Drecun: Shpallja e organizatave terroriste në veri, pjesë e planit që aty të instalohet FSK

Milovan Drecun
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Këshillit për Kosovë e Metohi në Kuvendin e Sërbisë Millovan Drecun ka thënë se me shpalljen e organizatave terroriste në veri të Kosovës, Prishtina ngre shkallën e angazhimit të forcave të cilat i disponon, si dhe kapacitete shtesë që Prishtina planifikon të gjejë tek Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe që në një moment, të kërkojë prej komandantit të Kfor leje për t’i instaluar në veri nën pretekstin e pretenduar të luftës kundër organizatave terroriste inegzistente, transmeton RTS.

Drecun thotë se vendimi i kryeministrit kosovar Albin Kurti që "Mbrojtja Cicile" dhe "Brigada e Veriut" të shpallen organizata terroriste, ishte lëvizje e pritshme dhe kjo është pjesë e planit të tij për të pushtuar totalisht Kosovën.

Drecun thotë se "Brigada e Veriut" egziston vetëm në disa mbishkrime murale ku “ndonjë individ” i ka shkruar duke thënë se këto mbishkrime në mure Kurti i shpall organizata terroriste. 

"U nevojitej kjo lëvizje dhe ishte e qartë pas atij operacioni të flamurit fals kur u inskenua një lloj gjetje e autoveturës mbushur me armë, narkotikë, disa lloj kokteje molotovi, ku Prishtina doli me tezën-këto janë armë, megjithëse nuk dihet se kush janë, kush i ka vendosur aty, përse nuk i ka fshehur, të cilën gjoja i ka sjellë Beogradi për të furnizuar ndonjë organizatë terroriste” ka thënë Drecun për RTS.  

Organizatat terroriste sipas tij, kanë gjetur diçka që nuk ekziston.

“Kjo është një lloj “Brigade veriore” dhe “Mbrojtje Civile” e cila pas Marrëveshjes së Brukselit thjesht u shpërbë dhe këta njerëz marrin rroga prej institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes. “Brigada e Veriut” ekziston vetëm në disa mbishkrime murale nga ndonjë individ kështu që ato Kurti i shpalli organizata terroriste”, tha Drecun.

Nuk egziston ndonjë organizatë, thotë Drecun, duke theksuar se Kurti flet për këtë për të ushtruar presion mbi njerëzit kur të shkojnë në zgjedhje, se dhuna përmes ndonjë proteste për të, ky është terrorizëm. 

Drecun vëren se aksioni i shpalljes së organizatave terroriste ka dy qëllime.

“E para, shpallja e ndonjë organizate si terroriste, rrit nivelin e angazhimit të forcave në dispozicion të Prishtinës. Deri më tani kemi pasur histori se bëhet fjalë për bandat kriminale në veri që po destabilizojnë situatën dhe kundër tyre duhet të luftojnë efektivët e njësive speciale parapolicore e për këtë qëllim, ato duhen dërguar në veri të Kosovës për të vendosur sundimin e supozuar të së drejtës ligjore”, thotë Drecun.

Ndaj, spegon Drecun, nëse tani ngrihet pragu me bandat kriminale në organizata terroriste, atëherë duhen kapacitete shtesë dhe shton se këto kapacitete Prishtina planifikon t'i gjejë tek Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe se në një moment, do të kërkojë nga komandanti i KFOR, leje për t'i instaluar në veri nën pretekstin e pretenduar të luftës ndaj organizatave terroriste të cilat janë inegzistente. 

“Nga ana tjetër, në këtë mënyrë, Prishtina krijon, me kusht, si të thuash, bazën ligjore dhe mekanizmin për vazhdimin e arrestimeve të mëtejshme të sërbëve. Tani mund të shpallin këdo terrorist. Kurti së fundi ka bërë një listë prej 350 sërbësh, të cilën tentoi t'ia dorëzonte Mirosllav Llajçakut e ky i fundit refuzoi t’a pranonte. Këta sërbë i shpalli atëherë si kriminelë dhe tani lehtësisht mund t'i kthejë në terroristë", tha Drecun.

Siç thekson, vendet perëndimore kanë shërbime të forta inteligjente që janë të pranishme në Kosovë, është KFOR, pra NATO përmes KFOR dhe ata e dinë shumë mirë nëse ka apo jo organizata terroriste.

"Po, ata ekzistojnë. Por ndodhen në mesin e islamikëve radikalë që operojnë në Kosovë e Metohi dhe mund të kërkosh mes tyre terroristë, por nuk mund t'i kërkosh mes sërbëve të cilët protestojnë paqësisht për të mbrojtur të drejtat e tyre" tha kryetari i Komisionit për K&M.

Drecun beson se Prishtina dhe Perëndimi e dinë përse po bëhet “kjo lojë”. Sipas tij, fakti është që Perëndimi nuk ndërmori asgjë për të penguar Prishtinën nga një plan i tillë.

"Ky vendim ka hyrë në fuqi. Dhe tani u është hapur rruga që kë të duan t’a shpallin terrorist në veri të Kosovës dhe t’a arrestojnë. Dhe siç mund të pritet tani le të themi, mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës në kushte që gjithmonë mund të gjejnë dikë që shkon të votojë, t’a shpallin terrorist dhe t’a arrestojnë brutalisht ashtu sikurse kanë bërë kur kanë arrestuar disa prej njerëzve tanë” paralajmëron Drecun.