Drecun: Gjermania tenton t’a hedhë përgjegjësinë nga Prishtina në Beograd
Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvendin e Sërbisë Millovan Drecun është shprehur se nuk mund të presë reagim efikas të komunitetit ndërkombëtar në mbrojtjen e sërbëve në Kosovë pasi sikurse bën të ditur shkon drejt asaj të sigurimit maksimal të kapacitetit juridik të Kosovës që i mungon dhe shton se nuk do të bëjë asgjë çka do t’i dëmtonte pozitën Prishtinës në planin ndërkombëtar, transmeton Blic.
Sikurse tha, diplomatët gjermanë në Prishtinë tentojnë vazhdimisht që të “heqin përgjegjësinë nga Prishtina për hapat e njëanshëm që mori ndaj egzistencës dhe jetës së popullit sërb në Kosovë dhe t’a hedhë këtë përgjegjësi tek Beogradi” duke përdorur të njëjtin argument që e përdor dhe kryeministri kosovar Albin Kurti.
Sikurse bëri të ditur, ndonëse Gjermania zyrtarisht është kundër hapave të njëanshëm të Prishtinës dhe zotohet për dialog, i ofron mbështetje maksimale Kosovës dhe Kurtit dhe i jep atij, sikurse thotë, “mbështetjen më të madhe në ndërmarrjen e atyre lëvizjeve të njëanshme”.
“Ai menjëherë shfrytëzon atë çka ndodhi në fshatin Banjskë dhe e hedh këtë përgjegjësi dhe flet rreth saj se duhet të proçedohet Millan Radoiçiq. Para ndonjë ditë kur Donald Tramp tha se sërish do të merret me çështjen e Kosovës dhe Metohisë për të ruajtur paqen në rajon, Kurti reagoi në mënyrën se kishte vendosur kushtet e tij për ruajtjen e kësaj paqeje. Gjëja e parë tek e cila insistoi ishte që Radoiçiq të ekstradohet dhe këto janë deklarata identike“, ka thënë Drecun.
Ky i fundit shtoi se bashkësia ndërkombëtare në vend që të sanksionojë Kurtin dhe në këtë mënyrë t’a “detyrojë që të ndalet më masa të njëanshme ndaj egzistencës sërbe” ata e inkurajojnë dhe e motivojnë.
Kur është fjala rreth marrëdhënieve me administratën e presidentit të SHBA Donald Tramp ndaj Kosovës, Drecun ka theksuar se administrata e Tramp ende nuk është shprehur rreth asaj se çfarë po bën Kurti dhe shtoi se tashmë ka disa gjëra që nuk priteshin nga Tramp dhe kjo është retorika që për të Kosova është shtet dhe se pret njohje të ndërsjelltë.
“Disa anëtarë të delegacionit të tij reaguan kur Kurti vendosi kushte pasi Tramp u shpreh se sërish do të merret me çështjen e Kosovës e Metohisë pasi këtë e vlerëson si xhest armiqësor. Nga njëra anë shikohet se administrata e tij ka raport negativ ndaj Albin Kurtit por që nga ana tjetër, vijojnë t’a mbështesin maksimalisht Kosovën” ka thënë Drecun.
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë u deklarua dje përmes një njoftimi ku thuhej se kishte marrë letrën prej drejtorit të Zyrës për K&M Petar Petkoviq në të cilën ibëhej thirrje Unionit Europian dhe shteteve të saja anëtare dhe palët e tjera të interesuara, që të ndalin aktet eskaluese të Prishtinës dhe planin për ngritjen e dy urave të reja përmes Ibrit.
Megjithatë në njoftim u gjend dhe mesazhi se “sigurisht nuk është qeveria kosovare ajo që nuk ndërmerr masa ligjore ndaj përgjegjësve të sulmit të shëmtuar në Banjskë”.
Në njoftimin e Ambasadës, është cituar dhe thënia gjermane se “njeriu duhet të rregullojë shtëpinë e vet përpara se të qortojë vazhdimisht Kosovën për vendimet e veta”.
Ndaj kësaj reagoi drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq duke i thënë ambasadorit gjerman Jern Rode se “Kosova e Metohia është pragu dhe oborri sërb”.
0 komentet