”, tha Dobriloviq.
komentet