Vuçiq: Çmojmë mbështetjen e Togos në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sërbisë

Vučić i Desej
Burim: Instagram

Sërbia e çmon mjaft mbështetjen e Republikës së Togos në ruajtjen e sovranitetit, integritetit dhe tërësisë territoriale të Sërbisë bazuar në normat e të drejtës ndërkombëtare, ka theksuar sot presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq gjatë bisedës me ministrin e punëve të jashtme, integrimit rajonal dhe diasporës së Republikës së Togos, Rober Dise ku përcolli qëndrimin e palëkundur të vendit të tij rreth çështjes së mosnjohjes së shpalljes së njëanshme të Kosovës.

Siç bëhet e ditur në deklaratën për mediat, Vuçiq ka shprehur kënaqësinë e vizitës së ministrit Dise si një mundësi e jashtëzakonshme për të shqyrtuar mundësitë në intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, çka ka lidhje me një miqësi tradicionale dhe të sinqertë.

"Vendi ynë është i përkushtuar për të nxitur marrëdhëniet më të mira me vendet afrikane, bazuar në respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë”, theksoi presidenti Vuçiq duke i kërkuar ministrit Dise t'i përcjellë ftesën për të vizituar vendin tonë, presidentit të Republikës së Togos.

Ministri Dise tha se Togo ka qëndrim të prerë për çështjen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës së shpallur në mënyrë të njëanshme.

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, bashkëbiseduesit u pajtuan se ka hapësira ​​për forcimin e tyre, si dhe për bashkëpunim në fushën e bujqësisë, industrisë ushtarake, ndërtimit, shëndetësisë, teknologjisë informative, shkencës, kulturës dhe arsimit.