Drecun: Kfor u shndërrua në destabilizues, ky është aksion i përbashkët mes Kfor dhe Prishtinës

Milovan Drecun
Burim: Screenshot RTS

Kryetari i Këshillit për Kosovë e Metohi në Parlamentin e Sërbisë Millovan Drecun ka thënë se pas ngjarjeve të sotshme në veri të Kosovës, Kfor u shndërrua në destabilizues i cili kërcënon egzistencën e popullit sërb në këto hapësira.

Në emisionin "Oko" në RTS ai ka thënë se popullit sërb i është tronditur besimi maksimal ndaj KFOR-it i cili, thekson ai, ka shkuar përtej kornizës së mandatit të vet sipas Rezolutës 1244 të KS të KB.

Drecun gjithashtu theksoi se gjithçka është aksion i përbashkët i Prishtinës dhe KFOR duke kujtuar se të premten e kaluar KFOR u kishte premtuar përfaqësuesve të Listës Sërbe se këtë nuk do t’a lejojnë e ndërkohë lejuan sulmin e policisë kosovare. 

“Tashmë që KFOR qëndron mes policisë kosovare dhe qytetarëve, shikojmë njësinë e policisë ushtarake që ndalon demonstratat. Nëse keni ardhur për të parandaluar konfliktet, mos u përgatitni për konflikt me qytetarët” tha Drecun.

Ky i fundit raporton se komandanti i KFOR për veriun, pas bisedimeve me forcat speciale kosovare, ka thënë se egziston situatë pengmarrjeje dhe se sërbët nuk po i lënë të kalojnë dy automjete të policisë speciale, duke kërkuar që të lejojnë kalimin e tyre. 

"E më pas filloi çlirimi i tyre duke pasuar me uljen e njerëzve në shesh ku më pas KFOR filloi të përdorte forcën. Sërbët kanë të drejtë të mbrohen nga përdorimi i forcës. Ata u mbrojtën me aq sa mundën. Kemi edhe të lënduar” tha Drecun.

Ky i fundit shtoi se duke marrë faktin se snajperi dhe kallashnikovi u vu re, u duk qartë se e gjithë kjo kishte të bënte me aktivitet të përbashkët. 

Teksa ambasadori amerikan në Prishtinë ftoi në takim kryetarët e komunave-dy të zgjedhur nga radhët e Vetëvendosjes dhe dy nga PDK, u përgjigjën vetëm funksionerët e partisë së Hashim Thaçit, Drecun konstatoi se SHBA nuk kanë ndikim maksimal tek Kurti dhe se nuk mund t’a bindin të tërhiqet nga hyrja në komuna.

“Pastaj, shikoni Thaçin i cili për shkak të sëmundjes së pretenduar të së ëmës, tani ndodhet në Kosovë….Mos ndoshta kjo është ndonjë lloj “shkëmbimi”-vlen për t’u parë nëse partia e tij dëgjon këshillat e amerikanëve... Sepse nëse SHBA dhe Pesëshja do të donin, do t’a kishin parandaluar të gjithë këtë. Kfor kishte informacion të mjaftueshëm” tha Drecun.

Ky i fundit shtoi se nuk flitet për atë nëse është e nevojshme të kthehet në gjendjen e mëparshme. 

“Thonë se nuk duhet të ketë akte të dhunshme, kujt i referohen? Ndoshta për sërbët? A lejohej KFOR-i të ndërhynte si sot nëse nuk kishte vendim politik nga shtabi i NATO-s? “Ka pasur një direktivë politike për të forcuar situatën e shkaktuar nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, e cila e ndryshon situatën në terren-për të mbajtur kontrollin mbi ndërtesat komunale”, tha Drecun.

“Thonë se nuk duhet të ketë sulme të dhunshme, tek kush mendojnë? Mos ndoshta për sërbët? A i lejohej KFOR-it të ndërhynte ashtu siç veproi sot nëse nuk kishte vendim politik prej qendrës së NATO-s? Egzistojnë direktiva politike për të forcuar situatën e shkaktuar nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, të cilat e ndryshojnë situatën në terren-për të mbajtur kontroll godinat komunale” tha Drecun.

Duke komentuar deklaratën e kreut të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov se është gati të shpërthejë "konflikt në qendër të Evropës", Drecun tha se, kur mendohet në një mënyrë realiste, gjeopolitike, shihet se Europa nuk ka kapacitete as për çështjen e luftës në Ukrainë, pale më për një vatër të re krize, por kur shikon sjelljen e Kurtit dhe politikës së perëndimit, NATO-s dhe KFOR-it, duket se dikujt i duhet një krizë e kontrolluar, deri në kufij të caktuar, për të detyruar Beogradin t’i largohet rrugës së dialogut.

Drecun ka theksuar se për zhvillimet e sotme në Kosovë, nuk ka reaguar përfaqësuesi special i BE për dialog, Mirosllav Llajçak. 

Drecun tha se hapi kryesor që çoi në këtë situatë, u ndërmor kur perëndimi njohu zgjedhjet në veri.

“E më pas Kurti tha-“ec të zbatojmë ligjin”, ndërsa Kfor tha se ata veçse zbatojnë ligjin sepse nuk kanë mandat për të ndërhyrë. Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha, sepse kjo nuk ra në sy, se nëse elementet kriminalë në veri ndërhyjnë në zbatimin e rezultateve zgjedhore që SHBA do t'i dënojë. Ishte e qartë se SHBA synonte të mundësonte realizimin e rezultateve të supozuara zgjedhore. Ata kërkuan që ne t'i pranonim këto gjëra, që të kenë pushtet. Dhe SHBA paralajmëroi se këta kryekomunarë të kujdesen për interesat e të gjithëve. Ata morën një mandat politik në zgjedhjet e supozuara" theksoi ai.

Drecun tha se duhet të eliminohen shkaqet që çuan në ngjarjet aktuale, të cilat mund të çojnë në konflikte maksimale në veri.

“Duhet të tërhiqen njësitë speciale parapolicore, për të shpërndarë bazat e tyre, por nuk shikoj vullnet të Prishtinës dhe Pesëshes që t’a bëjnë këtë gjë. Kjo është e vetmja gjë që mund të lejojë qetësimin e situatës”, theksoi ai.

Drecun tha se Prishtina ka mbështetjen e perëndimit dhe se beson se tani do të ketë menaxhim të kontrolluar të krizës, çka nuk do të kalojë kufirin e përdorimit të forcës ushtarake për të mbrojtur popullin e vet.