Drecun: Prishtina prej ditësh kishte përgatitur terrenin për arrestimin e djeshëm dhe atë të radhës
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën e Metohinë, Millovan Drecun, ka thënë se terreni për arrestimin e djeshëm në veri të Kosovës dhe atë të radhës, që planifikohet në Prishtinë, është përgatitur ditë më parë, raporton RTS.
“Kurti ka folur për faktin se gjatë konfliktit në Zveçan ka pasur një grup kriminal, siç thotë ai, i cili është sjellë kinse nga Beogradi. Ata kanë folur për atë se ka pasur një lloj mbrojtjeje civile, se ka pasur një lloj milicia serbe dhe më pas filloi me tregimin se duhet të vendoset sundimi i ligjit, se ato grupe që pretendohet se janë përgjegjëse për plagosjen e ushtarëve të KFOR-it duhet të arrestohen ose të kthehen në Serbinë qendrore”, ka shpjeguar Drecun si mysafir në Programin e mëngjesit.
Sipas fjalëve të tij, zëdhënësi i KFOR-it, Andrea Gallijeni ka dalë me tezën se Policia e Kosovës duhet të arrestojë përgjegjësit për plagosjen e pjesëtarëve të KFOR-it.
"Ka qenë plotësisht e qartë pas asaj deklarate të përfaqësuesit të KFOR-it se ky lloj aksioni do të pasonte. Ai kishte edhe një listë të personave që duhej të arrestoheshin, kinse të identifikoheshin", tha Drecun.
Ai shtoi se më pas Kurti shpalli pesë pika të planit të tij për de-përshkallëzimin e situatës. Megjithatë, siç tha ai, dy pikat e para i referohen atyre arrestimeve.
Drecun pret që Kurti të vazhdojë me këtë veprim.
"Sepse nëse ai i përmbahet asaj liste, atëherë arrestimet e reja do të vazhdojnë", tha Drecun.
komentet