Vuçeviq: Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, nuk na ofruan asgjë të këndshme
Ministri i mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka thënë se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë gjatë bisedimeve të djeshme me presidentin Vuçiq, jo vetëm që ripërsëritën platforëm franko-gjermane për biedime të mëtejshme, por bërën të ditur edhe pasojat që do të rjedhin nga mospranimi i propozim-marrëveshjes transmeton RTS
"Ajo çfarë i’u paraqit presidentit, nga ajo që kuptova prej bisedës së djeshme ku isha i pranishëm, presidenti informoi patriarkun si dhe një numër të madh ipeshkvësh të Kishës Ortodokse Sërbe rreth disa informacioneve apo çfarë kanë qenë tema aktuale në atë moment gjatë ditës së djeshme, nuk ka qenë asgjë e këndshme apo melodioze për qytetarët e Sërbisë, kështu që na presin sfida të mëdha. Nuk ka asgjë të këndshme që të na jetë ofruar ndërkohë që priten vendime të vështira, pasi ata e shohin se duhet konceptuar në drejtim të formulimit të marrëveshjes përmes disa perspektivave të cilat duhet të na bindin se na pret një e ardhme më e mirë", ka thënë Vuçeviq.
Ky i fundit ripërsëriti se prej “pesëshes” ndërkombëtare nuk u dëgjua asgjë e mirë, por kjo nuk do të thotë se ndodhemi përballë "dorrëzo diçka ose tërhiqu".
Pyetjes nëse në tryezë u fol për ultimatum, Vuçeviq theksoi se presidenti ka qenë mjaft i qartë duke mbledhur të dhëna dhe informacione se çfarë mund të ndodhë nëse Sërbia nuk bashkëpunon sa duhet.
"Supozoj se në tryezë na vendosën konseguenca negative politiko-ekonomike ndaj Sërbisë. Të kuptojmë diçka, ata kanë synimin që nëse nuk e njohim zyrtarisht Prishtinën si territor të pavarur pra atë që ata e përcaktojnë si Kosovë dhe ne e identifikojmë si krahinë Kosova e Metohia, të paktën përfitojnë një karrige në Kombet e Bashkuara. Është një proces që duhet të përfundojë, siç e shohin përfaqësuesit të cilët dje vizituan Beogradin", ka thënë Vuçeviq.
Ky i fundit ka shtuar se ishte mirë ku dje u dëgjua prej të ftuarve gjatë bisedimeve me presidentin Vuçiq, se asnjë vend dhe bashkësia ndërkombëtare nuk e shikojnë se konflikti i ngrirë është diçka që duhet të zgjasë pafundësisht dhe pse pas dhjetë vitesh kemi dëgjuar sërish se Bashkësia e Komunavë Sërbe është diçka që duhet formuar.
"Ditën e djeshme ku në mjaft familje festohej Dita e Shën Jovanit, për Sërbinë ishte një ditë mjaft e vështirë dhe mbi të gjitha për presidentin e Republikës, pasi këto bisedime të këtij niveli ku ai ka patur së pari me ambasadorët e RF të Gjermanisë në rajon, e më pas me këtë pesëshen, është me të vërtetë diçka që nuk është për të dëshiruar apo patur zili sepse i është dashur t'i bëjë të gjitha këto ose të marrë pjesë ose ta mbajë mbi shpinë, pasi është një presion i madh. E pashë dje, ishte vërtet i rënduar dhe në humor të keq, por është i vendosur të mbrojë Sërbinë", ka theksuar Vuçeviq.
Ministri i mbrojtjes ka shtuar se shumë e shikojnë këtë si një gjë të zakonshme, por ajo çfarë i është vendosur Sërbisë mbi tryezë, nuk është diçka kaq e lehtë për vendin tonë.
"E rëndësishme është arritja e konsensusit pasi kjo është një çështje e shtetit tonë".
Presidenti i Sërbisë ka theksuar se do të bisedojë me anëtarët e Qeverisë, parlamentit dhe sektorëve publikë. Vuçeviq vlerëson se është mjaft i rëndësishëm arritja e konsensusit pasi është çështje e fatit të shtetit tonë.
"Kjo është çështje e fatit e një pjese të territorit të shtetit tonë, është fati i një pjese të qytetarëve të shtetit tonë dhe të të gjithë qytetarëve tanë. Nuk është çështje e të sotshmes por mbi të gjitha çështje e të ardhmes së shtetit tonë dhe të të gjithë qytetarëve tanë. Do të ishte shumë korrekte, e dobishme dhe e përshtatshme të kemi një minimum konsensusi në këndvështrimin politik dhe interesit shtetëror për çështjen e Kosovës e Metohisë dhe në përgjithësi të ardhmen e shtetit të Sërbisë. A do të arrihet kjo, këtë nuk e di, por për mua është gjë e mirë dhe e arsyetuar politikisht dhe logjike që presidenti të ftojë të gjithë ata që janë vendimmarrës në disa segmente ose janë përfaqësues të qytetarëve ose thjesht pjesmarrje të publikut në një diskurs për t'u shprehur apo informuar me atë çfarë qëndron përballë Sërbisë, me qëllim që ndokush mos thotë nga ndonjë sallon, apartament, kafene apo nga rrjetet sociale se mendon se duhet bërë ndryshe, pa pasur mundësi të dëgjojë se çfarë po ndodh" ka theksuar Vuçeviq.
Ky i fundit ka shtuar se mbrëmjen e djeshme i tha presidentit se Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Sërbisë, i japin mbështetje pakufi për të gjitha përpjekjet dhe luftën e tij politike për ruajtjen e shtetit dhe mbrojtjen e interesave shtetërore.
"Sepse një njeri i ekspozuar ndaj presionit, sepse i gjithë shteti ndodhet i ekspozuar ndaj presionit dhe një njeri thyhet dhe presioni vazhdon jo vetëm gjatë ditës së djeshme, por edhe gjithçka që ka ndodhur në ditët dhe javët e kaluara dhe gjithçka që ishte si një breshëri apo përgatitje për këtë ofensivë politike. Sulmet ndaj familjeve, diskreditimet, gënjeshtrat në media, çdo gjë që bëhet për të dekurajuar dikë, për t’a diskretituar politikisht e njerëzisht, është një përgatitje për të dobësuar dikë në çdo kuptim para këtij raundi bisedimesh që startuan” ka theksuar Vuçeviq.
Ky i fundit ka ripërsëritur se ofron mbështetjen e tij të plotë dhe se nuk bëhet fjalë se do t’i dhurojë yjet apo për një rrëfim që nënkuptohet për arsye formale, por sepse në thelb Sërbinë e presin ditë dhe beteja të vështira politike dhe që për këtë gjë, është që të gjithë të qëndrojnë në linjën e parë të frontit për të mbrojtur shtetin.
komentet