Efektivët e FSK mbërrijnë në ishujt Malvine, Argjentina kërkon urgjentisht dëbimin e tyre
Siç bën të ditur ekskluzivisht Kosovo onlajn, një çetë e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka mbërritur në ishujt Malvine (Ishujt Folkland).
Efektivët e FSK janë akomoduar në bazën “Maunt Plezant“, e cila ndodhet gati 50 km nga kryeqendra e ishujve Malvine.
"Plani është që këto forca të qëndrojnë deri në tre vjet në mënyrë periodike. Grupi i FSK që ka mbërritur, përbëhet nga shtatë deri në nëntë persona, por numri nuk është i rëndësishëm, por fakti që ata janë të dislokuar në territorin për të cilin ka një paqartësi sovraniteti ku ka dijeni edhe Kombet e Bashkuara", ka shtuar burimi ynë i mirëbesueshëm.
Për shkak të prezencës së efektivëve të FSK, Argjentina është hedhur në “sulm diplomatik” duke zbatuar një sërë hapash në Beograd dhe Londër.
Në fillim të dhjetorit, Ministria e Jashtme e Argjentinës, i ka dorrëzuar një notë proteste formale ambasadorit britanik në Argjentinë.
Veç kësaj Argjentina ka informuar vendet e tjera latinoamerikane për aktin e njëanshëm britanik dhe në lidhje më këtë, Organizata Rajonale e Bashkësisë së Popujve Latinoamerikan (CELAC), ka dënuar këtë veprim përmes një deklarate.
"Argjentina do të këmbëngulë përmes protestës ndaj pranisë së efektivëve të FSK në ishujt Malvine dhe natyrisht në luftën e saj diplomatike për sovranitetin mbi këta ishuj dhe zonat detare përreth saj, si në planin dypalësh, ashtu edhe nëpër forume të ndryshme ndërkombëtare" konfirmon bashkëbiseduesi ynë.
komentet