El Orabi: Egjipti, është i përkushtuar për ruajtjen e sovranitetit të të gjitha vendeve, e kupton qëndrimin e Serbisë për Kosovën

Zastava Egipta
Burim: Ilustracija

Presidenti i Këshillit për Punë të Jashtme të Egjiptit, ambasadori dhe ish-ministri i Jashtëm i Egjiptit, Muhammad Abdel Hadj El Orabi, thotë se vendi i tij është i përkushtuar për ruajtjen e sovranitetit të të gjitha vendeve në botë dhe se ai e kupton plotësisht situatën që Serbia në lidhje me Kosovën, veçanërisht në situatën aktuale të aktualitetit në veri, raporton RTV.

Me rastin e 115 vjetorit nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Serbisë dhe Egjiptit, El Orabi, i cili udhëhoqi delegacionin e Këshillit, ka vizituar Serbinë dhe në intervistën për gazetën e sotme “Politika” ka theksuar që dy vendet kan kultivuar shum faktor, me deshiren politike të udhëheqjes së dy vendeve që të rrisin marrëdhëniet bilaterale politike, ekonomike, teknike dhe ndërkombëtare.

Egjipti dhe Serbia, në dritën e marrëdhënieve të shkëlqyera politike, si dhe pozitat e tyre si vende kyçe në rajonet e tyre, duan të fitojnë një perspektivë më të gjerë nga njëri-tjetri në lidhje me situatën aktuale në Lindjen e Mesme, Ballkan, Mesdhe si dhe në arenën ndërkombëtare”, tha El Orabi.                                                   

Ai theksoi se vizita e vitit të kaluar e presidentit të Egjipt, Abdel Fattah el-Sisi, Serbisë ishte ngjarja më e rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve në vitet e fundit, duke paralajmëruar një bazë solide për bashkëpunimin e disa institucioneve të dy vendet, për të ndërtuar dhe mbajtur një partneritet të suksesshëm strategjik. 

Ai shtoi se atëherë janë nënshkruar 12 memorandume mirëkuptimi që mbulojnë shumë fusha, si të artit, kulturës, muzeumit, investimeve, bujqësisë, mjedisit dhe arsimit. 

"Që nga vizita, të dyja palët janë angazhuar në negociata për zbatimin e memorandumeve të mirëkuptimit si në hulumtimin e fushve të bashkpunimit përmes negociatave të vazhdueshme për 10 memorandume të reja mirëkuptimi midis dy vendeve," tha El Orabi. 

Ai tha se, përveç kësaj, dy vendet kanë filluar negociatat për një zonë të tregtisë së lirë, e cila, sipas fjalve të tija, do të mundësoj rritjen e tregtisë ndërmjet tyre.