Staroviq: Aktet e Kfor precedent negativ të cilat do të kenë pasoja

Državni sekretar u Ministarstvu odbrane Nemanja Starović
Burim: Kosovo Online

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes Nemanja Staroviq thekson se aktet e sotme të Kfor në Zveçan, ishin precedent serioz të cilat do të kenë pasoja dhe shtoi se prej momentit kur Albin Kurti erdhi në pushtet, është e dukshme se ky i fundit kërkon luftë me çdo çmim.

Në emisionin "Oko" në RTS, Staroviq ka thënë se egzistojnë komunikime me përfaqësues të Kfor të cilat janë intensive si në nivelin e komandantit të misionit dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë, ashtu sikurse dhe në rangje të ulëta.

"Sigurisht në këto komunikime nuk është folur se diçka të tillë mund të pritej. Kjo çfarë ndodhi paraqet precedent serioz dhe negativ që do të ketë pasoja. Se në çfarë mase, këtë do ta shohim" ka sqaruar ai.

Staroviq bëri të ditur se presidenti i Sërbisë komandanti suprem Aleksandar Vuçiq dhe zv.kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, ashtu sikurse dhe me sërbët, si dhe me oficerët në gatishmëri të Ushtrisë së Sërbisë dhe me njësitë e dislokuara përgjatë linjës administrative.

Staroviq vlerësoi se në aspektin politik, përgjegjësia më e madhe qëndron tek vendet e Pesëshes. “Ajo që kemi dëshmuar vitet e fundit, veçanërisht këto dy të fundit, është formë e përsëritur, e njëjta matricë-regjimi ekstremist ndërmerr hapa të njëanshëm, menjëherë marrim garanci prej Pesëshes se nuk do të lejohen, e kur tërhiqen, pasohet me dënime që janë gjithnjë e më të ashpra. U faleminderit për dënimet, por në aspektin praktik, situata në terren ngelet e pandryshuar” tha Staroviq.

I pyetur për të lënduarit, ai ka thënë se sipas informacioneve që ka, dy sërbë janë lënduar prej armëve të zjarrit, njëri prej tyre rëndë dhe shumë të tjerë lehtë të lënduar.

Kurti dëshiron luftë, ai beson se tani është moment i favorshëm gjeopolitik

Staroviq konfirmon se qysh prej momentit kur në qeveri erdhi Albin Kurti, është e dukshme se ai dëshiron luftë më çdo çmim.

"Është në rrugë të mbarë për t’a përfituar pavarësisht gjithçkaje që kemi bërë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, që diçka të tillë t‘a parandalojmë. Kurti dëshiron luftë, duke përllogaritur se ka rrethana të favorshme gjeopolitike, si rezultat i të cilave nuk do të ketë më rëndësi për askënd se kush e filloi” spegoi ai.

Staroviq tha se nuk është rastësi që Kurti zgjodhi momentin kur shoqëria jonë është nën shok si pasojë e vrasjeve masive, kur Sërbia ka një situatë të rënduar politike.

„Kurti konsideron se është momenti i duhur për të nisur luftën”, nënvizoi ai.

Staroviq spegoi se njësitë e Ushtrisë së Sërbisë pasojnë komandën e Komandantit Suprem, presidentit të Sërbisë dhe se ndodhen në gjendje gatishmërie maksimale luftarake, të dislokuara përgjatë linjës administrative dhe të gatshme për të zbatuar çdo urdhër të komandanti suprem.

“Nëse më pyesni se a do të hyjnë njësitet e ushtrisë sonë për të mbrojtur jetët e bashkatdhetarëve tanë në K&M, fillimisht sigurisht që nuk do të lejojmë pogromin. Por lëvizje të tillë kryhet një herë dhe për këtë është e rëndësishme që të peshohet një vendim i tillë”, tha ai.

Staroviq ka theksuar se është plotësisht e kuptueshme kërkesa e sërbëve për tërheqjen nga veriu të njësive speciale të Policisë kosovare.

