Doniq: Vizita e Hanrahanit tregon se administrata Tramp vazhdon që diplomacinë ekonomike t’a ketë në plan të parë

Donić
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtori i Rrugës së Re të Tretë Shoqërore Petar Doniq vlerëson për Kosovo onlajn se vizita në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë e Brendan Hanrahanit, zyrtar i Departamentit të Shtetit mund të shikohet si pjesë e punës përgatitore për vizita më të larta ndërsa administratën e Trampit sikurse beson, vazhdon kontinuitetin e mandatit paraardhës çka diplomacinë ekonomike e vendos në plan të parë.

Këtë e tregon dhe vizita e Hanrahanit i cili me sekretarin amerikan të shtetit Mark Rubio punonte ndërkohë që ky i fundit ishte në Senat në raportet me ekonominë.

“Ky është fluks i vogël njerëzish që kanë përvojë nga sektori privat në shtet. Ai tani ka vizituar pikat kryesore në Ballkan, Bosnjë-Hercegovinën e cila ka situatë mes Republikës Sërbe dhe Federatës, Sërbinë dhe Kosovën. Kjo është dhe strategji për zbutjen e rrezikut, kështu që dhe nëse vendosin të mos bëjnë asgjë, nuk ndezën llampat e kuqe, çojnë nivelet më të ulëta të administratës shtetërore për të përgatitur terrenin”, thotë ai.

Mënyra e punës së Departamenti i Shtetit, thotë ai, është e tillë që fillimisht dërgojnë një numër diplomatësh ose njerëzish nga Departamenti i Shtetit që nuk janë sikurse sekretari i Shtetit ose një hap poshtë tij për të përgatitur terrenin, për ta "ngrohur", për të folur me palët kryesore të interesuara dhe pastaj në bazë të kësaj përgatitet mbërritja e ardhshme.

Doniq beson se është shumë e sigurt që Hanrahan bashkëbiseduesve të vet në Beograd dhe Prishtinë, u përcolli mesazhe të caktuara nga Uashingtoni që kanë të bëjnë me dialogun edhe pse deri më tani nuk ka ndonjë njoftim nga pala amerikane.

"Këto janë bisedime me dyer të mbyllura. Ngaqë nuk ka ndonjë deklaratë, do të thotë se situata është në fazë të hershme, për të bërë ndonjë deklaratë në kuptimin se çfarë drejtimi do të marrin të gjitha ato takime. Ajo çka është thënë më herët është se ky rajon nuk është në fokusin e administratës Tramp për shkak të pikave të nxehta të rëndësishme gjeopolitike. Dhe sërish nga ana tjetër, vurëm re muajin e kaluar që Tramp përmendi shumë herë Sërbinë dhe Kosovën dhe se në Uashington ka patur takim të sekretarit të shtetit dhe ambasadorit tonë dhe tani që kjo vizitë është zhvilluar, mund të konkludojmë se diçka po përgatitet, por nuk e dimë ende se çfarë. Nga ana tjetër, duhet të vijë dhe ambasadori i ri amerikan në Beograd i cili është njeriu ynë por që formalisht ende nuk e ka marrë detyrën. E gjithë kjo mund të sinjalizojë rvitalizimin e ndonjë aktiviteti të rëndësishëm diplomatik e politik mes Amerikës dhe Sërbisë, por që amerikanët këtë e bëjnë me avash dhe me themel. Kështu që ky është niveli i parë i bisedës", thotë bashkëbiseduesi ynë.

Pyetjes nëse rivitalizimi i aktiviteteve diplomatike ka lidhje dhe për Prishtinën, Doniq përgjigjet konfirmisht sepse thotë se nga pikëpamja e SHBA këto janë enë të lidhura.

"Nëse duan të stabilizojnë dhe zgjidhin situatën që Bashkimi Europian deri më tani nga këndvështrimi i vet ka qenë i ngadalshëm në drejtim, ata sigurisht dëshirojnë të adresojnë të gjitha çështjet që kanë lidhje dhe këto janë çështjet e Kosovës dhe Sërbisë dhe Sërbisë me Bosnjën, pra në përgjithësi rajonin në tërësi", thotë Doniq.