Drecun: Situata është e rëndë, lufta në Ukrainë na ka dëbuar drejt pastrimin gjeopolitik
Kryetari i Këshillit Parlamentar për Kosovë e Metohi Milovan Drecun, ka thënë sot se lufta në Ukrainë, çështjen e zgjidhjes kosovare, e ka dëbuar drejt pastrimit gjeopolitik duke shtuar se Sërbisë i takon të bëjë përparim në dialogun me Prishtinën, transmeton RTV.
Duke komentuar mesazhet e djeshme të pesëshes e cila ishte në Prishtinë e Beograd, Drecun për Tanjug thotë se Sërbisë nuk i’u vendos ultimatum sepse kur fuqitë kanë pritshmëri, flasin për interesat e tyre dhe çfarë presin prej palës tjetër e bëjnë aty për aty, në raport me ultimatumet, ka vend për negociata.
"Situata është e rëndë. lufta në Ukrainë na ka dëbuar drejt pastrimit gjeopolitik dhe tashmë perëndimi na vendos përballë murit për të na pushkatuar", ka thënë Drecun.
Duke kujtuar deklaratat e zyrtarëve amerikanë se presidenti rus Vladimir Putin e çoi Rusinë në pyll duke sulmuar Ukrainën dhe se është koha për të përshpejtuar rrugën e Sërbisë drejt Perëndimit, ndërkohë që Rusia ka dy leva ndikimi në Sërbi-energjinë e cila do të zgjidhet me diversifikimin dhe Kosovën, Drecun thotë se SHBA kërkojnë të eliminojnë levën e Kosovës.
"Kjo është në kuadrin gjeopolitik në të cilën ata duan ta zgjidhin çështjen. Për ta nuk është e pranueshme që Rusia të jetë në zonat nën ndikimin e fuqive euroatlantike. Me zgjidhjen e Kosovës e Metohisë, Sërbia do të çlirohej nga mbështetja ruse dhe do t'i mundësohej udhëheqja e një politike të pavarur” ka theksuar Drecun.
Kur bie fjala për propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Drecun thotë se janë planifikuar tre hapa dhe se i pari është arritja e normalizimit të marrëdhënieve pa njohje të ndërsjelltë.
Siç thekson ai, është një marrëveshje bazë që do të shërbente për të diskutuar deri në arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare.
Ai hap nënkupton, siç thotë Drecun, që serbët të pranojnë një sovranitet të caktuar të Kosovës, ndërsa Prishtina autonominë e sërbëve përmes Bashkësisë së Komunave Sërbe.
"Kjo do t'i mundësonte Kosovës që të gjendet në rrugën euroatlantike. Pritshmëritë e tyre nuk janë që ne t’a njohim “de jure” Kosovën në këtë faze pasi ata duan të kuptojnë që Sërbia të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, BE, organizata ndërkombëtare, në strukturat euroatlantike”, thotë Drecun.
Ky i fundit ka shtuar se Sërbia nuk do të kundërshtonte, ndërkohë SHBA dhe fuqitë e tjera kryesore perëndimore mund të thyejnë rezistencën e pesë vendeve të BE të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe katër anëtarët e NATO të pranojnë anëtarësimin në këto organizata.
Duke folur për propozimin franko-gjerman, Drecun thotë se nuk flitet hapur për njohje reciproke por tregon cinizëm, pra flet për respektimin e Kartës së OKB për të drejtën ndërkombëtare, respektimin e integritetit territorial, për të drejtën e popujve për vetëvendosje.
"Na kërkohet që t’a trajtojmë Kosovën si shtet. Nuk po flasin për Bashkësinë e Komunave Sërbe, por për një autonomi të caktuar të sërbëve", thotë Drecun.
Duke komentuar deklaratën e të dërguarit të posaçëm të BE për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Llajçak, se priste më shumë mirëkuptim prej kryeministrit të Kosovës Albin Kurti rreth propozimit të BE për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin, Drecun thotë se duket se Kurti nuk është dakord me të.
“Kurti insiston në njohjen reciproke dhe do të donte që ajo të arrihet menjëherë dhe taktika e SHBA është që të procedohet në tre hapa, së pari të kemi një marrëveshje themelore. E dyta që e shqetëson është Bashkësia e Komunave Sërbe", ka thënë Drecun.
Ky i fundit thekson se çështja kryesore tani për tani është Bashkësia e Komunave Sërbe sepse siç thotë ai, Amerika e di që Beogradi nuk do të vazhdojë bisedimet pa formimin e BKS si dhe kthimin në institucionet e Kosovës së të zgjedhurve vendorë legalë të sërbëve, duke shtuar se urdhëri amerikan është formimi i BKS e më pas lënia e një afati gjashtë mujor për të rënë dakord për marrëveshjen franko-gjermane.
Drecun thekson se Gjermania qëndron në krahë të Prishtinës me qëllim që të eleminojë plotësisht marrëveshjen e Brukselit për formimin e BKS, çka për Beogradin kjo është e papranueshme.
komentet