Ai tha se i admiron sërbët në Kosovë të cilët në dhjetor të vitit të kaluar ashtu sikurse dhe ditët e fundit, shfaqën unitet, vendosmëri dhe përgjegjësi.

"Janë të vetdijshëm se sa dramatike është situata dhe se çdo lëvizje mund të çojë drejt katastrofës”, nënvizoi ai.

Përgjegjësia për ruajtjen e paqes u takon vendeve të Pesëshes e mbi të gjitha SHBA

Pyetjes nëse mund të pritet që mbizotërimi ndaj qëndrimit të Uashingtonit, Staroviq vuri re se reagimi i sekretarit amerikan të shtetit Entoni Blinken ishte i pazakontë ashpërsues dhe se e tillë gjuhë nuk është përdorur në Uashington ndaj Prishtinës.

“E konsideroj veten diplomat dhe besoj në fuqinë dhe forcën e diplomacisë. Por, sado të rëndësishme të jenë deklaratat e këtij lloji, nuk kemi të drejtë të jemi naivë, sepse nëse deklarata dhe njoftime të tilla të forta nuk shoqërohen me hapa konkretë në terren, ato humbasin vlerën“ tha Staroviq.

Ky i fundit u shpreh se ruajtja e paqes, e cila është e kërcënuar, është në duart e shteteve të Pesëshes të cilat realisht kanë fuqinë, e mes tyre mbi të gjitha edhe SHBA që të ndikojnë tek Kurti dhe ekstremistët shqiptarë në Prishtinë.

"Përgjegjësia për ruajtjen e paqes është tek ta. Jemi të gatshëm të investojmë për paqe dhe të sakrifikojmë shumë për të ruajtur paqen, por jo dhe jetën e njerëzve tanë," theksoi Staroviq.

Sërbia do të jetë gjithmonë me sërbët në Kosovë dhe nuk do të lejojë pogrom

I pyetur se cila është këshilla për sërbët në veri të Kosovës-si duhet të veprojnë në ditët pasuese, Staroviq ka thënë se këshilla dhe apeli është që të qëndrojnë të palëkundur me principet e rezistencës demokratike dhe jo të dhunshme, pasi janë të vetmet që sjellin rezultate.

"Sërbia përherë do të jetë me ta dhe nuk mund dhe nuk do t'i lejojmë të përjetojnë sërish pogrom", theksoi Staroviq.

Ky i fundit ka thënë se të gjithë të dërguarit ndërkombëtarë, përgjatë zgjedhjeve në veri të Kosovës, kanë thënë se është e rëndësishme që këto zgjedhje të mbahen, pavarësisht sesa njerëz do të dalin, pasi kryekomunarët as nuk do të betohen dhe as do t‘a ushtrojnë detyrën, e ndërkohë që ndodhi e kundërta.

„E më pas thanë, le të betohen sepse nuk do t’a ushtrojnë detyrën e tyre, tani kemi situatën që forcat speciale të policisë dhe  Kfor, synojnë t'u mundësojnë kryekomunarëve ilegalë hyrjen në zyra dhe përmes forcës brutale, pengojnë njerëzit që punojnë prej 30 vitesh në këto zyra dhe njësitë e shërbimit. Kjo është e papranueshme”, tha Staroviq.

Ky i fundit beson se braktisja e institucioneve nuk ka qenë gabim dhe se ky është vullnet afatgjatë i popullit sërb në Kosovë, i cili ndër vite kërkon që kjo të ndodhë për faktin se marrëveshja e Brukselit nuk ka gjetur zbatim.

“Kjo është lëvizje me të cilën i tregojnë komunitetit ndërkombëtar se Prishtina për dhjetë vjet nuk i ka përmbushur detyrimet e veta. Bojkotimi i zgjedhjeve ishte veprim i detyruar pasi nuk u përmbush asnjë prej kërkesave të cilat ishin tërheqja e forcave monoetnike speciale të militarizuara nga veriu dhe nisja e zbatimit të BKS. Këto janë mesazhe të arsyeshme" nënvizoi ai.